Gjokset kundër tankeve

Ornela

Nga Sali Onuzi 

(Kushtuar Dëshmorëve të  Atdheut të Br.24 S, me rastin  e 74 vjetorit tëçlirimit të Tiranës  e të Shkodrës)

Mu të Kthesa e Kamzës, në dy pllaka të thjeshta mermeri janë gdhendur emrat e shtatëmbëdhjetë ish partizanëve të Brigadës së 24 sulmuese ( tëLumës ),që ranë në luftë për Çlirimin e Tiranës. Tetë prej tyre ranë aty te “Kthesa “,nëntë të tjerë ranë në pozicionet e tjera majtas e djathtas, nga ish autoreparti (sot Instituti HarryFultz) e deri në kodrat e Domjeve.

Këta janë :
1-Abaz TahirPeposhi, Lusën
2-Dervish HasanHasani Bardhaj,Dibër
3-Elmaz Hasan Ademi, Bardhoc
4-Gani HajdinDuraku, Morin
5-Hakik Sherif Gjici, Bushtricë
6-Idriz Nuri Gafurri, Çajë
7- Maliq Imer Topuzi Lashkizë, Diber
8-Nuredin TahirBraha, Canaj (Bicaj)
9-Osman HalitQinani, Arrën
10-Ramadan MuharremKotarja, Gjegje
11-Ramadan Hamit Shahu, Bardhoc
12-Sabri Islam Gjici, Bushtricë
13-Sadik TahirPalushi, Palushe
14-Shefit MehmetSmana,Çajë
15-Vehbi Ramadan Shehu, Canaj (Bicaj)
16-Xheladin Nuredin Mici, Gjegjën
17-Maksut Rexhep Fetishi, Shishtavec

Siç shihet edhe në këtë listë, si në rreshtimin luftarak 74 vjet me parë këtu janë bashkë lumjanë, goranë,dibranë e malazias, të gjithë shqiptarë, patriotë, djem të rinj, që të kujtojnë formacionet e gjyshërve të tyre që kishin luftuar e fituar bashkë kundër ushtrisë pushtuese serbe në nëntor 1912, si sot 106 vjet më parë në betejën e famshme të Lumës.

Lufta 19 ditore për Çlirimin e Tiranës është një epope e lavdishme e popullit dhe e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ajo kishte nisur që më 29 tetor.Me 11 nëntor 1944 kjo luftë po hynte në fazën e saj përfundimtare. Brigada e 24 S ishte thirrur me urdhër të Komandës së Përgjithshme të merrte pjesë në këtë betejë të madhe.

Ajo ishte një brigadë e re,një muaj e një javë nga krijimi i saj.Kronika e luftimeve të saj përmbante një pritë kundër forcave gjermane në rrugën Kukës –Prizren dhe një marshim të sforcuar tre ditor nga Luma në Mat e në Tiranë, ku arriti me datën 10 nëntor.Por po vinte të merrte pjesë në çlirimin e Kryeqytetit dhe po rreshtohej përkrah njësive më të mira të Ushtrisë NC, brigadës së I, IV,VIII,XV, të XVII dhe të X dhe të XXIII sulmuese.Rajoni i saj i luftimeve shtrihej nga Autoreparti(sot Instituti HarryFultz),Lapraka dhe në kodrat e Domje me thellësi deri në Laknas, në krahun e djathtë të rrugës, midis Brigadës së I dhe Brigadës XXIII s,që luftonte nga Vora e më tej.Përballë saj në anën tjetër të rrugës ishte Brigada X S dhe batalioni  “Antonio Gramshi”.Detyra e tyre: të bllokonin hyrjen dhe daljen e forcave gjermane nga Tirana.

Në Tiranë mbrohej një garnizon i fuqishëm gjerman, i pajisur me tanke, autoblinda dhe artileri të rëndë.Në përforcim të tij,në tërheqje e sipër me 11 nëntor doli nga Elbasani një grupim tjetër i madh,sipas dokumenteve gjermane,i përbërë nga 5000 ushtarë dhe oficerë,2000 prej të cilëve morën rrugën e qafë-Krrabës për Tiranë dhe 3000 të tjerë për Durrës e Vorë.Grupimi “Steyrer” që zbriti në Ibë e Mushqeta, siç dihet u rrethua nga Brigada e 17,4,8 dhe 15 sulmuese, të cilat në 15 nëntor gati e asgjësuan tërësisht, vetëm rreth 500 prej tyre u futën në Tiranë.

Ndërkohë nga Vora niseshin grupe të fuqishme për t’u futur në Tiranë.Kundër tyre Brigada e 24 dhe Brigada e 10 s,  kishin ndërtuar barrikada në rrugë.Tanket gjermane pasi i gjuanin barrikadat me predha, së fundi sulmonin për t’i shkatërruar fizikisht me peshën e tyre të blinduar.Kronikat thonë se vetëm në një rast forcat gjermane mundën të hyjnë nga Vora në kryeqytet të përgjysmuar, në rastet e tjera u kthyen mbrapsht. Edhe ato që kishin mësy për të dalë nga Tirana nuk ia dolën dot deri me 16 në mbrëmje.Në këto ndeshje të egra me tanket gjermane partizanët e Br. 24S luftonin me armët e këmbësorisë, me ndonjë granatë e rrallë ndonjë antitanks.

Tipik është luftimi dhe rënia e komandantit të kompanisë së dytë Vehbi Shehut dhe dy partizanëve të tjerë,NuredinBrahës dhe SadikPalushit. Bashkëluftëtari i së njëjtës llogore me to, SadikKërxhaliu, ka treguar kështu: “Dy tanke përpara dhe një autoblindë pas tyre po vinin drejt barrikadës së kompanisë së dytë… Vehbi Shehu me granata dhe një pushkë antitanke në dorë u nis në sulm drejt  tankut të parë duke qëlluar mbi të. Kur u afrua 6-7 metra mori të hidhte granatat, por në këtë çast autoblinda e qëllon për vdekje. Ai ra buzë xhadesë afër barrikadës. TogkomandantiNuredinBraha,dhe pas tij SadikPalushi, u hodhën në sulm kundër tankeve,qëllonin me bomba dore dhe përparimi i tyre u bllokua. Nuredini mori në krah komandant Vehbiun për ta tërhequr, por sa u ngrit në këmbë u godit me dy predha, njëra në kokë dhe tjetra në anën e djathtë të gjoksit. Megjithatë ai ecte duke u lëkundur e i larë në gjak, në ndihmë i shkoi Sadiku, por edhe ky ra i vdekur nga plumbat e armikut.Nuredini bëri disa hapa,por nga plagët e rënda dhe pesha e komandantit që mbante në krah ra përtokë përpara pozicioneve ku po luftonte …e gjithë kompania jonë.Barrikadën tonë lumjane nazistët nuk e kaluan dot”. Kështu ranë si trimat 17 partizanët e Brigadës 24 s.

Një kronikë interesante për qëndresën dhe rënien heroike të tyre e jep vetë komandanti i shtabit operativ, kolonel Mehmet Shehu në librin e tij “Lufta për çlirimin e Tiranës”për njërin nga këta dëshmorë: “Në pozitat tona te burgu i ri është plagosur një partizan,shkruan Shehu.Maksut Rexhepi nga Luma (në fakt nga Shishtaveci. S.O), qëllon me anti-tank pa reshtur pozitat e armikut për të lehtësuar tërheqjen e shokut të plagosur.Në këtë kohë arrijnë tetë tanke për t’u çelur rrugën gjermanëve të rrethuar. Detyra e Maksutit në këtë rast është e rëndë. E gjithë skuadra po rrethohej.Maksuti sjell anti-tankun kundër tankeve armiq dhe,duke qëlluar pandërprerje lehtëson kalimin e skuadrës partizane. Ky gjest i kushtoi jetën: duke kaluar shokët e fundit, Maksuti vritet nga tanket armiq”. (f.79).

Me 23-28 nëntor 1944 Brigada 24 do të sulmonte për çlirimin e Shkodrës, kryeqendrës historike të Veriut dhe terreni i saj i luftimit do të ishin kodrat e Bërdices dhe të Beltojës, përballë mbrojtjes së fortifikuar gjermane dhe artilerisë së rëndë të vendosur në Kalanë e Rozafës Në portat e Shkodrës ranë edhe 5 partizanë të tjerë të Brigadës së 24 S:

1- Emri MetushHalilaj nga Canaj, Bicaj
2- HasanHysenLika nga Lusna
3- Islam RamadanXhahu nga Gjegjni
4- IsufJasharSeferi nga Fshati
5- ImerRamadan Mata nga Zapodi

Brigada që nuk pati kohë të parakalonte në Tiranë me 28 nëntor,parakaloi me 29 nëntor në Shkodrën e çliruar.Me pjesëmarrjen në çlirimin e Tiranësdhe të Shkodrës, me 22 dëshmorët, Brigada e 24S e kaloi me sukses provën e saj historike,duke kaluar e luftuar edhe përtej kufijve të saj lokal, krahinor, siç kishin bërë paraardhësit e tyre dikur, duke luftuar në Qafe Duhle,në grykën e Crnalevës, në Kaçanik e deri në Shkup, për të cilët kënga popullore thotë: Djemtë e Lumës s’po kanë dert/ se ka’ i luftë e bëjnë për vjet/luftë më krajl e luftë me mbret”.
Në mbyllje të këtij shkrimi  modest desha të sjell fjalët e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare dhënë tetë vjet më parë  gazetës së Prishtinës “ Zëri”: “Ky është përkujtimi i një lufte dhe i martirëve të saj.Lufta ka ndodhur vërtetë.Të vrarët kanë ikur nga kjo botë vërtetë.Ndonëse ndihmesa e Shqipërisë në përplasjen botërore ka qenë modeste, pjesëmarrja ka qenë në nderin e saj.Kjo është e vërteta që jep historia”.
Dhe në këtë histori të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare lumjanët,goranët, dibranët  e malaziazit etj., kanë pjesën e tyre të shkruar me luftë e me gjak në dy nga betejat më të mëdha të UNCSH , për çlirimin e Tiranës dhe të Shkodrës.

Share This Article
2 Comments
  • Kot na i shkruani keto histori mbasi me nji te dredhur te penelit Minister-Kryepiktori me nji shqelm mushkut i holli posht gjithe heroizmat tuaja me irabiltimin Mit’hatit te frashellinjeve qe e ka cue per dekretim tek Like Floririt per guximtari e trimberi te pashoqe tradhetiet mbasi ka gezue kulture komplekse simbas historianit Paskal Pillo me falni,Milo qe e ka vue ne perdorim ne ushtrimin me bashkpunim me pushtuesit kunder ju te gjitheve qe per mendni ne kete shkrim historine sa te dhimbeshme aq heroike dhe krenarie kombetare.E vetmja lufte qe shqiptaret kane nderin e krenarise ne admirim ne shekuj.

  • Mh,
    Aman aman,e vetmja lufte e admirueshme? Cfare adminirim keni per nje lufte kur armiku ishte ne terheqje…e kishte liruar tiranen.
    Kuksianet e mi ketu dhane jeten kot, se as nuk kishin ndermend germanet me shkue ne Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *