Gjobat për maskat/ “Janë ndëshkuar 2811 qytetarë në të gjithë vendin”, Lleshaj bën bilancin

time

Sandër Lleshaj, Ministri i Brendshëm me anë të një postimi në Facebook ka bërë bilancin për gjobat e vendosura nga ana e policisë për qytetarët e pabindur që nuk vendosën maskë.

Sipas Lleshaj nga data 15 tetor, kur me vendim qeverie nisi zyrtarisht mbajtja e maskës me detyrim dhe deri sot janë gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra 2811 qytetarë në të gjithë vendin.

Reagimi i plotë:

Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Gjobat do te shtohen dhe keshtu do te kemi raste te reja per ne psiqiatri dhe burgje! Kjo do ti kushtoje arkes se shendetsise dhe buxhetit te shtetit, qe do te thote rritje taksash, -keto te fundit paguhen nga punetoret dhe punonjesit! Dhe meqe keta nuk i mbulojne me dot keto shpenzime shtese, merret me shume borxh jashte shtetit dhe shteti dhe popullata bien me shume ne sklllaveri te te huajve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *