Disa qindra veta,
po hidhen në zjarr,
vetëm se u prish,
një palo hangar!
Duhej një sebep,
për armiqtë e Ramës,
që të nisnin luftën,
në kohën e flamës!
Presidenti vetë,
vetiake e mori,
njëlloj si të ishte,
një djalë aktori!
Gjithë eksponentët,
që na bënë gropën,
krejt pa turp gënjejnë,
tani Europën!
Godina e prishur,
nga kshilli i Bashkisë,
s’ka qënë një vepër,
e trashëgimisë!
“Monument kulture”,
na thotë shoku Metë,
po kjo është gënjeshtër,
s’është e vërtetë!
Nuk ka pasur kurrë,
një vlerë të shtuar,
biles mund të themi,
se qe e shëmtuar!
Shumicë e atyre,
që në protesta qenë,
asnjë lloj teatri,
s’kanë parë në skenë!
Kemi parë dy vjet,
këtë katrahurë,
vetëm politikë,
dhe aspak kulturë!
Krerët e Aleancës,
i kini parë dhe vetë,
janë ca aktorë,
të dorës së tretë!
Lëvizi me sherr-teatrin,
jo vetëm Monika,
po u karikua fort,
e gjithë politika!
Më aktivi është Likja,
në anën matanë,
nuk e dimë kë saktësisht,
quan talibanë?!
Po dhe talibanët s’janë,
kaq të zinj sa nata,
se tani-Trampi me ta,
po bën negociata!
Po Meta nga shinë e ligjit,
me kohë ka dalë,
“garantusi” i unitetit,
s’mund të bëhet palë!
Ai për inat të Ramës,
qemanes i bie,
dhe monitoron protesta,
në kohë pandemie!
Politikanë e aktorë,
po shtrëngojnë dhëmbët,
por të gjithë po shkelin ligjin,
me të dyja këmbët!
Kanë dy vjet edhe më shumë,
gishtin duke tundur,
po për dreq nga çdo betejë,
kanë dalë të mundur!
Tani duket po mendojnë,
të bëjnë kijametin,
nga gërmadhat e teatrit,
të marrin pushtetin!
Pak nga pak e po na ikën,
gjithë epidemia,
duket qartë se pikavrazhin,
po shton qeveria!
Këtu një sukses do jetë,
edhe rindërtimi,
sa mot do jetë e pamundur,
të kapet Edvini!
A.DUKA

Jemi qe jemi, ti degjojme trimat e Sales o Duka. Pse te ngrejme Teater te Ri kur kemi Shqup-in gati. Me pak modifikime dhe ca bojera te ndezura del nje Teater aty qe c’te te them.
Tetari i Rii i planifikuar per kete profesion te nderuar do te jene nje teater per shume breza dhe jo i perkoheshem.
Nuk duhet te bejemn me adaptime kure mundesite jen reale per nje teater te ri qe tu rezistoje kohrave.!
FANTASTIKE
O ben artisti te lutem shruaj nje poezi si di ti per Lu-Mon.. do argalisemi…gajasemi …do mesojme prej tyre te flasim,ndertojme te p…me dh…m…keshtu i ndihmon pak edha ata qe u shkojne pas se sic shikohet u eshte kalbur qeresteja
.
Te uroj shendet ….✊✋
Se ç’na gjeti se ç’na polli
Qengji lindi pa dash
E kemi humorin ne gjak
Na e ka zili dhe Nastradini
sHUME ZHURME PER ASGJE
TEATRI KOMBETAR TE DUKET SI HANGAR
O BEJTEXHI ENVERISTI PA ASNJE GRAM MORAL
AS BASHKIA E TIRONES NUK ISHTE SI HANGAR
QE ENVERI E SHKATERROI SI NJE PUSHT BARBAR
PRANDAJ HIDHINI LEKAT E POPULLIT BADIAVA
O VAMPIRE, O KAFSHE TE ENVERIT SI HOSANA
PUTHNI BYTHEN E BAJRKE-S O REZILE TRAHANA
PA BREKE NE BYTHE O POPULL ZULU TRA-LA-LA
Se ç’na gjeti se ç’na polli
Qengji lindi pa dash
E kemi humorin ne gjak
Na e ka zili dhe Nastradini
Se ç’na gjeti se ç’na polli
Qengji lindi pa dash
E kemi humorin ne gjak
Na e ka zili dhe Nastradini