Vaksina antigrip është një instrument efikas për parandalimin e gripit të stinës. Nga kjo vaksinë duhet të përfitojnë kategoritë më të rrezikuara si fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, sidomos ata me sëmundje që kanë të bëjnë me aparatin e frymëmarrjes.
Por nuk janë paka ata që ngrenë pikëpyetje për këtë strategji të parandalimit të gripit.
Ja çfarë duhet të dini për vaksinën antigrip.
Përbërja
Tradicionalisht është përdorur një vaksinë e vetme antigrip, e cila përgatitej me një virus të vdekur. Tashmë kjo lloj vaksine nuk përdoret më. Vaksinat e reja përbëhen nga viruse joaktive apo të shpërbëra, prej të cilave kanë mbetur vetëm proteinat H dhe N. Kjo formulë ka rezultuar më efektive.
Ekziston edhe një lloj tjetër vaksine, ajo omeopatike. Vaksina në fjalë është një lloj ilaçi që merret nga shtatori në mars, nga një dozë në javë. Në rast të shfaqjes së simptomave të para të gripit, ky lloj ilaçi merret një herë në 8 orë për 24 orë. Bari është në formë kokrre që vendoset poshtë gjuhës deri sa të shkrijë nga temperatura e trupit.
Efektet pozitive
Vaksina kundër gripit shërben për të parandaluar patologjitë e gripit dhe komplikacionet që i shoqërojnë. Nuk duhet harruar se shpesh bashkë me gripin manifestohen edhe komplikacione në aparatin e frymëmarrjes. Të prekurit nga gripi mund të jenë pacientë që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare apo diabeti. Vaksina mbron nga rreziqet që i lidhin këto sëmundje me gripin.
Shifra e mbrojtjes që ofron vaksina e gripit është përllogaritur afërsisht 70-90 për qind. Vaksina shkakton shkatërron zinxhirin epidemiologjik të virusit dhe për pasojë edhe numri i të sëmurëve është më i vogël.
Kundërndikimet
Kundërindikacionet që lidhen me vaksinën duhet të vlerësohen paraprakisht nga mjeku që sugjeron përdorimin e saj. Për shembull, nuk duhet t’u rekomandohet personave që janë të ndjeshëm ndaj proteinave të vezës dhe përbërësve të tjerë.
Përdorimi i vaksinës gjatë shtatzënisë nuk përbën kundërindikacion. Studimet e fundit thonë se vaksina mbron fëmijën nga transmetimi i virusit. Gjithashtu, vaksina nuk ndikon negativisht as te nën dhe fëmija i ushqyer me qumësht gjiri.
Efektet anësore
Efektet anësore të vaksinës së gripit kanë të bëjnë me reaksione lokale, kryesisht në vendin e injeksionit. Mund të shfaqen skuqje, enjtje, dhimbje të kyçeve dhe muskujve. Në përgjithësi këto reaksione zgjasin shumë pak.
Reaksionet e rënda, si për shembull ato të tipit neurologjik, shfaqen rrallë. Në të njëjtat nivele janë edhe efektet negative të natyrës kardiovaskulare, si perikarditi apo vaskuliti. Pas vaksinës në raste të rralla mund të shfaqet cefalea, neuropatia apo encefalopatia.
Gjithashtu, në raste të rralla vaksina antigrip mund të shoqërohet me efekte anësore të karakterit gastrointestinal si të vjella. Pavarësisht se raste të rralla, vaksina është shoqëruar edhe me ethe, këputje, djersitje, irritim dhe reaksione alergjike.
vitin e kaluar e bera vaksinen dhe vertete periudhat e gripit i kam kaluar mire,por sivjet thone qenuk kan ardhur akoma!
Une shkoj tek doktoresha kur jam me grip por nuk e bejne vaksinen me japin nje recete ku permban 9 ose 10 gjilpera a mund t’i duroje nje femije ato un per veten time nuk i duroj dot
Vaksina antigripale gjendet ne qendrat shendetesore te tiranes. Drehtohuni te mheku i familjes e me oas per te infermieri i vaksinimit