Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër pas një pune profesionale dhe hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të autorëve të trafikut të 150 kilogramë marijuanë të sekuestruar gjatë operacionit të Koduar “Çajupi”, ku drejtuesi i automjetit së bashku me shokun e tij braktisën automjetin në afërsi të fshatit Peshtan të rrethit Tepelenë dhe mundën të largoheshin në drejtim të pyllit duke përfituar nga terreni.
