Gjithçka e furtunshme

Ornela

Adem Gashi

Rreth librit ”Përjetësia e dyfishtë” Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme, e shkrimtarit dhe publicistit Bedri Islami

Hyrja

Kur mora dorëshkrimin e librit “Përjetësia e dyfishtë”, bashkë me kërkesën që t’i hidhja në letër mbresat për të në një tekst që do ta shoqëronte botimin, u ndjeva në siklet.
– E para, sepse i kisha njohur personazhet e librit;
– E dyta, sepse e njihja autorin dhe,
– E treta, sepse duhej që çdo gjë ta bëja ngutshëm, furtunshëm: të lexoja një vëllim që kapërcente tutje 500 faqeve, t’i sistemoja gjykimet dhe t’i nisja në adresën e duhur, duke u përballur edhe me një fakt të neveritshëm, me mungesën dhe ndërprerjen e pareshtur të korrentit, që m’i ngrinte nervat.

Duke e njohur kryepersonazhin, Fehmiun, duke e njohur autorin, Bedriun, duke u njohur, më në fund, edhe me produktin letrar, dorëshkrimin, doemos u ndjeva edhe vetë pjesë e këtij trinomi që kërkonte një barazim, një barazim jo në kuptimin e logjikës matematikore, por në kuptimin metafizik. Brenda kësaj lakoreje lëvrinte e gjëllinte një botë shpirtërore e ndërgjegjeje që s’ishte e lehtë të përthekohej. Këtej e andej dy botëve përvijohej bota e njerëzve, e njerëzve të dashur që kishin përshkuar e vazhdojnë ta përshkojnë jetën furtunshëm.

Pleksja në këtë ndërlikje fatesh po m’i ngjan një labirinti. Nuk arrij dot ta ruaj largesën e nevojshme me të ndodhurën. Jam një pjesë e vockël, e njënjëshme e një tërësie që e bën shenjën e vet, që e ruan atë dhe e le si gjurmë në një përmasë historie.

Autori
Sikundër kryepersonazhin, edhe autorin e librit e kisha njohur shumë më përpara se ta takoja. Veç veprës së tij të shkruar, mënjanë aktivitetit të tij politik si veprimtar e kryesues i një organizate politike kishte edhe diçka intriguese në biografinë e tij. Ishte i biri i Zenel Islamit, “Lulit të vocërr” të Migjenit, personazhit aq të njohur e aq të dashur, të cilin nuk besoj të ketë shqiptar që s’e ka dëgjuar. Shumë nga librat e tij i kisha lexuar dhe mbi bazën e lëndës së shkruar kisha formuluar përfytyrimin për profilin e tij krijues. Ky profil më bëhet më i qartë sidomos pas leximit të librit “Enigma e një vrasjeje të trefishtë”, Focus, Prishtinë 2007 (s’e di pse editorët e përcaktojnë në zhanrin e publicistikës) dhe “Vrasja e Lulit të Vocërr”, Epoka e Re, Prishtinë 2003 (përsëri s’e di përse editorët e vlerësojnë me përcaktorin roman).

Dilema ime për këto përcaktime nuk ka të bëjë me mungesën e dijeve letrare dhe as me mosnjohjen e çështjeve teorike. Ajo mbështetet nga bindja ime se materia letrare, sipas premisave të postmodernizmit, njihet e përimtohet mbi bazën konceptuale të lexuesit. Asgjëmangut, mbi këtë bazë unë e lexoj si roman edhe “Enigmën e një vrasjeje të trefishtë” sikundër gjej diskursin eseistik e publicistik edhe tek “Vrasja e Lulit të Vocërr”. Kështu më ka ndodhur qëkur, derisa kisha në dorë veprën e G. G. Markezit “Lajmi mbi një rrëmbim” ose “Rrëfimi i një anijehumburi”, të cilat, duke trajtuar tema me bazë ngjarjesh gazetareske nuk mbeten aspak nën hijen e romaneve më të mira të tij.

Duke përuruar veprën “Enigma një vrasjeje të trefishtë” në Prishtinë e Tetovë, unë pata rastin ta takoja autorin. Për çudi, asgjë ndryshe nga përfytyrimi që kisha për profilin e tij krijues. Madje, mund të them se më i saktë më bëhej përfytyrimi sesa dukje konkrete. Në procesin e parë unë kisha parë së brendshmi dramën e tij që i ishte bërë pjesë e jetës dhe peshën e tragjedisë e të heroizmit kombëtar nën jehonën dhe trysninë e të cilit vazhdonte të jetonte. Në procesin e dytë, në takimin e drejtpërdrejtë, unë shihja portretin e tij dhe hullitë e para të rrudhave që rrëfenin se ai i kishte qëndruar me durim peshës së trishtimit që i kishte rënë me tepri nga qielli i diktaturës.

Pavarësisht nga të dy rrethanat, në procesin e shkrimit, në procesin e ndërtimit të godinës letrare, ai çuditërisht është mbrojtur i paprekur nga ndikesat përftuese. Ndoshta është koracata e krijuesit, ajo mburoja e padepërtueshme që e ruan shpirtin fisnik të shkrimtarit! Në këtë vazhdë unë shoh edhe depërtimet e autorit në pjesët e padukshme të shtjellës së ngjarjeve dhe në strukturën e brendshme shpirtërore e mendimore të vetjeve e të personazheve të tij. Ç’them dhe unë, të personazheve të tij!? Po ata janë shokët, miqtë, vëllezërit, prindërit, bashkëveprimtarët, me një fjalë gjindja e tij. Duke shkruar për ta, ma thotë mendja, ai ndërton harkurën e gjëllimit të tij, e cila prish kufirin ndërmjet atij dhe këtij, ndërmjet autorit që rrëfen dhe narratorit që vetërrëfehet.

Personazhi

Mbase do të ishte më e drejtë që këtë pjesë ta formuloja me një titull në shumës, personazhet. Parapëlqeva, por, njëjësin si një emër përmbledhës brenda të cilit shoh çift – figurën Fehmi dhe Xhevë. Sigurisht që i kam njohur të dy. Fehmiun, ngjashëm me autorin e librit, e kam takuar shumë rrallë dhe sinqerisht nuk di ta shpjegoj fenomenin e afrisë sonë. Korelatat e ndërsjella, mesazhet e gjykimet për çështjet, pavarësisht rrethanave, vinin aq të koordinuara sa vështirë ta merrje me mend së përfundimet e ngjashme vinin nganjëherë nga skaje dhe largesa aq të mëdha. Po të vinte puna ta formuloje profilin e tij thjesht, shkurt dhe saktë, kujtoj se ai mund të portretohet me togfjalëshin profil i luftëtarit. Brenda këtij profili shoh të shkrirë madhështinë e jashtme: dukën, pahen dhe thellësinë e brendshme: urtinë, guximin. Me FehmiLladrovcin ke mundur të mos pajtohesh, të fjalosesh e kundërshtohesh, po kurrë s’ke mundur ta kesh armik. Sepse s’të linte ai. Ai shpirt fisnik nuk dinte të urrente dhe s’ia njihte as tjetrit urrejtjen. Le mënjanë armikun e vërtetë ndaj të cilit ai ishte egërshan përfundimisht e përvdekshëm.

Ai erdhi në këtë botë pikërisht më 25 maj të vitit 1956. Të qarat e fëmijës së porsalindur shoqëroheshin me klithmat e burrave, gjëma e të cilëve vinte nga torturat e udbashëve, që e sajuan Aksionin e mbledhjes së armëve. Mu në këtë “aksion” unë shoh fillin e gjenocidit serb: s’kishte burrë që nuk goditej në organet e ripërtëritjes.
S’ma thotë mendja se vjedh gjë nga Frojdi a Jungu, në qoftë se konstatoj se fëmijëria e Fehmiut mbruhej me frymën e moslirisë, me ndrydhjen e represionin e pushtetit që ndihej natë e ditë në kocin, në mishin e në palcën e njerëzve të shtëpisë. Është vetë natyra e gjërave që i krijon së brendshmi strukturat mbrojtëse të mbijetesës. Këto struktura vijnë e përmbarohen nga të zgjedhurit, nga ata që me hir a me pahir stolisen me epitetin e heroit.

Ka rreth një dekadë që kur kisha shkruar një ese për buzëqeshjen e Fehmiut: “ Ka më shumë se dy dekada që më vërtitet në kujtesë një distik i poetit Din Mehmeti nga Epitafi i Dëshmorit. Natyrisht, dëshmori nuk është në mesin e të gjallëve, por është mendimi krijues, është poeti që i jep zë deklaratës poetike dhe, ndërmjet saj, i jep zë edhe veprës së tij. Sipas kujtesës sime, deklarata poetike shfaqet kështu: Nuk kam dashur të jetoj/ Pa vdekur për këtë dhe. S’do mend se këto vargje ftillohen për dëshmorin e një lufte tjetër, por elementi përgjithësues i artit i bën të gjithëkohshme dhe të lexueshme për çdo luftë çlirimtare dhe për çdo dëshmor.

Vetë etimologjia e fjalës dëshmor (dëshmi, provë, akt vërtetësie) i jep kuptim bëmës, veprës, idealit të aktantit, i cili aktin e vetëmohimit e të vetëflijimit e sheh dhe e pranon si një detyrim të ndërgjegjshëm dhe të vullnetshëm ndaj tokës që e ka lindur. Dëshmori heq dorë nga jeta e tij, nga pjesa e jetës së tij që t’i japë jetë tokës (lexo: Nënës, Atdheut) dhe ky idealizëm sipëran atij i jep përjetësi në një përmasë të katërt. Deklarata poetike e këtij tipi në themelet e veta ka elementin e biofilisë. Dëshmori i vargjeve të cituara nuk thotë do të vras e do të pres, por thotë: “…do të vdes”, do të paguaj çmimin më të lartë për dheun tim, pa kërkuar asnjë kompensim.

Po kaq lapidare është deklarata poetike e komandantit të lavdishëm, FehmiLladrovci. Ai tha thjesht:
– “Po shkoj te komandanti im, Adem Jashari”.
– Ku?
– Në dasmë?
– Në kremte?
– Në aheng?
– Jo.
– Në vdekje.
– “Jeni i gatshëm të vdisni për Kosovën?” – e pyetën gazetarët e huaj.
– Ai buzëqeshi: “Ku ta kem atë fat!”.

Jo që unë nuk kam dëgjuar gjë më madhështore, por vetëm për buzëqeshjen e tij që përshkënditi atë çast në ekranet televizive botërore, në rrethana të tjera mund të bëhen studime e analiza. Ajo buzëqeshje, as tani pas dhjetë vjetëve, nuk më duket e kësobotshme. Që në çastin e parë të shfaqjes në ekran kam menduar se më nuk do ta takoj Fehmiun. Buzëqeshja e tij, krejtësisht eternale, ishte krijuar në një zonë hyjnorësie, e paprekshme për njerëzit e rëndomtë, një zonë ku ngjizet legjenda, ku kapërcehet pragu i të pamundurës, pragu i jetëvdekjes. Zaten në jetën e tij ka mjaftë shenja që ne vetëm tani mund t’i zbërthejmë pjesërisht: Rrezja e diellit mbi ballin e tij në gjykatore, numri i burgut 7942, shokët e qelisë që e prisnin, mosha e rënies 42-vjeçar, dasma… Ah, dasma! Po sa dasma pati Fehmiu? Një, dy, tri… Erdhi nusja në shtëpinë e burrit… Po burri? Jo, ajo erdhi në shtëpinë e heroit epik e legjendar. Mungon Ago Ymeri, Ymri, Emri, një dimension i jetës. Mungon Fehmiu, por ndihet prania e heroit të legjendës. Dasma e dytë: Kthimi nga burgu, dasma e kësobotshme. Dasma e tretë: Dasma e përjetësisë, rënia e përbashkët. Prirem drejt bindjes se jeta e njeriut si dhuratë hyjnore na vjen me sasinë e zefirit dhe të ambrozisë së caktuar për secilin. Heronjtë, ndërkaq, duke e dendur atë masë energjie të perëndishme, duke i jetuar rrasshëm e tkurrin intervalin e përmasës së kohës së tyre të rrojtjes. Prandaj heronjtë kryesisht vdesin të rinj.

Vepra

Duke e lexuar dorëshkrimin “Përjetësia e dyfishtë” gjeta pikërisht kreaturën e heroit, të Bedri Islamit që jo vetëm i shëmbëllen modelit jetësor, Fehmiut, por është një interpretim së brendshmi. Shkrimtari ka kapur profilin e luftëtarit mu si fotografi pasionant që me një aparat të thjeshtë kishte kapur çastin e shkrepjes së plumbit, atë që quhet laudhë, rrugë e përshkuar nga plumbi pas daljes nga gryka. Unë nuk e di nëse ishte ai Xhon Milli a ndonjë tjetër, autori i fotografisë që zura ngoje pra, unë nuk e di nëse Bedri Islami parapëlqen të quhet poet, dokumentarist a romansier, por di të them se kjo vepër, pavarësisht zhanrit teorik e stilistik të prozës së eseistikës dokumentare, mund të quhet vepër letrare në plotëninë e saj, me dramën, tragjedinë, epikën, lirizmin e intrigën tok me ironinë brenda. Struktura e saj thyen konventën kronologjike dhe didaskalitë e tjera teoriko-letrare.

Sa përshkruhen detajet e jashtme, papritmas ndërhyn fragmenti i letrës që mund të lexohet si dialog e monolog njëkohësisht; sa shfaqen vlerësimet dhe kujtimet e shokëve të heroit, kur befas, përmes prezentit historik shfaqet heroi në burg, në betejë a në ekzil. Ndërtimi i profilit të heroit, të personazhit, të luftëtarit pa praninë e tij të drejtpërdrejtë, ndërtimi i pranisë së papranishme është një shkathësi dhe mjeshtri e rrallë rrëfimore dhe tepër për lakmi e autorit. Nganjëherë kam mbresën se po e lexoj tekstin e një pastruesi të palimpsesteve, i cili shkruan e rishkruan sa dramën e personazhit, po aq edhe të vetvetes e të bashkëkohësve e bashkëkombësve. Gjithsesi një vepër e denjë që sa lartëson autorin në lagjen e krijuesve letrar, për aq i bën nder veprës së lavdishme të FehmiLladrovcit.

Dalja

Këto gjëra në njëfarë dore do të mund t’ia thosha autorit në disa radhë teksti me postën elektronike, por do të pandehej një kortezi sa për të thënë, madje edhe po ta fryja me përgëzime e lavdërime do të mund të lexoheshin si broçkulla që përtypen përditë dhe pambarimisht. Duke qenë rebel i pandreqshëm në këtë plan bëra mendjen top dhe, sikundër thashë më herët, duke hyrë në një zonë të furtunshme brenda trinomit autori – heroi – vepra, desha që si Migjeni “pash me pash t’i bie ferrit”. Ferrit tim shpirtëror. Këtu e kam fjalën. Duke i stampuar në libër këto gjykime të miat, mund të pranoj çfarëdo “mallkimesh” e kritikash, po assesi hipokrizinë.

Share This Article
7 Comments
  • Shumë drejt. Kur shkruan për njerëz e ngjarje reale, jo kushdo arrin t’i japë ato së brendshmi. E, në këtë përpjekje, shkruesi e sheh veten bashkudhëtar, bashkëndjerës, bashkëmendimtar, edhe sikur të mos e ketë njohur kurrë “personazhin”. Përpiqet të zbulojë “heroin”, atë që lufton me jetën, jo patjetër përmes bëmave heroike. Po kur ky është modeli klasik i HEROIT që çdokush mund ta këtë përfytyruar, por kurrë besuar se mund ta shohë, prekë, flasë me të, ndarë zjarrin e fjalës dhe të luftës, ç’ndodh me shkrimtarin? Edhe me recencionistin, mik i të dyve? Unë besoj se është më vështirë të dallosh thelbin (heroik) të njeriut që e ke prekur dhe parë në sy në bisedë, sesa të njeriut të cilin e njeh vetëm përmes fotove e letrave. E ke më të lehtë ta kapërcesh atë “ylberin” që ndan jetën nga letërsia. Urime autorit.

  • A thua ndonjehere z. Islami do te shkruaje edhe per atdhetarin e madh Shaban Polluzha ?
    Mos te jete liber, por te pakten nje shkrim i shkurter!

  • I nderuari Bedri Islami!
    Ju vleresoj shume si gazetar,por mbi te gjitha si ardhetar idealist!
    Jam biri i nje partizani te brigades 22 sulmuese te Ushtrise Nacional Clirimtare,qe pasi cliroi Shkodren ne 29 nentor 1944,kaloi kufirin shteteror me Jugosllavine,cliruan Tuzin e ne lufte me pushtuesiot naziste cliruan te gjitha trojet shqiptare ne ish Jugosllavi!
    Ne keto luftime te pergjakeshme me nazistet,te mbeshtetur nga bashkepuntoret e tyre CETNIKET (si ballistet ketu) dhane jete 650 bij e bija te Shqiperise,por as sot ne Shqiperi dhe per me teper ne Kosove nuk eshte vendosur ndonje memorual,pllakate etj ne nderim te tyre!
    Dyshoj se kjo ndodh per arsye se sundimtaret e Shqiperise,por sidomos ata te Kosoves,gjykojne se divizionet shqiptare nuk shkuan atje per teluftuar pushtuesit,por per t’u ardhur ne ndihme titisteve,gje qe nuk eshte e vertete!
    Kete gje e mohojne vetem bijte e atyre qe krijuan divizionin nazist “Scanderbeg”,per te cilin kane turp ta zene ne goje!
    Gjithashtiu,pas hyrjes ne lufte ,ne ish Jugosllavi te ushtrise te Shqiperise,ishte punuar paraprakisht,qe te ndihmohej edhe krijimi i keshillave nacional clirimtare me kosovare,si filizat e pushtetit pas clirimit si dhe krijimi i brigadave partizane me kosovare,qe ne clirim u arrit te kishin rreth 60-70 mije partizane!
    Fatkeqesisht keto fakte nuk i permend njeri ne Kosove,gje qe eshte mohim i gjakur te derdhur ne L2B duke mohuar se kosovaret nuk paskan luftuar kunder pushtuesve,por vecse i mbeshtetyen ata me divizionin nazist,gje qe nuk eshte e vertete!
    Te gjitha keto i kam degjuar nga babaim i ndjere,ndaj mund te kete edhe ndonje pasaktesi,por gjykoj se duhet ndrucuar edhe kjo pjese e lavdishme e historise se Kosoves dhe mbeshtetjes qe Shqiperia u ka dhene shqiptareve ne ish Jugosllavi,ndryshe nga sa shpifin sot armiqte e shqiptareve,per te mbuluar felliqesite e tyre!

  • Kosova ka me se krenohet.
    Kosova krenohet me Shaban Polluzhen.
    Babai jot ka qene mercenar i Alexander Rankovic.

    • Bravo demo cetniku,qe e gjete se me cfare mund te krenohet Kosova!
      Por ti kelysh serb,nuk e di se historine e nje kombi apo populli nuk e ben kurre nje njeri i vetem,por nje mase e madhe njerezish me mbeshtetjen e shumices se popullit per nje qellim,per nje ideal patriotik!
      Ne se partizanet shqiptare do te kishin shkuar ne ish Jugosllavi atehere nuk do t’i kufizonin veprimet e tyre luftarake kryesisht ne trojet shqiptare,por do ndiqnin nazistet ne drejtim te veriut!
      Jam krenar qe babai im luftoi per clirimin e trojeve shqiptare,duke ndihmuar ne krijimin e brigadave partizane me kosovare si dhe krijimin e Keshillave Nacional Clirimtare ne Kosove qe ishin filizat e pushtetit te ardhshem!
      Keto jane fakte historike,te vulosura nje here e pergjithmone dhe nuk ka ZOG GOMASRI si ty t’i hedhe poshte!
      Por e keqja e Kosoves sot eshte se ne pushtet jane pjellat bastarde te atyre qe krijuan divizionin nazist “Scanderbeg”,qe eshte njolla e turpit me te madh ne historine e Kosoves,qe nuk e zene ne goje konbtributin e madh te Kosovareve gjate Luftes se 2 Boterore!
      Dhe kete e bejne per te mbuluar krimet e tyre te bashkepunimit me pushtuesit!
      Sa per Rankovicin,ti qen i zgjeborur serb,Enver Hoxha e tregoi deri ne vdekje se ishte ne sherbim vetem te KOMBIT SHQIPTAR dhe askujt tjeter!
      Shiko sot se cfare sjellje ka spiuni i sSerbise Sali Berisha,qe per 30 vjet ka qene dhe eshte ne sherbim te tyre!
      Te njejten gje po ben edhe Rama!
      Te gjithe politikanet e sotem nuk i vijne as tek maja e thoit jetes dhe vepres se HEROIT KOMBETAR ENVER HOXHES!
      Ata jane kerminj para tij!

    • E ke gjetur tamam o “demo” se me cilin krenohet sot Kosova:Me Shaban Polluzhen,qe sipas Wikipedias,
      – Pas kapitullimit italian u radhit me Ballin Kombëtar. U vra duke luftuar me partizanët jugosllavë”.
      Po Balli Kombetar ishte bashkepuntor me pushtuesit naziste,o demo muti,pra ky Shabon Qose Palluzha ka luftuar kunder Koalicionit Boteror qe udhehiqeshin nga SHBA,Britania e Madhe dhe BRSS?
      Del qe Palloshja jot paska qene me kosovaret naziste te divizionit “Scanderbeg”,pra armik i Kosoves dhe Shqiperise!
      Qe bashkepunuan partizanet shqiptare me ata jugosllave,kjo dihet dhe nuk verteton asgje nga shpifjet e tua,se me komunistin STALIN dhe shtetin e pare komunist ne BOTE Bashkimin Sovjetik bashkepunuan SHBA dhe Britania e Madhe dhe nuk e quan askush GABIM apo me keq tradheti!
      Se Luften Antifashiste ne Shqiperi e mbeshteten edhe fuqite e Medha,qe derguan prane Enver Hoxhes perfaqesuesit e tyre etj dhe askush nga ju plehrat nuk del dot t’i akuzoje,ndersa ardhjen e 2 perfaqesuesve jugosllave,qe pervec sabotimit politik nuk bene asgje, ju e amplifikoni me shume se mbi 20-30 ushtarake anglo-amerikane qe i siguruan UNCL jo vetem mbeshtetje politike dhe ushtarake,por e mbeshteten me florinj,armatim,municione,nderlidhje,barna dhe mjekime jashte per partizanet e plagosur etj!
      Kjo eshte e verteta,”demo” dhe vazhdo ha …mut sa te duash!

  • Une dy fjale shkrova,ti fisnik mbushe nje uturak me mut.
    Po te ishe vertet fisnik,nuk do ta beje kete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *