Masën e sigurisë “arrest shtëpie” ka vendosur gjykata për gjyqtaren Mimoza Margjeka.
Avokati i gjyqtares Mimoza Margjekaj pas përfundimit të seancës së sigurisë ndaj gjyqtares, tha se do ta ndjekin në rrugë ligjore, pasi sipas tij nuk ka asnjë çështje.
“Këtu nuk ka çështje. Ne do të ndjekim rrugën ligjore. Çështja është brenda ligjit. Nuk ka absolutisht të zbatohet një masë represive të tillë, hetimi le të vazhdojë. I bëj thirrje medias të futet në proces”, tha avokati i mbrojtjes.
Seanca e gjyqtares, Mimoza Margjeka në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme ka nisur me tension. Ajo akuzohet se do të merrte 6 mijë euro ryshfet për të liruar një trafikant klandestinësh nga burgu.
Në GJKKO, në seancën e sotme, kanë mbërritur më parë dy të burgosurit, ndërsa gjyqtarja Mimoza Margjeka ka mbërritur me vonesë, ecila nuk ishte njoftuar në kohë. Ajo ka refuzuar dhe ka kërkuar që t’i dorëzohet shkresa. Çështja po gjykohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.
Avokati Skënder Demiraj, ka shpërthyer në seancën me dyer të mbyllura duke theksuar se nuk ka marrë asnjë qindarkë as për gjykatën dhe as për veten e tij.
Gjyqtarja Margjeka është shfaqur shumë e tensionuar në seancë përpara trupës gjykuese. Ajo ka shprehur se nuk kujton asgjë dhe se ka shkuar vetëm në masat e sigurimit për shkak të situatës së Covid-it dhe praktikat janë të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja theksoi se do ta kalojë Vettingun dhe se bashkëshorti i saj është në burg padrejtësisht, pa asnjë provë.
a.t / dita

Opo ka drejtësi, po lëre.
Gjithë të tjerët burg.
Destinacioni përfundimtar i parave shpi.
Kjo është allbania urupiane
Një histori suksesi