Lojë fëmijësh, me gishtin tregues që tregon herë nga toka e herë nga qielli. Ky “kryetari” i Ristan faqores dhe i pështirësisë shqipfolëse, që për të jetuar e rritur fëmijë zgjedhin Hollandën, ndërsa për të vjedhur e vrarë zgjedhin Bashkinë e Tiranës. Me dashin e bërë kurban tek dera e saj, gishti i tij tregon me të drejtë, vetëm lart. Çdo gjë fluturon në botën e tij! Fluturojnë 200 e kusur milionë euro nga rruga e Kombit, në drejtimin që e di vetëm “kryetari” i Zhelefinës? Po, fluturuan. Fluturojnë jetët e 4 shqiptarëve në bulevard, dhe perversiteti i “kryetarit” të Grida Duma-Shqinës vazhdon lojën me fluturimin e gomerëve sikur të mos ketë ndodhur asgjë? Po, fluturuan. Ky njeri shterpë vazhdon të kakarisë me falsitetin e tij, sepse ai që mori votat për Rilindje, “nuk gjeti kohë” të mbajë premtimet, për t’u treguar mashtruesve ordinerë dhe kësaj dizanterie orale vendin që i takon. “Kryetari” ka të drejtë. Çdo gjë fluturon në vendin e shqiponjave krenare. Më lart se ta fluturojnë vetëm gomerët e provincës, ata që presin nga politika “t’u falë” faturat e energjisë, apo “t’u legalizojë” tokën “e xanun”. Vetëm hajdutët, shpellarët dhe Ristani me faqoren bosh mund të dëgjojnë përralla të tilla dhe të sillen sikur kanë folur e dëgjuar diçka shtetformuese.
Është koha e halabakërisë shqipfolëse, e llumit të kësaj shoqërie, që për 25 vjet nuk bënë gjë tjetër, veçse shijojnë rrumpallën që krijuan vetë. Fluturon, fluturon… e ardhmja e fëmijëve të dëgjuesve dhe duartrokitësve të Lulit?! Të vetët ai i ka në Hollandë!
Dërguar me Email
në adresën e redaksisë
