Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Ligjeve, duke propozuar ndryshime në Kodin Penal për krimet në fushën e sigurisë ushqimore. Legjislacioni në fuqi është i vakët për këto çështje dhe pa specifikime të plota.
AKU kërkon të dënohen penalisht ata që prodhojnë, ruajnë, transportojnë apo tregtojnë, prodhime të pasigurta. Po ashtu kërkohet ashpërsimi i dënimit për falsifikuesit e produkteve ushqimore.
Më konkretisht, për prodhimin dhe shitjen e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin kërkohen dënim me burgim deri në 3 vite. Kur vepra kryhet në bashkëpunim, ose kur nga kjo vepër penale ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vite.
Por, kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, të fëmijëve, grave shtatzëna, dënohet me burgim jo më pak se 10 vite.
Ndryshimi i Kodit Penal kërkon një shumicë të cilësuar parlamentare prej 84 votash, e për këtë mazhorancës i duhen edhe votat e opozitës. Deri më tani nuk ka sinjale nëse propozimet do të merren në konsideratë.
o.j/dita

kerkojne me patjeter si te babezitur qe jane te rrisin kopetencat e tyre me qellim grabitjen me dhune te popullit,eshte institucion qe u bene reklam prodhimeve te ardhura nga jashte dhe bene nje lufte te pameshirshme te prodhimit vendas.Grabitqare.
Kur nje person kryen nje veper penale e di qe eshte kunder ligjit ,prandaj che rrezikon i Kerr parasysh te gjitha njelloj si qe shperndan droge.Prandai denimi duhet te jete i prere e jo variabel,sic thone sipas kokes te vene festen,jo.Denimi fix,10,15,20 e ku di une sa te jete,por ne asnje menyre variabel.
Nje lidhje teli jasht sahatit denohet me burg… Nje falsifikim apo tregtim ushqimesh jash standartit qe rrezikoin qindra jete njerzish, denohet me qortim, paralajmerim dhe maksimumi me gjobe…Ndaj organet ligjberse dhe ato zbatuese duhet te veproine sa me par per marrjen e masave efikase per rritjen dhe garancine e sigurise ushqimore…Bravo AKU!!