Profesori Agron Fico më njoftoi se Gjirokastra, qyteti i manxuranës, festoi më 28 Janar 80-vjetorin e birit të saj të dashur, Ismail Kadaresë. Me këtë rast fatlum do të formuloj disa nga kujtimet, për bashkënxënësin e katër viteve të gjimnazit në periudhën 1950-1954. Do të ndalem në mjedisin ku është rritur Ismaili dhe në shkollën në gjirin e të cilës u brumos si poet dhe nga ku evoluoi në shkrimtar të përmasave botërore.
Gjimnazi ishte dhe mbeti shkolla solide e arsimimit. Gjimnaze kishin vetëm, Tirana, Shkodra, Korça, Gjirokastra, Durrësi. Gjimnazin e Gjirokastrës e ngritën nga themelet franko-zviceranët, 92 vite më parë. Kanë mbaruar këtë gjimnaz, deri më sot mbi 10 mijë e 200 maturantë, aq sa ishte popullsia e qytetit në 1938. Është ndërtesë e studiuar në projektim, për akustikë, optikë, kalitje fizike, që plotëson qëllimin e edukimit kompleks të nxënësve dhe punë normale të mësuesve.
Hyrja, në gjimnaz, bëhet në dy shkallë, që mbajnë të rrethuar një hapësirë të gjerë dhe të lartë sa dy kate të godinës. Një hyrje e tillë, nxënësit i mbush me frymë dhe mësuesit janë në gjendje, me një vështrim të monitorojnë gjithë vargun e nxënësve që hyjnë dhe dalin. Kur nxënësi hyn i vetëm, ose një grup i vogël, krijon përshtypjen se shkolla po i bie mbi kokë. Ndjen njëfarë marramendjeje… A është autoriteti i shkollës, që e qorton për të mos hyrë i pa përgatitur mirë?
Korridoret janë të gjerë, plot dritë, bëjnë rezonancë dhe nuk mund të flasësh me zë të lartë. Në klasa dhe laboratorë, rrinë ulur deri shtatëqind nxënës. Me të gjithë oborret, trualli, nuk besoj se zë më shumë së tetëqind metër katror. Sipërfaqe e dobishme, përdorur rigorozisht me matematikë. Ndërtimi shkencor të edukon me forcë të ëmbël.
Shkollat e mesme në Amerikë janë të ngjashme, deri në identike me gjimnazin e Gjirokastrës. Një bashkëbiseduesi im, më tha se shkollat amerikane ngjajnë si kështjella. Më doli aty ku desha.
Ashtu janë dhe ashtu duhet të jenë, ja prita unë.
Nënkuptohet që jeta poshtë tyre është nën pushtetin e dijes. Këtu hyn dhe siguria. Prindi e dorëzon fëmijën në një kështjellë, që presupozohet e pamposhtur. Gjimnazet e hershme e japin projektin tipik shkencor të shkollës. U zgjata për gjimnazin, sepse sa herë lexoj ndonjë gjë për Ismailin, Gjirokastrën dhe shokët e shkollës, në sfond të kujtesës vendoset gjimnazi i famshëm i atij qyteti të kulturuar dhe historik.
Unikja e Varoshit, që mbaroi Ismaili, si e gjithë Gjirokastra, kishte mësues të pasionuar. Gjimnazi mblodhi nxënës nga e gjithë Shqipëria, sepse kishte të bashkëngjitur një konvikt, normal për kohën, me rreth 200 vende. Për drejtorin e shkollës të qenit konviktor ishte garanci, që vije nga familje me përbërje të mirë politike, e lidhur me luftën. Për biografi dhe ambicie të sëmura u demaskuan publikisht shumë nxënës dhe 3, prej tyre (Ilia Tereska, Barjam Zyberi, Thanas Dhespa) u burgosën, me akuza të stisura nga Sigurimi famëkeq. Barjami vdiq në burg. Zjarri i luftës klasore mbahej i ndezur edhe midis fëmijëve.
Po qyteti? Lagjet periferike të qytetit merreshin me bujqësi dhe blegtori, jo në mënyrë amatore, por me bujq dhe blegtorë të shquar për kualifikim. Transporti brenda qytetit bëhesh me kafshë ngarkese dhe me hamej. Qafën e pazarit nuk e kalonin lehtë makinat. Komunikimi me rrethet fqinj ishte rrethanor. Kërkesat për të udhëtuar drejt Tiranës, ishin shumë më të larta se kapaciteti transportues i dy autobusëve, që niseshin nga Sheshi i Çerçizit. Duhet të shkruajë emrin, në zyrën përkatëse dhe të prisje radhën, me gjakftohtësi. Rruga për Tiranë, rreth 240 km kryej për mbi 10 orë, duke përshkruar rrugën ushtarake të pa asfaltuar, që gjarpëronte në kurrizin e malit të Tartarit, për të vijuar rrugën fushore Vlorë – Tiranë, 130 km.
Bashkëveprimi me fshatrat e rrethit kishte krijuar një traditë shumë funksionale, për furnizim të ndërsjellë. Kështu ndodhte dhe me qytetet fqinj. Ky ndërveprim shmangte nevojën e transporteve të rënda, që ishin të kushtueshme. Si kudo në vend, vepronte sistemi i trisketimit, që plotësonte minimumin jetik familjar. Mallrat bliheshin vetëm në lagjen ku banoje, përfshirë dhe bukën e përditshme. Kudo dukeshin plagët e luftës.
Mjedisi banues shkëlqente nga pastërtia dhe mirëmbajtja. Kjo situatë higjienike ishte identike edhe në shumicën e shtëpive të fshatit.
Ishte koha, që sapo u ndërtua ujësjellësi i qytetit. Përdorej pjesërisht edhe uji i sterrave. Për aq sa kam shëtitur unë, nuk kam parë as sot mjedise familjare, të pastra sa odatë gjirokastrite. Në Gjirokastër vazhdon jetesën një popullsi që ka ditur të organizoi jetën në mënyrën më racionale të mundshme, duke u mbështetur kryesisht në burimet e brendshme natyrore dhe energjitë e banorëve, ku përfshihet dhe kurbeti.
Jeta mësimore–edukative në gjimnazin “A. Zeneli“ zhvillohej brenda një rregulloreje të studiuar dhe strikte. Autoriteti i ndërtesës plotësohej nga autoriteti i trupit pedagogjik të përfaqësuar nga Drejtori. Në këtë gjimnaz, kanë pas dhënë mësim personalitete të arsimit shqiptar. Përmend pak prej tyre: Çifti Luigj dhe Arta Gjoni (Franja), Thoma Papapano, Hysen Zavalani, Rustem Buzo, Fejzi Dika, Vehbi Bala, Mikel Koka, rusja Papkova etj. Të tërë mësuesit e donin shume Ismailin, jo vetëm se ishte i urtë dhe i sjellshëm, por sepse e dinin, që lodhej shumë.
Autorët, që botonin libra, në Shqipëri, në atë hark kohor, ishin të numëruar. 17-vjeçari nga Gjirokastra, Ismail Kadare botoi afër e afër, dy vëllime me poezi nga më të frymëzuarat e poetikës kohore shqiptare. Ishte eveniment i madh i kohës. Kjo punë, kërkonte angazhim të madh mendor dhe fizik për një nxënës me ngarkesë maksimale me mësimet ditore, por jo për Ismail Kadarenë, që kalonte adoleshencën, duke u kalitur si shkrimtar i famshëm. I përballonte me sukses dhe humor të tëra ngarkesat. Jeta në klasë dhe pas mësimit, me shokët,e çlodhnin dhe i përtëritnin energjitë. I pëlqente humori, gazmoret, improvizimet e ndodhive serioze të mësimeve. Nuk e gjeje kurrë të ngrysur dhe të pa motivuar. E kishte të domosdoshme pozicionin ”afolio” të mendjes dhe shokët ja krijonin këtë mundësi, në çdo bisedë, jashtë mësimit.
Drejtori i gjimnazit, ishte i plotfuqishëm dhe shprehte vullnetin e shtetit. Komiteti i Rinisë luante rol parësor në marrëdhëniet midis nxënësve këshillit pedagogjik dhe Drejtorit. Organizata e Partisë nuk kishte ndonjë rol, sepse kishte shumë pak anëtare. Krerët e komitetit të rinisë i kishin veshur vetes një autoritet, që dhe vet e dinin se ishte i pa merituar dhe fallco. Nuk di ndonjë rast, që aktivistët politikë të shkollave të jene bërë shkrimtarë ose shkencëtarë të shquar. Kanë qenë kamardare, që kanë skopjuar rrugëve të jetës.
Secili mësues kishte autoritetin e tij, por mundoheshin të identifikonin autoritetin me atë të Komitetit të rinisë . Autoriteti i tyre ishte i vendosur nga lart dhe u imponohej nxënësve dhe mësuesve me mbledhje të gjata, dënime, demaskime politike.
Anekdotat për ta nuk kishin të sosur. Dikush nga klasa paralel, hapi fjalën se Sekretari i komitetit të rinisë, nxënësi K.B mbante kobure. Drejtori i konviktit, A. V. që varej nga shkolla, nuk e hoqi kurrë koburen nga brezi. Merret me mend sa biseda me humor mund të riprodhohen për ngjarje të tilla. Humor bëhesh edhe për mësuesit, kryesisht në orët e fizkulturës dhe mbasdrekëve tona gazmore.
Autoriteti tjetër i shkollës, ishte autoriteti i Ismail Kadarese. Autoritet i heshtur, jozyrtar, i vendosur nga vetë nxënësit dhe shumica e mësuesve, pa suport shtetëror. Ai nuk dilte në presidiume dhe as nuk bënte diskutime të zjarrta, në mbledhjet e rinisë. Ai ishte i përkushtuar mësimeve me korrektesë dhe vijonin të botoheshin shkrimet e tij, që shquheshin, për elegancë dhe lirizëm të rrallë. Të rralla ishin firmat nga Gjirokastra, që dukeshin në faqet e gazetave të Tiranës. Kritika letrare ishte e rreptë dhe vigjilente edhe ndaj cilësisë artistike të çdo shkrimi, që botohej.
I tërë shtypi i kohës ishte i nderuar kur botonte shkrimet e këtij të riu, që po sfidonte të tëra firmat tradicionale të shkrimtarëve me mjekër . Fliste publiku, flisnin personalitetet, flisnin nxënësit anë e mbanë vendit. Ishte bërë poeti më i dashur i rinisë. Vetë autori heshte brenda modestisë proverbiale. Nuk kishte nevojë t’i bëhej reklamë krijimtarisë së tij.
Në propocion me heshtjen e Ismailit, rritej autoriteti i tij, brenda gjimnazit. Nxënësit dhe pjesa më e rëndësishme e mësuesve, sytë i mbanin nga autoriteti i heshtur dhe në rritje i Kadaresë. Fama e tij po përhapej si llavë vullkanike, që nga Gjirokastra në Tiranën e kulturës, shkencës dhe letërsisë; kudo në Atdhe. Rinia shqiptare e etur për liri gjeti te vepra e Kadaresë optimizmin dhe shpresën, për jetën më cilësore, nëpërmjet ndryshimit, që duhet ta kryente vetë. Vepra e Ismailit, nënkuptonte një jetë tjetër, jashtë kufijve të shtetit të izoluar nga Bota.
Gjimnazi, ishte një fidanishte, ku ishin rritur personalitete, që bënë emër në profilet e tyre si shkencëtarë, inxhinierë, mjekë, shkrimtarë, profesorë. Këta e përkrahnin dhe e propogandonin veprën e Ismailit. Përmend disa prej tyre: Dritëro Agolli, Agim Shehu, Kleanth Koçi, Ylvi Vehbiu, Dhimitër Munxuri, Agron Fico, Jorgo Bulo, Nelson Çabej, Thanas Piu, Vedat Shehu, Kristian Bukuroshi, Sofokli Krongo, Mevlan Kabo, Mersin Zeko, Vllasi Janopulli, etj. Secili prej tyre, në jetë, krijuan një linjë të tyre të punës, ku edhe fenomeni Kadare bashkudhëtonte.
Kur erdhi në klasën e parë të gjimnazit, djali me syze u homogjenizua shpejt dhe natyrshëm me mjedisin e ri shkollor, klasën e I-B. Ismaili ishte bërë i njohur si autor poezish dhe proza të shkruara jo vetëm në shtypin e fëmijëve “Pionieri”, por në të tëra gazetat qëndrore letrare.
Biseda e parë e shokëve të rinj, ka qenë për reportazhin e tij, “Një ditë në Kaninë“. Pushimet verore ai i kishte kaluar në kampin e pionerëve të Vlorës dhe kishte shkruar, për Vlorën, por dhe këtë reportazh, që ishte proze që rridhte ëmbël, e frymëzuar, që të rrëmbente.
E kishim lexuar përpara se Ismaili të vinte në klasën tonë. Prisnim të na jepte shpjegime të hollësishme për veprën e tij, siç bëjnë rëndomë shkrimtarët. Ai u përgjigjej thatë pyetjeve tona dhe shkrimin e konsideronte një frymëzim të zakonshëm, kalimtar. Ashtu kot. Gjërat janë të thjeshta dhe të njohura. E vështira nuk njihet, ndërsa e pa njohura ende nuk duket në horizont.
Ismaili e ka pasur bezdi të flasi për vete. Ne i komentonim çdo mëngjes shkrimet e tij, që na pëlqenin shumë, jo vetëm për atë se ishin të bukura por dhe për faktin, që i kishte shkruar, shoku ynë, që ndante me ne shqetësimet e jetës rinore të nxënësit. Fizikisht e kishim në klasë autorin e “Frymëzimeve djaloshare“, vëllimi më i lexuar nga rinia e kohës. Klasa, ishte një çerdhe e ngrohtë, ku Ismaili rrethohej me dashuri të pakufishme nga 28 shokët dhe dy shoqet, që mbeten njerëzit e dashur për njëri-tjetrin, në të gjithë jetën.
Përgjegjësit e klasave zgjidheshin me mirëkuptim nga nxënësit dhe ndryshonin rrënjësisht nga karakteri i anëtarëve të Komitetit të rinisë, detashmenti i Partisë. Të dy paralelet tona kishin përgjegjës klase dy djem të guximshëm, të urtë, të pjekur përpara kohe dhe të shkëlqyer në mësime. Kishin aftësi drejtuese dhe dinin të bënin kompromise. Në klasën “A” përgjegjës ishte Polo Mihali, ndërsa në klasën tonë, përgjegjës ishte Llukan Gjidede. Nuk u ndryshuan të katër vitet.
Lluka bashkë me Artën, mësuesen kujdestare, krijonin në klasë një mjedis bashkëpunues dhe të ngrohtë . Mësuese Arta e ruante me xhelozi autoritetin e klasës dhe të secilit nxënës. Na donte si fëmijë, sepse nuk kishte fëmijë biologjikë. Ismaili kishte interes për të gjitha lëndët, përjashto matematikën dhe që për fat, ishte lënda e mësuese Artës. Interes më të madh tregonte për historinë dhe letërsinë, pa mohuar kuriozitetin për të gjitha shkencat. Ai dinte me hollësi jetëshkrimet e njerëzve të shquar, që nuk ishin në tekstet shkollore. Në biseda dyshe fliste për Fishtën, Koliqin, për Lumo Skëndon, Bari Omarin dhe intelektualët e politikës të viteve ‘30, që Diktatura, të dënonte, po qe se u zije emrin në gojë.
Logjikën dhe psikologjinë na i jepte një mësues shumë serioz dhe i distancuar dukshëm edhe nga kolegët e tij, Mikel Koka, i ardhur nga Durrësi. E paraqiti lëndën e logjikës si më të vështirën në rruzullin tokësor. Nuk kënaqej nga përgjigjet e as një nxënësi. I erdhi radha Ismailit të ngrihej në dërrasë. Pyetjes së mësuesit, po thuaj nuk ju përgjigj fare. Me sa dukej, nuk e pat lexuar librin, por foli për tema logjike të panjohura nga ne, të klasës. Mikeli nuk e fshehu habinë dhe e pyeti, ku i kishte mësuar këto gjëra, se ai nuk i kishte thënë. Habia e tij u shua, kur Ismaili i renditi disa libra dhe autorë, që kishte lexuar vetëm për problemin nëse na sundon ose e sundojmë mendimin e përparuar logjik. Ismaili të lodhte me bibliografinë, që e mbështeste çdo fenomen të diskutueshëm.
Ramë rehat me logjiken si klasë. Shumicën e orës Mikeli debatonte me Ismailin, për probleme logjike, që teksti nuk i përmendte.
Luigji, mësuesi i letërsisë, ishte ana tjetër e medaljes. Kishte qenë dhe në kolegjin jezuit. Në shpjegimet për Danten, doli nga vetja. Më shumë recitonte se fliste. Nuk mbaroi me kaq. Kur u përgjigj Ismaili për Dante Aligerin, për Propoganda Fiden, për hollësitë fetare të kohës dhe për filozofinë danteske, Luigji e harroi mësimin e radhës, sepse e donte Danten marrëzisht. Nga ky moment e tutje, Luigji, simpatinë e Dantes e shkëmbeu me simpatinë për Ismailin, që për parafytyrimin e Luigjit, ishte pjekur mendimi, se kish të bënte me një gjeni, që po lindte në klasën ku ai jepte mësime letërsie. Bindjen Luigji e bëri sunduese, për të gjithë mësuesit, në vitin e tretë të gjimnazit.
Diskutimet ishin të larmishme brenda dhe jashtë klasës. Disa thoshin Luigji nuk e njifte Danten sa Ismaili. Të tjerë thoshin se e njifte dhe më mirë, por kishte frikë se Drejtori e godiste si borgjez dhe jezuit, ”që helmonte shkollën socialiste me ideologjike borgjeze”. Këto nuk ishin thjesht hamendësime. Luigji ishte bërë disa herë problem i Këshillit pedagogjik, dhe ishte kritikuar hapur nga Drejtori, në mbledhjen e përgjithshme të shkollës, ku merrnin pjesë mësues, nxënës, administrata.
Ismaili na pat thënë se shpenzonte pak kohë, për mësimet ditore, duke shfrytëzuar në maksimum, shpjegimin e mësuesve. Shumë kohë shpenzonte për gjuhë të huaja dhe lexime jashtë shkollore. Mbante marrëdhënie me Lefter L. Dilo, drejtorin e muzeumit të qytetit dhe me librarin Alizoti, që të dy ishin biblioteka, që kishin marrë formën e njeriut të gjallë.
Mjafton të sqaroj se Alizoti dinte përmendësh të gjithë përmbajtjen e librave, që tregtonte. T’i kapje një libër, nga rafti çfarëdo. Ai të shpjegonte përmbajtjen. E blije librin, pa menduar dy herë.
Disa ditë të javës, linim takim me shokët, për lojna mbasdreke në Bashtën e Teqesë, një kompleks i improvizuar i lojnave dhe i gjimnastikës. Rastistë, që nuk vinte Ismaili. Të nesërmen na tregonte se nuk mund të linte pa përfunduar një libër, që nuk do të kishte atë interes, po ta ndërpriste. Abuzonte mbi kohën e pushimit, të gjumit dhe të lojnave të moshës. I përkushtohej punës, që ishte bazamenti kryesor i talentit.
Nuk njifet ndonjë rast i një gjeniu, që ka ardhur nga rehatia personale. Ato talente të lindur, që i ka privilegjuar prejardhja, e kanë braktisur rehatinë dhe kanë zbritur në rreshtin e njerëzve të vuajtur. Kështu ka ndodhur me lordin Bajron dhe me çifligarin Lev Tolstoi.
Në dedikimin, që më ka bërë në fletoren time të kujtimeve të maturës, bashkëmaturanti Ismail Kadare, midis të tjerave shkruan: “Përpara se të kujtojmë, le të jetojmë!, që të mos thërrasim më vonë, siç thirri një poet: Më kthe rininë! “ ( fjalinë e fundit e ka shkruar gjermanisht).
Këto fjali të ngjeshura, metaforike i ka shënuar maturanti 18 vjeçar, Kadare, që e priste dhe realizoi një vepër të madhe, shumë dimensionale, në hapësirë, kohë dhe problematike.
Mbas gjimnazit, u ndava me Ismailin dhe u takuam rrallë dhe spontanisht, sepse patëm vektore të ndryshëm jetësorë. Në ish-fermën Levan, ku fillova punën në vitin 1960, u njoha me shkrimtarin martir, Astrit Delvina. Ishte i internuar, por punonte si ndihmësmjek. Ismailin e kishte idhull. Ishte koha që unë lexoja fare pak. Astriti më paraqiste, në mbrëmje, shkrimet e botuara, duke u përqëndruar të çdo germë e shkrimeve të Ismailit. Kjo ndodhi deri në vitin 1961, kur Astriti u burgos dhe s’u pamë kurrë më.
Fotografinë e Ismailit, me kornizë të praruar, e sollën në dhomën e pritjes, fëmijët e mi gjimnazistë të gjimnazit Lushnje, në fillim të viteve ‘80 të shekullit kaluar. Aty është ende, sepse duhet ta përcjelli brezi tjetër, që ka lindur në Diasporë. Brezat e lindur në Diasporë e kanë shumë kollaj të familjarizohen me veprën e Ismailit, sepse gjithkush le të zgjedhi ta lexoi në një nga 50 gjuhët, që është përkthyer. Nderi i tyre dhe i Qeverisë shqiptare, është të mundësojnë, që Ismaili dhe literatura tjetër shqipe, të lexohen në gjuhën e Kristoforidhit, të Naimit, të Nolit, të Fishtës.
Arratisja e Kadaresë nga Atdheu shënon gurin më të rëndësishëm kilometrik në fillimin e revolucionit demokratik shqiptar, që u finalizua me revoltën studentore të dhjetorit 1990. Deri në marrjen e pushtetit, revolucioni u krye pa as një gabim.
Franca u bë për shkrimtarin tonë, Atdheu i dytë, duke i dhënë gjithçka që iu mohua në Atdheun mëmë. Ai mbeti vetëm shkrimtar, përfaqësuesi i përjetshëm i popullit, në tranzicionin demokratik të deformuar. Vepra letrare, e vijuar në Francë, hedh dritë mbi shumë ngjarje shqiptare, trojet arbënore, diasporën, Ballkanin dhe Botën mbarë.

e lexova per kuriozitet me vemendje..
nuk kam asnje problem e IK-ne..por ai ka problem te thella me vehten.
te rendisim ketu vjershat per partine enverin dhe sidomos stalinit duhen dite te tera..
perseri nuk e hedh poshte..
por te na I besh hero..nje specie te ardhur nga kozmosi..nuk I ben mire IK-ut
Nje nga keto emrat me lart eshte daja im dhe tregon nje histori me Kadarene kur I ra te fiket kur vdiq Stalini dhe e cuan ne infermjeri…shyqyr qe nuk vdiq se ilo foto me kete ficon nuk do te shkruan kete histori.
pra ruani nej fare ekulibri..se fundja fundit nuk me duhet kozmiku kadare kur ai vend nuk eshte me shtet…kaq mjafton tu themi tju rroje kadarrena
Kadareja eshte Kadare, as shoku jot, as imi.
Lexo ndonje liber te tij, se keto komente jane boshe.
Jo i ra te fiket, jo hengri buk me kos.
Sa libra ke shkryar ti Daja Y, apo Daja jot?
Sa per shkrimet per Enverin e Stalinin, per ke do shkruante , per Dajen tend?
Gjeniu ka shkuar e ha fasule ne france se nuk i pelqenin ato te fushes se dropullit.
Shume shkrim i bukur dhe me pozitivitet!Te them te drejten ndihem keq kur hidhet balte mbi Gjeneralin e Fjales Shqipe!…
Se c`eshte manxurana une nuk e di dhe do beje mire ta perktheje,por qe shkrojtesi i ketyre rreshtave ka mbetur nje axhami provincial,kaq e kuptoj.80 i paske mbushur;edhe sa vite jete duhet te jape perendia,qe te piqesh?
Te rrosh vete o “demo” se mendja te paska lene! Mjeku te ka thene ti marresh sulfatet (ilaçet) çdo dite! Degjoje mjekun se pastaj shkruan budallalleqe si ky komenti qe ke bere ketu! Shkrimi e leximi jane sporte te renda per ty!
Elogj e panegjrik alla regjimit komunist! E kemi pas harruar kete entusiazm me frymen e Parties!
nje mesazh per komentuesinN.VJOSA
Nuk besoj e ka nevoje Kadareja per mbrojtjen tuaj fundja nuk eshte Zeusi…eshte njeri dhe ai mund te beje gafa,gabime dhe ndoshta krime ( fakti qe per 25 vjet nuk e ka kritikuar Berishen te pakten per 5 krime te tij te perbindeshme qofte dhe me pupel e ben ate bashkfajtor)
Fakti qe po na bejne dita kadares,java kadares,muaji kadares,viti kadares..mund t’ju them boll se na i shpifet si me Enverin qe i futet nje te lepime pastaj nje te dhime.
Kalojme ne nje mekat te pafalshem te Kadares.
Eshte armiku dhe shkaterruesi me i madh i kollosit Gjergj Fishta dhe lexo se sa me agresivitet devilian e ka bombarduar…E di pse po ta them?
Nuk ka kuptim qe kollosin Fishta ta leme pa shtepi pa varr..pa permendore kurse kadarene ta nderojme si PASHAIN E KUQ ME ATO SARAJE..SE HENGRI ENVERIN E VDEKUR KY GJENERALI JUAJ
lexo diarrene e kadarese per fishten dhe mund te japesh nje replike…
++++
(KADARE 1974-REALIZMI SOCIALIST SOT)
Karakter konservator thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi ky është portreti i këtij letrari prift.
Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë.
Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar.
Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh..
O pordhac gjirokastrit. Imagjinojeni se cfare derdimeni eshte ky personazh qe pa pike modestie ne kete pacavuren e mesiperme e rrjeshton veten ne eliten shqiptare te intelektualeve. Turp per kete faqezi dhe per gazeten qe i boton zhgarravinat e ish – vjehrrit te Edi Rames, tani vjeherr i ministrit Bledi Cuci. Kuptohet Edi Rama ne kuadrin e moralit komunist, j’a ka eksportuar dashnoren e tij ministrit Cuci.
Te lumte zoti Illo! Jeta e gjimnazit per Kadarene eshte e panjohur! Do te ishte me mire qe ju dhe shoket tuaj te gjimnazit te shkruanit me shume per ate periudhe te jetes se Kadarese! Ja kemi edhe borxh Kadarese per gjithe ate emer te mire qe gezon Shqiperia ne bote, fale tij. Ketu keni edhe komente dashakeqese. Falini! Jane njerez te mjere qe nuk kane lexuar gje nga Kadareja, dhe jane me mungese te theksuar kulture komunikimi! Ju uroj shendet dhe krijimtari te begate!