Email në Dita në [email protected]
Sali Berisha mund të qetësohet vetëm nëse i garantohet mosndëshkimi për të, familjen e tij dhe banditët që i shkojnë pas. Të gjitha llogjet që hidhen pa doganë në Kuvend janë pa asnjë vlerë reale. Saliu është në panik se Edi Rama nuk po thotë troç: “Sali, ti dhe banditët e tu nuk do të ndëshkoheni për vjedhjet, vrasjet dhe mashtrimet, edhe tani, edhe më parë!”
Këtu lind pyetja thelbësore: A mund ta bëjë një gjë të tillë Edi Rama? Debatet e tjera për programet famoze në Kuvend janë fallco dhe të shtira e sajuara. Po të jetë për debat, sapo mësuam nga INSTAT-i i Saliut që shqiptarët e shtyjnë muajin me 48 USD në muaj, që mund të krahasohen me Bangladeshin apo me ndonje fis afrike.
