Turistët që do të vizitojnë ishullin Capri në Itali, nuk duhet të marrin asgjë plastike me vete, ndryshe do të gjobiten.
Një ligj i ri thotë se ndalohen çantat plastike, pjatat, gotat dhe çdo gjë tjetër e përbërë prej plastikës. Nëse shihet dikush me to, mund të gjobitet me 500 euro.
Ndalimi filloi këtë muaj me qëllim për të mbrojtur bregun dhe tokën.
Kryebashkiaku Giovanni de Martino e ka mirëpritur vendimin dhe ka thënë për The Times: “Është një ndryshim i madh, por ne po përpiqemi të mbrojmë ambientin.”
j.l./ dita

Bravo