GJKKO rrezikon mbylljen, nga 16 gjyqtarë kanë mbetur 8, nuk plotësohen tre kolegjet

Ornela

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit rrezikon të dalë jashtë funksionit. Shkak është bërë vendimi më i fundit i vettingut që ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Bib Ndreca.

Ndreca iu nënshtrua vettingut dhe për afro një vit vendimi ndaj tij u shty për t’u shkarkuar mëngjesin e kësaj të hëne.

Gjykata e posaçme kundër krimit e korrupsionit përbëhet nga 16 anëtarë ndërsa sot ajo ka mbetur me tetë anëtarë duke rrezikuar krijimin e tre kolegjeve, pasi çdo trupë gjyqësore përbëhet me tre gjyqtarë në kolegj.

Me tetë gjyqtarë plotësohen vetëm dy kolegje dhe një mbetet vetëm me dy gjyqtarë. Dikur ish Krimet e Rënda të krijuara në 2004, një gjykatë karriere e suksesi, sot rezulton se për pesë vakanca të shpallur ka vetëm 3 kandidatë.

Por përse nuk polotësohet gjykata e posaçme me tre kandidatë të rinj?

Sipas Report Tv shkak është kushti ligjor që kërkon kalimin e vettingut në të dyja shkallët për gjyqtarët. Mes gjyqtarëve që kanë kërkuar t’i bashkohen gjykatës së posacme kundër krimit e korrupsionit janë Erion Bani nga gjykata e Tiranës, Erjon Çela nga gjykata e Tropojës dhe një gjyqtare.

Asnjë prej tyre nuk e ka kaluar vettingun në të dyja shkallët dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor është në pritje të certifikimit si nga KPK e KPA për ti emëruar.

Në këtë situatë kur vetting shkarkon gjyqtarët dhe procesi i konfirmimit mbetet i ngadaltë kjo gjykatë rrezikon të mbyllet duke cënuar besimin e publikut ndaj reformës në drejtësi dhe pritshmërinë për të goditur të paprekshmit.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Pse qysh kur ka patur publiku besim në deformën në padrejtësi?

    Sa për rifreskim kujtese, padrejtësia ka plot 75 vite që triumfon e dhjerë por krenare mbi drejtësinë.

    Shkaku është se deri më sot kemi patur vetëm burracakë shteti.

    I vetmi që tentoi të hidhte themelet e shtetit demokratik deri më sot ka qënë Fan Noli.

    Kur do lindë vatani një të dytë?

  • Keta gjejne lloj llloj marifetesh si e si qe mos ngrihen organet e drejtesise, jo se keta nuk jane te lyer dhe ketu duket qarte se sa i rrenjosur eshte ky kanceri i korrupsionit

  • Korrupsioni shteteror ,nga te gjitha partite te ketyre 3 dekatave eshte i njejte ,eshte gjithmon i sabotuar nga poltika .Ata i lane keta gjygjtare te behen hajdute ,e sot nuk e kalojne vettingun .Por te kote e kane me keto sabotime e shtyerje kohe . .Besoj se Amerika e Gjemania do e coje deri ne fund kete nismen e tyre , qellimin per te denuar peshqit e medhenj .Per te pasur nje gadishull perendimor te qete ,pa sherre dhe afate gjate zhvillimi dhe harmonie .Eshte me se e domosdoshme .

    Na nevoitet ne shqiperise patjeter ,eshte i vetmi shanc per tu zhvilluar ,si nga ana ekonomike dhe sociale :::

    Nje drejtesi qe eshte e pa mvarur nga politika ,dhe nje drejtesi qe eshte e varur koke e kembe nga ligji .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *