Gjithë të përgjuarit e SHISH

redaktor

Skandali i SHISH ka dhe një surprizë pothuaj të pabesueshme: në listën e emrave të përgjuar nga SHISH është dhe një individ shumë i njohur në Tiranë për shkak të marrëdhënies së tij të veçantë me ish-kryeministrin Berisha. Emrat e tjerë, përgjithësisht nuk bëjnë surprizë dhe në një pjesë të tyre, disa nga ta janë nga njerëzit më të njohur në vend. Por për publikun e gjerë, më shumë se gjithçka tjetër, ka ngjallur kureshtje lista e emrave të të përgjuarve. Një listë e tillë, e konsideruar sekret, në fakt ka shumë kohë që qarkullon në Tiranë. Shumë përpara sesa të krijohej komisioni parlamentar për hetimin në SHISH dhe po shumë përpara se të merreshin për herë të parë provat indirekte për ekzistencën e përgjimeve të diskutueshme. Burimi që e konfirmonte një gjë të tillë vinte po nga “përgjuesit”. Ato kanë nisur sidomos nga dhjetori i vitit 2012 dhe kanë vazhduar deri në mars 2014. U ndërprenë në këtë moment, pikërisht kur drejtori i SHISH u thirr për të dëshmuar në komisionin parlamentar të sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë. Por në asnjë rast, targeti politik i përgjimeve, nuk është dëgjuar në mënyrë direkte. Ata janë përgjuar në komunikimet e tyre me të tretë. Dhe po kështu, asnjë nga këta të tretë, të paktën formalisht nuk është vënë në mënyrë të paligjshme në përgjim: për secilin prej tyre ka një vendim të prokurorit për përgjim parandalues, siç quhet në gjuhën e ligjit.

Listën e kryesojnë dy njerëzit më të fuqishëm politikisht në Shqipëri, Edi Rama dhe Ilir Meta janë në krye të kësaj liste. I pari është përgjuar për një vit rresht, së paku. Bisedat telefonike të Ramës kanë qenë me më shumë “interes” sidomos në dimrin dhe pranverën e vitit 2013. Atëherë kur mendohej se nëpërmjet telefonit do të zbulohej taktika elektorale për zgjedhjet që ishin në prag dhe kryesisht marrëdhënia që dukej se do të vendosej me LSI-në. Për të njëjtën arsye është intensifikuar dhe dëgjimi i telefonit të Ilir Metës, në atë kohë edhe zyrtarisht aleat në qeverisjen Berisha. Interesante është që të dy protagonistët e politikës e dinin mirë një fakt të tillë – përgjimin – dhe në telefonatat e tyre me të tretë, për një periudhë të gjatë e kanë fshehur negocimin e tyre kompleks për koalicionin e mundshëm parazgjedhor.

Ndër ta, sidomos Rama, përdorte shumë komunikimin me BBM, të serverit të telefonit të tij Black Berry, teorikisht shumë i vështirë për t’u interceptuar dhe praktikisht gati i pamundur për veshin shqiptar.

Lista vazhdon me Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn, dy nga emrat më të rëndësishëm të PS-së së djeshme në opozite. Ajo ka gjithashtu emrat e Saimir Tahirit, llir Beqes, Ben Blushit, Tom Doshit, Besnik Bares, Taulant Balla, Paulin Stërkajt, Erion Veliajt. Në listë janë dhe emra të tjerë deputetësh të djeshëm dhe të sotëm: Armando Prenga, Pjerin Ndreu, Mark Froku, Vangjel Dule e të tjerë si Vasil Bollano.

Nga maxhoranca e djeshme janë dëgjuar vetë kryetari i sotëm i PD-së Lulzim Basha, Astrit Patozi, Ilir Rusmajli dhe i ndjeri Sokol Olldashi. Për rrethana shumë të çuditshme është përgjuar dhe një njeri shumë i afërt i zotit Berisha dhe ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë Agron Kuliçaj.

Në listën e gazetarëve të përgjuar janë rreth shtatë gazetarë të njohur dhe dy pronarë të rëndësishëm mediash vizive.

Në listën e biznesmenëve të përgjuar janë së paku gjashtë të tillë që janë ndër 20 tatimpaguesit më të mëdhenj të vendit.

 

Po kështu, janë dëgjuar dhe disa bashkëpunëtorë të afërt të kryeministrit Rama dhe një nga ish-drejtorët e rëndësishëm në bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Lulzim Basha, i cili tani është në telashe me ligjin.

 

Revista JAVA, prej disa vjetësh ka paralajmëruar mundësinë praktike të përgjimeve të paligjshme në vend. Burimet e saj konfirmojnë se Rama, si kryeministër ka një vit që nuk është informuar për këtë temë nga SHISH. Dhe po kështu, pothuaj askush nga të përgjuarit direkt të SHISH, nuk ka rezultuar me probleme me ligjin.

 

Në Shqipëri ka disa agjenci të cilat kanë mundësi të bëjnë përgjime.

 

Lista

Edi Rama

Ilir Meta

Lulzim Basha

Një njeri shumë i afërt i zotit Berisha

Gramoz Ruçi

Fatmir Xhafaj

Saimir Tahiri

Ben Blushi

Ilir Beqaj

Besnik Bare

Taulant Balla

Tom Doshi

Erion Veliaj

Paulin Stërkaj

Armando Prenga

Vangjel Dule

Sadri Abazi

Mark Frroku

Pjerin Ndreu

Astrit Patozi

Ilir Rusmali

Shtatë gazetarë

Dy pronarë mediesh

Gjashtë biznesmenë

 

Share This Article
4 Comments
  • Po Avrizu eshte se nuk ka mundesi te jet kaq i fuqishem Berisha me gjithe Visho Boshnjakun qe Te mos i ngulete anje gjembe ne kembe dikushe mbron aleatet nuk na duan te keqen ?????????

    • Nuk eshte me servili i Rames or jo. Po i merr ere bythes se Metes tani se e ka keshilltar Meta. Lencioni eshte djale i bindur, nuk i lodh shume shefat, ben gjithnje cfare i thote shefi.
      Lencioni ben mire punen e thithjes se aromes se bythes dhe Meta duhet te kete ngelur i kenaqur me shkrimet e tij te pergjimeve. Lencioni ka treguar kurajo te larte profesionale, duke fshehur emrat e trafikanteve me te cilet fliste ne telefon shefi i tij dhe duke sulmuar SHISH qe sipas Lencionit ka pergjuar pa pike turpi trafikantet qe flasin me padronin e tij.

      Perpara me Lencionin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *