Marku kërkon përparësi për “krimet zgjedhore”: Gjobë ose burg për ata që nuk dorëzojnë Bashkitë

Leda Hysa

Opozita ka nisur tentativat për të bllokuar konstituimin e këshillave bashkiakë në ato bashki të cilat i qeveriste deri përpara 30 Qershorit.

Testi i parë, por pa sukses ishte Bashkia e Devollit.

Për të justifikuar mospjesëmarrjen në zgjedhjen dhe lënien në tavolinë maxhorancës së Edi Ramës, të bashkive që qeveriste vetë eksponentë apo mbështetës të opozitës me tentativat bllokuese të bashkive po përfshihen në krime zgjedhore, sipas prokurorisë.

Pak ditë përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit, Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme lëshoi një udhëzim për prokuroritë e rretheve ku kërkonte dhënien përparësi hetimeve për veprat penale që lidhen me zgjedhjet ditën e zgjedhjeve e më pas.

Ata ish-kryebashkiakë, të cilët nuk do të lirojnë zyrat priten të përballen me akuza në bazë të nenit 249 të kodit të procedurës penale.

Ky nen parashikon se:

Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij, vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer një vit.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Marku si me qen ministre e qeverise.
    Lepe peqe sipas prioriteteve te Rames.
    Po heto edhe pergjimet e Dibres o moter, a nuk jane krime zgjedhore?
    Keshtu do ecim ne, kush qeveris te ben shurren ne koke dhe nuk e gjen gje, vetem ata perballe jane armiq?
    Ndodhi me Berishen, sa here duhet te ndodhi?

  • Po per ata politikane qe mbushen kutite e votimeve ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ato lokale, a ka moral kjo krieprokurore e pergjitheshme e perkoheshme Marku per te kryer detyren? Po per ata zyrtare e biznesmene te denoncuar me ze figur e deshmi te gjalla qe po i servirin popullit prej vitesh produkte ushqimore te tej ngopura me hormone e kimkate qe po ja nxijne e shkurtojne jeten popullit pa dallim ngjyre, bindjesh apo besimi,a ka moralo kjo cuce, kure te gjitha keto jane te denoncuara me ze, figure e deshmi te gjalla? Dhe sa duhet te peresi populli per te hapur keto dosje te tejpluhurosura nga prokurore e gjykates te binjakeuar me boten e kimit e korrupsionit, e armiqte e Shqiperise, moj cuca Marku? A e din kryeprokurorja e pergjitheshme perkoheshme Marku se kriminelet e fshehesit e krimeve jane te barasvlefshem?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *