Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka postuar ditën e djeshme një punim interesant të tijin ku praqet kryeministrin Rama të rrethuar nga emrat që kanë bërë zhurmë dhe lajm këto ditë.
Ai e shoqëron karikaturën e tij me shënimin “Kryengritja ndaj Ramës në PS dhe arsyet e saj vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale. Nga kërkimi për të ruajtur dominimin lokal deri te tentativa për t’u rivalizuar brenda partisë dhe fituar pushtet përballë Kryeministrit, që ka shmangur senatorët dhe është fokusuar te të zgjedhurit prej tij”.
Personazhet duken qartë, por edhe frazat tipike që i kanë theksuar ata vetë këto ditë… Eh, nuk qenka e thjeshtë të jesh kryeministër!

Zgjoi i grerëzave shqiptare.
SHUME THENIE E SAKTE QE E KISHA HARRUAR PREJ 30VITESH!
MJERE RAMA ME CFAR KOKE GJEMBACE E TURI THUMBA KA TE BEJE
I vetmi karikaturist i mirë shqiptar. Urime Bujarit që gjithmonë na jep kënaqësi.
u zgjua nga gjumi ky, …….