Gjirokastra konfirmon të infektuarin e parë me Covid-19, 1 rast i ri edhe në Vlorë

J L

Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në vend pas lehtësimit të masave kufizuese.

Në Gjirokastër është konfirmuar rasti i parë me koronavirus.

Bëhet fjalë për nj] 68-vjeçar i cili dyshohet se mund të jetë infektuar në spital.

Ndërkohë është konfirmuar edhe një rast me Covid-19 në Vlorë.

I infektuari është një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe.

Ai është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamponin, i cili rezultoi pozitiv.

Në orën 11:00 pritet dhe përditësimi i shifrave nga Minsitria e Shëndetësisë.

Ditën e djeshme ( 10 qershor) u regjistrua numrimë i lartë i rasteve të reja.

Në 24 orë u konfirmuan 42 raste pozitive duke e çuar në 1341 numrin total të të infektuarve.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *