Vidhen dokumentet e universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar, kur persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e zyrës së personelit dhe janë futur brenda, ku kanë marrë një pjesë të dokumenteve të pedagogëve.
Gjithashtu, një pjesë tjetër e dokumenteve janë gjetur në lulishten pranë ndërtesës së universitetit. Denoncimi është bërë mëngjesin e sotëm nga shefja e zyrës së personelit.
Policia ka shoqëruar tre rojet e policisë së universitetit, të cilët ruanin ndërtesën dhe po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se në zyrën e personelit nuk kishte dokumente apo libreza të studentëve.