Gjithë ky aktrim…

redaktor

Nga Edona Llukaçaj

 

Dekada e fundit ka dëshmuar ngritjen politike të liderëve populistë në mbarë botën.

Ky fenomen, sipas ekspertëve të fushave përkatëse, ishte rezultati i pashmangshëm i ndryshimeve dhe zhvillimeve të kohës, përfshirë qasjen e globalizimit multikulturalist, vrullin që mori kultura “pop” apo edhe risitë në informacion dhe komunikim përmes teknologjisë.

Përtej arsyeve, në vend të udhëheqës të konsideruar si të distancuar vihet re se liderët që paramendohen si më të afërt me popullin dhe si të dalë nga populli, ata që flasin gjuhën e tyre, përçmojnë qëndrimet elitiste të pakicave të privilegjuara dhe kanë tendencën të sillen më pak formalë e të bien në sy, janë më të preferuar për shumicën që i beson dhe i voton me shpresën se do përfaqësojnë zërin e tyre të mbytur, do punojnë për ta, duke i pakësuar problemet e përmirësuar kushtet.

Ndonëse ngritja më spektakolare e një lideri të tillë mund të jetë ajo e presidentit të Ukrainës, ish- aktorit të komedisë Volodimir Zelenski, padyshim që një prej shembujve më tipikë të këtij fenomeni është presidenti turk R.T. Erdogan.

Si një shtet në zhvillim, ku përpjekja për të arritur botën e përparuar bën që të shpërfillen etapat dhe paaftësia për të mësuar nga historia apo e shkuara vetjake çon në imitim sipërfaqësor, edhe Shqipëria duket se ka rënë pre e populizmit votë-mbledhës, e cila, ironikisht pozicionohet thelbësisht larg problemeve të shoqërisë.

Si duket i kritikuar për qasjen e tij të mangët në këtë aspekt, a thua se në fushat e tjera kënaq katërcipërisht, lideri i opozitës ndërmori disa hapa që mund të duken edhe si orvatje të dëshpëruara për pak vëmendje në kohë krize.

Përtej komunikimit virtual plot me fraza të përsëritura deri në bajatosje, ai bëri edhe një vizitë krejtësisht “private” në një konvikt, ku nuk u tërhoq as të debatonte me nëpunësen e trembur nga hyrja e paautorizuar.

Vizita që u filmua, po ashtu, krejt “rastësisht” bëri publike edhe kushtet e këqija të fjetores, thua se deri më sot asnjë shqiptar nuk e dinte këtë dhe thua se kjo nuk është një prej arsyeve që studentat tanë rropaten të studiojnë jashtë vendit.

Vërtet gjithë ku mund e kjo hyrje “ilegale” për një show, gjoja jomediatik kaq të lirë?

Ndriçimi i këtyre orvatjeve, si duket, u zbeh dhe nga fakti se kur vjen fjala për shfaqje mediatike e populiste, ky vend ka mjeshtra çudibërës që aktrojnë në filma me paruke ngjyrë pendë korbi me aq profesionalizëm sa të kujtojnë Kabir Bedin në rolin e Sandokanit, “Tigrit të Malejzisë”.

Pa diskutim që është ngazëllyese ideja se industria e filmit në Shqipëri po ringjallet e po hedh në treg më shumë prodhime me tematika të tjera përveç atyre që ushqehen me plagët shoqërore të tranzicionit e që e bëjnë “Taken” e shumëlakuar të duket krejt i pafajshëm, paçka se bota e zhvilluar kaq e aspiruar ka kohë që e ka kaluar fazën e komedisë diskriminuese, qoftë edhe rajonale.

Ajo që bën përshtypje në lidhje me komedinë me titullin ngushëllues “I love Tropoja” (megjithëse filmi mund të ketë degraduar ca si tepër një krahinë të tërë), është se në një kërkim të shpejtë në IDMb (Internet Movie Database), filmi prezantohet me gjashtë foto.

Në platformën më të frekuentuar online që ofron informacion, dhe jo vetëm, mbi filma e programe të ndryshme televizive nga e gjithë bota, në gjashtë foto dy janë posterat e filmit në fjalë, ndërsa katër të tjerat janë foto të të ftuarit special në rolin e dajës, vetëm ose me kastën e aktorëve.

Pjesëmarrja e një personaliteti në një film patjetër që do të theksohej nga çdo producent që do ta kapte këtë mundësi.

Po ashtu edhe çdo figurë që ka nevojë të rrisë popullaritetin apo ta mbajë atë disi do të gjente rrugën për tu bërë më i afërt dhe më i prekshëm për publikun, por gjithë ky aktrim të bën të besosh se nëse nuk është dëshpërim delirant me nuanca populiste të keqkopjuara, është një përpjekje për të qene më afër zgjedhësve në paaftësinë për t’i ofruar atë që meritojnë e i është premtuar.

Ndryshe do ta shihnim miken Angela, në rolin e Mrs.Doubtfire apo presidentin ukrainas të gjente kohë të vijonte karrierën artistike të lënë në mes.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
13 Comments
  • Kjo ne fakt eshte fytyra e brendshme e Ramutit, qe shqiptaret e shikojne akoma si pjese te nje komedie bajate, pa arritur te dallojne tragjedine qe po shkakton djalli i maskuar si kerminister

  • Ke harruar edhe rolin episodik te presidentit amerikan tek filmi Home alone. Pse e fryn kot muhabetin. Se u shfaq per disa sekonda ne kete film nuk na prishi ndonje pune. Nuk calon gomari nga veshet. Rama eshte ne krye te puneve dhe me rezultate positive, te dukshme dhe te prekshme.

    • Ti I ke rene pikes tamam, nuk calon gomari nga veshet. Hahahaaaaaa. Gjeti kohe nga Koha e tij kaq e mbushur me detyra te medha kombetare dhe nderkombetare per tu futur ne nje film tipik alla Boldi & De Sica. Ne Itali i quanin cinepanettone, bicim gallate per vit te Ri. Po gallate me kerryetar te OKB apo okbese nuk paten shans qe ta bejne. Nga 99%te imitimeve, 1%e Mamaqit doli origjinal.

      • Specialist ne fushen e aktrimit besoj je o zhgorre.Shko futi noj plonc e raki se ate e ben mire ti pa aktrimin e gjykon dikush qe ka lidhje me te.

      • gjermono i paska ngel qefi Mondit

        Ore nuk shan njeri aktrimin e KM perkundrazi pas filmit te Mamaqit rama ka rast te shkoje ne Hollywood e ta harroje politiken fare.
        Mondi se ka keq, “artstat” gjithnje kane pas vend ne “politike” sot kemi trump, ukrainen me zelinskyin, dhe rama ne shqipri.

  • Kryeministri ynë është i gjithëanshëm, basketbollist, piktor , këngëtar, na doli dhe si aktor dhe kryeministër, thonë që është edhe hajdut me ligj dhe faturë ( unë nuk dua ti besoj por kështu thonë). T’ më thoj i nerumi Tom në cilin zanat a profesion ky shkëlqen.

  • Mos e besoni po deshët, por figurantit në rolin e dajkos iu shtua edhe një tjetër “dhunti”. E lindur apo e sajuar, kjo pak rëndësi ka. Ajo më thelbësorja është se për kryepinokun, ky lloj aktrimi ishte autogoli i radhës. A nuk është dhe ky lloj spektakli një farë mënyre për t’u bërë paksa populist? Ke spektatoret trushplarë të sojit të mamaqërve, sigurisht.

  • Me kete foto mender EDI RAMA me te dale naten rruges, jo qe femijet tremben dhe nuk pushojne se qari, por edhe te medhenjve ne moshe i hyne frika qeshte ky gangster, psikopat, grabites na doli ne rrugicen pa drita, ne erresire.
    Si zhgarravinist po le name, por edhe si karagjoz te shpeton shurra.

  • Pèrtej sè majtès dhe sè djathtès, ishte slogani i dikurshèm, me tè cilin iu afrua zgjedhèsve.
    Nè njè vènd ku nuk ka as tè majtè e as tè djathtè, èshtè filozofi e hollè tè gjesh tè pèrtejèn.
    Andej, kèndej, gjithandej, tingèllon ca vrazhdè por i afrohet mè sè shumti asaj qè kemi parè deri tani.
    E kemi parè tè luajè rolin e humoristit, tè shpèrfillèsit, tè gangsterrit por kèto kohèt e fundit, askèrkush nuk duket i kènaqur me kètè nivel aktrimi.
    Kohè e humbur pèr shqiptarèt. Asgjè mè tepèr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *