Gjithçka brenda ligjeve

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Kam mendimin se ne të gjithë botën të gjitha kushtetutat, me të drejtë, kanë parasysh faktin që asnjë element i shtetit demokratik të mos fuqizohet shumë, gjë që sjell rrezikun e madh të diktaturës. Prandaj kemi me të drejtë ndarjen e tre pushteteve të pavarur nga njëri-tjetri. Kemi pushtetin që vë ligje, Parlamentin, pushtetin zbatues, qeverinë, dhe pushtetin e kontrollit ligjor si gjykatat, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese etj., të cilat për momentin janë në dorën e opozitës dhe i fusin shkopinj në rrota qeverisë me ndihmën e një presidenti që duhet të ishte garant i unitetit të popullit, por që de fakto është njeriu i PD-së. Duam apo nuk duam ne, kjo është situata me të cilën duhet të përballet qeveria. Mund ta kem gabim, por mendoj se qeveria po bën mirë që me reformat e ndryshme të krijojë të paktën një shtet ligjor dhe jo shtet kanunor që la me qëllim i paafti dhe intriganti Sali Berisha. Dëshira e qeverisë është e madhe, por ama ajo duhet edhe të respektojë Kushtetutën aktuale, do apo nuk do. Nga ana tjetër një qeveri shumë e fuqishme mund të sjellë probleme si me Putinin në Rusi.

Ne të gjithë duam që hajdutët dhe horrat e PD-së të futen në burg, por ama duke respektuar ligjin në fuqi.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *