Gjobë 350 mijë € depozitës në Porto Romano, KM shumë i prerë me abuzuesit, e publikon vetë

Bora Basholli

Kryeministri Edi Rama njofton sot se aksioni kundër informalitetit ka ndëshkuar një tjetër subjekt abuziv.

Sipas kryeministrit, depozita në Porto Romano të Durrësit është zbuluar duke hedhur në treg karburant pa akcizë, përkatësisht ka rezultuar me mangësi në deklarimet e 233 mijë litra benzinë dhe për këtë arsye është aktivizuar masa ligjore ndaj subjektit.

Në videon e publikuar nga Rama në “Facebook”, thuhet se kompania është gjobitur me një shumë të majme prej 350 mijë euro.

Më tej, kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore, jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera pa akcizë.

b.b/dita
Share This Article
2 Comments
  • Dmth, kujt kompanie i perket ….??
    Ose thuaje emrin e kompanise, ose mos e jep lajm fare.
    Je kryeminister demasko , kushdo qe te jete, edhe miku jot oligark me letra fallco po te jete , demaskoje …., ne te kundert shko ha ngjala te pronat e grabitura te ilir presidentit

  • Të gjithë e dinë se 15 vjet më parë, sistemi kriminal u krijua nën Fatos Nano, qeveria e Edi Ramës dhe nënshkrimi i Edi Ramës në 2004, gjithashtu për importin e plehrave për të djegur mbeturina mafioze atje. Idioti në Facebook, Edi Rama, me bandat e tij të bandave të bandave, pastrim parash dhe vjedhje të 500,000 metrash katrorë në Tiranë tashmë ishte i dokumentuar në atë kohë. Alban Yhillari, gjithashtu mashtrim nafte, Deligjori, drogë, ndërtim i paligjshëm, Gjithë në atë kohë partner i Edi Ramës edhe në Durrës, nga gangsteri Vangjush Dako dhe i përfshirë në mënyrë aktive. Valbono Sako. Edhe urdhrat e vrasjeve përreth dyqaneve kishte nga “Klubi Rotary” Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *