Ra përfundimisht,
maska e Të Gjatit,
që i duhej vetëm,
“koka” e Bushatit!
Bëri shtatë ndryshime,
kot në qeveri,
se në fakt i duhej,
veç një ministri!
Shtatë koqeve,
ndryshoi në kanistër,
vetëm që Gent Cakën,
ta bënte ministër!
Rama na u duk,
tepër elegant,
kur tha për Ditmirin:
“Ministri brilant!”
Gjithë qeverinë,
Rama e shkërmoqi,
po Ditmir Bushatin,
Meta nuk e hoqi!
Mbeti i paprekur,
emri i Bushatit,
dhe Ramës i iku,
pesha e mëkatit!
Dhe meqë u tha,
se qe më i miri,
thamë se do të rrinte,
ministër Ditmiri!
Nuk kish më arsye,
Rama për ta hequr,
dhe meqë “brilantin”,
Meta ja kish ndrequr!
Thjeshtë na intrigoi,
me llafe I Gjati,
se qëllimi i tij,
qe vetëm Bushati!
Ndaj s’e uli shpatën,
shpiku marifete,
dhe postin “jetim”,
e mori për vete!
Gjithë socialistëve,
Rama u vu flakën,
se s’gjeti asnjerin,
më të aftë se Cakën!
S’është kollaj të thyesh,
egon e Edvinit,
aq më shumë kur fjalën,
i ka dhënë Hashimit!
“De juro” ca kohë,
do të jetë Edvini,
do të jetë “De fakto”,
Genti siç e dini!.
Nëse Kushtetusja,
Metën gjen gabim,
Rama prapë për Cakën,
do bëjë propozim!
Sa kohë Kushtetusja,
s’del nga letargjia,
Gentit do t’i jepet,
e gjithë fuqia!
Çfarë ne kemi thënë,
shpejt ka për të ngjarë,
Caka do të bëhet,
zëvëndës i parë!
Ja që Rama s’doli,
dhe aq elegant,
gjersa e ridogji,
Bushatin “brilant”!
Rama vehtes së vet,
i është betuar,
se s’e lë Gent Cakën,
pa e dekretuar!
A.DUKA

Shume veta e kane lidhur Gent Caken me politiken e KOSOVES. Nuk eshte e vertete, sepse Ky kosovari u be i madh, sepse eshte i dashuri i vajzes se Lindes. Dhe kaq gje i duhej permbushur gruas se te Gjatit. Hajde dava haremi shqiptar, hajde!
O Zani burimi i trubullt!….
Kjo mender,mëndja jote
them,s’ka te paguar
ndaj shko dhe të gjatit
t’i bësh nje te rr….
Ashtu, siç dini ju
nga soji i pisit…
ju te zotnis,hu
mender sal gjirizit…
O Burim i LSI-së
Ty keshtu te leverdis
Shpif e shpif, porsi Pis
Nga Haremi i Partisë…
+++
Cfare do themi per Klinton
A per Bushët Babë e Bir
E kupton a se kupton
O Burimi me delir!?…
.+++
Bëhet fjalë per SHBA
Dhe nuk ish ndonje hata,
I votoi nje Amerikë
O Burim, Njeri i lig…!
Sa shpejte e gjeta te dashurin more Zani Burimi.! Po si thua ti do te behej keqe qe te behej nje mike tek shqiptaret e Kosoves.
Me qindea vajza e djem jane martuar me Kosovare e Kosovare .
Po jemi nje komb more te mjera po perse perrallisni keto marifet kaqe te pahijeshme.!
Po edhe sikure te jet e vertet c`fare te keqe ka.?
Kontriboni ne rrugen qe kemi nisur dhe lejnei me nje ane mllefet.!
Bushati kam bindje qe nuk do te jete aqe i cekte sa te krijoi mllefe se ne funde te fundit,karriget jane te shteti dhe vete bythet jan te kuadrove,!
Koha po na therret, ndersa ne vazhdojem ta gjuajme ne gure.!
Eh, mor i dashur Ali,
Këta diskutantet tanë ,
eshte per te ardhur keq,
por bien ne platforma personale, te meskinitetit.
Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë kandidatin per ministër, Gent Caken, por pata rastin ta dëgjoj me shume vëmendje ne nje emision afro nje ore tek ABC NEWS…
Nga eksperienca ime pedagogjike, mund te them me plot gojën se me la përshtypjen e nje personi tepër elokuent, qe diskutonte me kopetence dhe ne baze te nje rrjedhshmërie argumentash.
Natyrisht, si çdo i ri, ka edhe drojtjen e natyrshme, pak vështirësinë e shprehjes se nje gjuhe te pastër letrare shqipe, ndihet disi dialekti kosovar, por kjo nuk i prish pune askujt.
Rendesi per mua dhe per çdo shqiptar, besoj ka qartësia e te folurit me argumenta dhe nje njohje e sakte praktikave te udhës europiane te Shqipërisë.
Pershtypja ime, eshte se ai i ka te gjitha mundësit qe te shkelqeje ne detyrën e rendesishme te Kryediplomatit shqiptar!
Natyrisht , ai eshte i ri, gje qe do te thotë se ka vitalitet te ece shpejt ne udhën e vet te përgatitjes…përvoja nuk fitohet as me nje dite e as me dy.
Por dhe këta qe kemi patur deri tani Kryediplomate, nuk kane qene me te mire se Genti yne i ri, me nje emër PURO DARDANOILIR….
Nga ana tjetër, çdo Minister, ka nje numur jo te vogël ndihmësish qe e plotësojnë ne përgatitjen e tij.
Por ajo qe mund te them me plot dojen,
AI SHUME SHPEJT DO TE SHKELQEJE SI KRYEDIPLOMAT SHQIPTAR, I DENJE PER TA PERFAQSUAR KOMBIN TONE…
Sa per këta mizantropët qe perpeliten te gjejnë si te gabuar lidhjen me vajzën e Lindes, une them përsëri:
MALET TONA ME TE LARTA…
ESHTE NJE ARSYE ME SHUME PER FORCIMIN E NJE TRADITE MBAREKOMBETARE…
A nuk kane qene lidhjet princerore shqiptare qe nga koha e Heroit tone Kombëtar qe vetëm i kane shërbyer forcimit te Kombit, te lidhjeve Kombetare?!
Pushka Top or Gent, po dashuron Vajzën e Lindes…!
Perseri:
MALET TONA ME TE LARTA…!
SUKSESE
DARDANOILIRIT
TONE
TE RI….!
Te falenderoi per kete interpretim shume me Vlere Neti Vjosa.!
i nderuar “petagog”në Shqipëri të githë flasin shqip por nuk do të thotë se janë dipllomatë!
Zani,edhe po te qe ashtu si thua ti,rruge e ndjekur nga ata te tute eshte.Lulushin Sala e beri minister,kryetar pedeje,dhe po mundohet ta beje k/minister.
Që kurse ke nisur ,
të vargëzosh s’prapthi
Ramës,si flet Ramë
por,ai i gjati!!…
tashme Edi Rama
s’qënka më i mënçur,
qëse,ju te DITES,
n’a dolët të fënçur!…
Sa shpejt’ i kuptuat
tē Ramës, t’ bëma
po kaq shpejte harruat
dhe të çiftit,gjëma!….
Për lotët e mones,
mbrëm ne emisjon
si s’i the me vargje,
kush të kërcënon?!
Që femijt’ e trëmbur
i çoi ne Angli…
ç’rrogë paska patur
kjo gjidi rruspi?!
janë lekët tona
nuk mbarohet blloku…
që, kandisi liron,
sot,ne gjëndje shoku..
shkruaj,nja dy vargje,
(Siç di ti,të shkruash!)
Dhe në vargje qaje…
çiftin tymeshuar…
Ti nuk pate frikë
dje nga gazi dedja!
E jo më nga çifti,
që tashmë ka pjerdhur…
Mezi po te presim
vallë, ç’do u thuash
do u’a futësh preshin
Apo,do… u druesh!…
po dale mo Pelo, dale,
po prit se do i ‘këndoj’ për 21 janarin Likes, do vej ta pij kafen në presidencë…
mos e trazo më, se po më vjen dhe mua gjynah, po më vjen gjynah për të dy në fakt 😛
të kisha thënë që partia do hajë … ngjala e ju do hani mmmmm…etën….
në fakt,kam përshtypjen se do ju thërras Iliri tani kundër Ramës 😛
Ndihmom, me që te ardhka keq per mua.eja t’a hame bashke, se ku s’mbaron gjith ai mm, meta.
merr bejtexhiun, Netin, e gjithë skuadrën tuaj, juve që duartrokitët “politikën që s’kishte moral” – të kujtohet ?!
e di si mu duk Monika kur qante??
si ai labi nga fshati jot 😛
që u ndante punët djemve..Ti me bagëti, ti me mullirin, ti me tregëtinë, ti ziej rakinë,..ti me etc..ndërsa unë -po thyej qafën në një dasëm 😛
(të jap dhe një kshillë tjetër, mos u dashuro shumë me Ramën, se është duke ikur, jo se gazeta do Ilirin, por se është i paaftë, prandaj mos u sha me bejtexhiun, mbani unitetin shokë, se opozita do jetë e gjatë, dhe ti e di mirë,
komunistët janë të mirë, kur janë të …. 😛
SWAN!
Politika s’ka moral per ty,jo per ne,tjeter,Rama,eshte ne ikje per ty,jo per mua,tjeter une nuk shahem me poetin,perkundrazi,tjeter,mos n’a fillo prap me komunist e mi e ballistet e tu,se s’mbarojme kurre,ok? Hajd,shendet dhe … te forta!…
O Arben. Te kam pas, e te kam shok e mik. Kam lexuar me qejf e zell cdo shkrim tendin , ne proze e poezi.
Por tani me duket se ke marre inat kot e shkruan pa lidhje e etikete.
Qe kur Rama i beri ceremonine Mit-hat Frasherit, ti e shume nga DITA, po shkruani ndryshe.
Shkruani por pa inat.
Edhe une kam filluar te mos e kuptoj me “Diten” dhe as Arben Duken. Nuk e kuptoj ku e kane hallin?! Rama ndofta i meriton te gjitha batarret me te cilat i eshte perveshur “Dita”. Por a nuk e ndjen kjo gazete e nderuar se “Hanibal ante portas”! Nuk dua ta besoj kurrsesi qe kjo gazete eshte vene ne sherbim te atij gjasme president i thençin, Likes me bllok. Floririt te Krrabes! Prandaj eshte mire qe Adrian Thano apo djali i Aqif Dabulles se nderuar te dalin hapur. Te tregojne se ku e kane hallin dhe çfare duan!
O Burim i LSI-së
Ty keshtu te leverdis
Shpif e shpif, porsi Pis
Nga Haremi i Partisë…
+++
Cfare do themi per Klinton
A per Bushët Babë e Bir
E kupton a se kupton
O Burimi me delir!?…
.+++
Bëhet fjalë per SHBA
Dhe nuk ish ndonje hata,
I votoi nje Amerikë
O Burim, Njeri i lig…!
C`te gjeti more Arben Duka.! Kush ta prishi mendjen more burre,!
Ke shkrojtu me qinda e mijra vargje dhe kurre me keqe se kete rradh nuk ke vepruar.
Mendo pake se cili eshte qellimi i ketyre dy ministrave qe Edi Rama i mori.
Po si munde te behet bashkimi i kombit tone ndryshe,?
Kete nuk e thua.
Sa deshire do te kish te kthehesh ne kendin 18 o
Sa mbeshtetje dhe perkrahje do te gjenden ne krahun tene.
Arben.! Busulle tuaj i kan humbur akrepet,! Mos ece me busull te prishur ARBEN.!
Nese doni te na mbushni mendjen qe i gjati paskesh iden per te afruar bashkimin kombetar nepermjet posteve qeveritare.Do ishte ma e pranushme te kembenin nji grup kosovaresh nga qveria e Ramushit me 4 – 5 poste qeveritare per tek qeveria e te gjatit me konvertim po te nji grupi qeveritaresh 4 – 5 poste qeveritaresh nga qeveria e te gjatit per tek qeveria e Ramushit.
Mos e humbni torruan: Per ministrin Bushati i gjati e ka quajtur te sukseseshem,brilant.At’here pse ban pazare qe nuk i ha as debili i ma debilave.
Gjeja ma e domosdoshme dhe teper e rendesishme asht te shkarkohet si mkryeminister dhe te mendohet thelle qe te mos gezoj asnji post partie i gjati.
Rama duhet shkarkue edhe per te vetmin rast qe ne postet qevritare dhe ne kuvend ka pranue individ pa diploma te shkolles se larte.
Kowboy pa te mesme,e sa esa te tjere qe te marrin gjak ne vetull qe mbajn diploma plagjiature,te vjedhura.vetem ky fakt Rama duhet te shkarkohet.Pavarsisht se ekziston nji fare ideje qe ky asht ma i miri i flliqesinave qe drejtune shetin per 30 vjet sistem hibrid kapitalist.
Nga vargjet e Arben Dukes nuk munden te mesojne vetem ata qe nuk i kuptojne !
Nuk ndryshoi qeverine aspak ai zorra i gjat,
per ate Ditmirin e Sules, per ate Bushat,
vertet ndryshimet per njerin Rama i levroi,
por ato qe hoqi, vec per Gjiknuren i qeroi,
.se i dolen qeverise petet e byrekut mafioz,
40 milion Euro nje 26-vjecari, i dha ky karagjoz,
dhe kur erdh mandata e zullumit nga Amerika,
Rama shpejt nxitoi te heqe Gjiknuren nga frika,
por nuk e la vetem, ca tjere i bashkengjiti,
se i iku boja surratit, dhe nga frika lebetiti,
u kap nga Amerika ai tenderi i fallsifikuar,
apo e harrove ket zullum o Duka i zgjuar?
Eh, moj Xhane,
Moj Black Swane
Muhabetit vëri Veshin
Vëri Veshin dhe jo Preshin…!
+++
Nuk je ti që rrëzon Ramën
T’ jetë për ty ti i vë Flamën
Atë e voton Sovrani
Dhe sot e kërkon Vatani….
+++
Po te mos kish kompromis
Me Metën e Leshelis
Do ish Salua ky burrë Pis
Në krye te Qeverisë…
+++
Se ti shpesh
Qan e qesh
Të pacim moj bejlereshë
Që na ke shkuar për lesh….
—————-
Dhe tani një nga ato barsaletat e Laberisë….
U ngrit një si puna jote, nga Brukseli dhe shkoi në Vlorë.Takoi nje shoqen e saj te vjeter, që dikur me të kishin prashitur tok misër dhe e pyeti:
– Do vish me mua në Bruksel?
– Cfarë të bejë unë në Bruksel, – ju pergjigj shoqja e vet.
– Hajde, i tha, po të pelqeu rri, po nuk të pëlqeu, ktheu prapë ne Vlore…
– Po unë nuk di gjuhën, tha ajo.
– Gjuha belge eshtë e thjeshte…fjaleve shqip shtohu nga një “o” në fund dhe kjo eshte gjuha… E “siguroi” ajo….
– Mirë i tha ajo e shkreta…Dhe u nisën të dyja për Bruksel.
Kur mbriten, shkuan ne nje Restorant dhe porositen të hanë Drekë….
Erdhi kamarieri.
– Kamarier-o, unë-o dua-o një Supë-o , nje turli-o…
Kamarjeri ja pruri…
Hengri mikja, sa i shkoi kërthiza shtrëmbër…dhe i tha shoqes se vet:
– Kjo gjuha belge qënka kollaj fare…!
E degjoi kamarieri dhe ju pergjigj:
– Po , e lehtë eshtë kjo gjuha belge, i tha por….mos të isha unë shqiptar-o, Zotrote do haje një Mut-o….
Edhe ti Vero Swania, ….
na i ben te lehta gjerat fare….
Por në fakt jane pak të trazuara….!
Isakte, i vertete, ARBEN DUKA!
Ish ministrin Bushati besoj se shpejti do ta kemi kandidat per bashkine e Shkodres.