QERIM VRIONI
Studiues, kritik i artit të fotografisë dhe fotograf
Ka shkruar rreth 100 artikuj analitikë dhe studimorë mbi fotografinë shqiptare dhe të huaj si dhe në shtypin shqip në Republikën e Kosovës, SHBA, Rumani, Itali, Greqi, Maqedoni, Mali i Zi etj. Ka qenë pjesëmarrës me foto në disa edicionetë Konkursit Kombëtar “Marubi” në Tiranë, konkursin “Fokus” në Fier, ka marrëçmimin “Gjon Mili” në Prishtinë etj. Ka organizuar në Tiranë (GKA), Vlorë, Prishtinë dhe Grand Rapids (Miçigan, SHBA) veprimtarinë “150 vjet – Fotografi Shqiptare, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në Ekspozitën Ndërkombëtare “Il Lazio tra Europa e Mediterraneo”, Romë.
Ka botur librin studimor, “Fotografia – një grusht diell”, i pari libër memo-kritik në historinë e fotografisë shqiptare; librin “150 vjet Fotografi Shqiptare”; “Fjalori i Fotografisë”, edhe ky i pari në llojin e vet në Shqipëri, si dheka qenëbashkëpunëtor në albumin “50 Years of University of Tirana in 100 photos”. Veç këtyre ai ka botuar në shtyp artikuj të ndryshëm publicistikë me tema historike, shoqërore dhe politike.
“Pikëllim në një foto të vjetër” është libri më i fundit i Qerim Vrionit, që përbën njëkontribut tëçmuar në nxjerrjen nga mjegulla e kohës të një prej figurave të panjohura të fotografisë shqiptare, Kolë Macës me veprën e tij emblematike pak të panjohur, foton “Gjon Pali dhe e bija”.
“PIKËLLIM NË NJË FOTO TË VJETËR”
Historia, mesazhet dhe simbolika e një fotoje të vjetër, të rrallë dhe të panjohurnë librin e studiuesit Qerim Vrioni
Zylyftar HOXHA
Dikush do të mendojë se në këtë libër të fundit të studiuesit të mirënjohur të artit të fotografisë shqiptare, Qerim Vrioni, kemi të bëjmë me një monografi kushtuar veprës dhe jetës së fotografit të shquar shkodran (fatkeqësisht pak të njohur deri tani), Kolë Maca. Por s’është aspak kështu, në këtë libër janëvetëm dy faqe të jetëshkrimit të Macës (çka ngelet e hapur, që, në mos Qerimi, dikush tjetër të merret me jetën dhe veprën e këti fotografi të talentuar) dhe i gjithë libri merret me analizën historike, artistike dhe profesionale, me “leximin” dhe zbërthimin e vetëm një fotografie të Kolë Macës, asaj të titulluar, ndoshta nga vetë ai kur e ka dërguar për botim, “Gjon Pali dhe e bija”, që padyshim, hyn në kryeveprat e fotografisë shqiptare, pak ose aspak të njohur deri para pak kohësh, sikur ai të mos kishte jetuar fare ne këtë.
Po si u gjet fotografia? Filli nga Qerimi është kapur me dy foto të zbuluara në Vlorë, ku Kolë Maca kishte punuar për gati pesë vjetë: njëra dokumentare, funerali i rivarrimit të Ismail Qemalit në Vlorë, më 1919, dhe tjetra, disa gra fshatare të ngarkuara me dru. Pastaj fijet çuan në në albume, organe shtypi, sidomos në revistën “Minerva” të Nebil Cikës, ku Maca kish bashkëpunuar për disa kohë si fotoreporter, ku u gjetën fotoreportazhe, pasqyrime të ngjarjeve shoqërore, politike dhe historike të kohës, po ashtu edhe portrete, shkrepje çasti etj.
Nga hulumtimi u gjet fotoja që paraqet një vajzë përkulur mbi të atin e plagosur që po jep shpirt në një faqe të shtojcës kulturore “La Domenika del Corriere” të gazetës së njohur italiane “Corriere della Sera”, brenda një shkrimi me titull “La fine dell Guerra Balcanika”. Në fund shënohej emri i autorit. Më vonëfotoja u pikas në kopertinën e jashtme, e përsëritur në kopertinën e brendëshme dhe në faqen 133 të një libri botuar në Itali me titullin L”assedio di Scutari” (Rrethimii Shkodrës”, të gazetarit Xhino Berri. Në Shqipëri erdhi me botimin e At Justin Rrotës të një libri mbi Rrethimin e Shkodrës (1912-1913).
Pas historisë së gjetjes së fotos, studiuesi Vrioni merret me analizën e fotografisë dhe e nis këtë me temën e Vdekjes dhe Pasvdekjes në artin pamor botëror dhe atë shqiptar, temë që i përket edhe fotoja në fjalë. Këtu ai rreket që, me argumente të fortë kritike dhe artistike, ta rendisë këtë vepër në nivelet që i takon, si një ekskluzivitet që meriton vëmendje e kujdes, si një vepër rangu e pjace të lartë arti, ku dramatikja ngërthehet me estetiken.
Një vend të rëndësishëm në libër zë këndvështrimi poliedrik dhe në detaje i studiuesit për të na çuar atje ku atij i rri mendja, se kemi të bëjmë jo me një foto të thjeshtë, por me një kryevepër fotografike.
“Nuk ka sesi të përjashtohet krejtësisht mundësia e njohjes së drejtëpërdrejtë të Kolë Macës me Gjon Palin, edhe pse ky mbante veshje të malësive të Shkodrës (zona e Shllakut), ndërsa fotografi ishte qytetar. Kështu, Maca i është gjendur në çastet e sosjes së jetës dhe e ka fotografuar, edhe duke ja përjetësuar portretin në letër. Ndoshta nga miqësia (kësisoj edhe nga dobësia e dhimbshuria) midis tyre, ai nuk e ka quajtur të shuar, por të plagosur që do tëshuhet së shpejti, ose që po shuhet – shkruan Vrioni, duke shtuar: “Vijojmë më tej me këqyrjen e hollësishme të fotos. Duke vërejtur duart e të plagosurit dallohet në to njërruzare (që zakonisht mban një kryq), të cilin e mbajnë katolikët kur thonë një falje për mëkatet. Sipas fjalorëve të gjuhës shqipe, ajo u vihet edhe atyre që po shuhen, përgjithësisht në mungesë të priftit, për të falur mëkatet, siç mund të jetë edhe ky rast. Rruzarja tregon se mbajtësi i saj nër duarpo vdes (në mos ka vdekur pak çaste përpara fotografimit).

Një tjetër argument praktik që mbështet versionin se luftëtari Gjon Pali nuk është fotografuar në këtë jetë, por pasi është ndarë përfundimisht nga kjo botë, qëndron edhe tek veshja me ngjyrë plotësisht e zezë e të bijës, shamija e jazit (e vdekjes). Shqiptarët kanë qënë përherë tepër të vëmendshem që, gratë rrobat e zeza (të zisë), ndonëse të përgatitura, të mos i vishnin pa u siguruar fare mirë se njeriu i tyre që ishte në agoni, kishte mbyllur sytë përgjithmonë (kjo do të përbënte me siguri njëgjynah për myslimanët ose njëmëkat për të krishterët). Duke e kqyrur foton nga një këndvështrimi tjetër, shënojmë se si rregull i vdekuri rrethohet nga të gjitha anët me gratë e familjes, të fisit ose të krushqive, ndërsa në foton tonë nga e majta e të shtririt qëndron vetëm e bija, mbase mungesa e hapësirës lejon vetëm atë të qëndrojë te koka e tij. Apo mos kemi një inskenim?
Sipas traditës së Malësisë për kësi rastesh (për luftëtarë), “I vdekuri vishet me petkat më tëbukura , me armë në brezëe të krahut ngjat vehtes” (Bota Shqiptare, Tiranë, 1943-f.30), ndërsa malësori i fotos ka ende tëveshur këmishën e çasteve të plagosjes. Ndoshta nuk kanë pasur kohë për ta rregulluar të afërmit sipas zakonit? Po armë pse nuk i kanë vendosur nër duar, kur dihet se ai ka qënë luftëtar (e përsërisim, plagëtë marra në luftë-shkruan gazeta)? Përkundrazi i kanë venë në duar rruzare. Mundet që të afërmit nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme ose fotoja mbase është bërë para rregullimit të fundit.
Duke vështruar ngultas fotografinë e Kolë Macës gjendesh para një fotoje apo tabloje dramatike që tregon një njeri të vdekur apo gjysmë të vdekur. Natyrisht qënuk e ndjen veten mirë shpirtërisht, por shumë shpejt nga kjo gjendje të nxjerr një qendër tjetër gravitacionale, shumë herë më e fuqishme se sa drama, qëështë arti. Atëhere ndalesh dhe lëçit me kujdes detajet artistike, stilistike, në këtë rast dritën dhe hijen dhe më tej, mesazhin që përcjell vepra, vlerën dokumentare të një periudhe të tërë historike që ajo përmban etj.
Kjo foto futet në disa gjini, ku më shumë e ku më pak, ose më ndryshe, disa gjini të fotografisë kanë pjesë në të. Më e rëndësishmja qëndron në faktin se ajo lind ndjesi të veçanta estetike te shikuesi. Ajo, gjithashtu, duket si shembëlltyra (imazh pamor fotografik ose piktorik) e një skene finale të një vepre teatrore ose kinematografike, tragjike, por gjithsesi mjaft mbresëlënëse. A ka krijim në këtë foto? Pa dyshim, se edhe rituali i fotografuar në vetvete është fiction.
Megjithë zymtësinë e skajshme të imazhit, subjektin dhe anën tonale, ku të godit sakaq ngjyra e zezë, foton e heqim nga sytë dhe e shikojmë sërish disa herë. Kështu ajo ndjell trishtim të thellë, por njëkohësisht edhe kënaqësi estetike, shenjë kjo e vlerave të pamohueshme të saj. Kësisoj, edhe nga qëndrimi, e jo pozimi tepër i veçantë dhe i fare natyrshëm i të bijës, kuadrimi i subjektit dhe ndriçimi, fotoja ka edhe disa tipare të fotografisë së artit, duke e kthyer atë në një shprehëse me cilësi estetike, të pasojave të luftës dhe dhëmbshurisë njerëzore. Dhe kjo i siguron asaj jetëgjatësi.
Autori i librit, ndalet gjatë me një kapitull të tërë tëtitulluar “Dokumentim dhe estetikë”, duke arritur në konkluzionin se fotoja “Gjon Pali dhe e bija”, duke dokumentuar me art dhimbshurinë e fëmijës për prindin, tejçon edhe një kumt, me shpërfaqje të epërme grafike estetike, atë të dashurisë njerëzore. Ky kumt, pa dyshim, mbetet nga më universalët, të përditshmit dhe të përhershmit në historinë e njerëzimit.
Fotoja “Gjon Pali dhe e bija” e Kolë Macës, e ka nisur rrugëtimin e saj (mesa dihet deri më tash) në një faqe gazete italiane të vitit 1913. Pas rreth një muaji ajo u duk edhe në ballinën dhe brendësinë e një libri të botuar po në Itali. Kjo ka ndodhur para më tepër se një shekulli, dhe më vonë në libra të shtypur e të qarkulluar në Shqipëri, së fundmi edhe në shtypin vendas. Ndërkohë, fotoja tashmë shihet edhe në ekranet e mijra kompjuterave, brenda dhe jashtë vendit dhe ndoshta në të ardhmen edhe në libra të rinj historie e studimi të fotografisë shqiptare. Fotoja e godet menjëherë shikuesin, edhe nëse ky nuk është njohës i mirë i fushës së fotografisë, i ngulitet në kujtesë, madje i krijon edhe një gjendje të rëndë shpirtërore edhe pas shkëputjes nga ajo, si të thuash, krijon “manjetizëm” mbetës trishtimi, por edhe kënaqësie të veçantë estetike.
“Nga mendimet e vjela prej mjaft njerëzve, shkruan autori i librit, në mënyrë të veçantë, të artistëve pamorë e dashamirëve të artit në përgjithësi, del se kjo foto i vetëkthen disi në fajtorë ata të cilët nuk e kanë njohur më herët. Shumë prej tyre, në shikim të parë, iu duket imazhi në letër sikur është fotografuar ndonjë pikturë e arrirë e jo një ngjarje e vërtetë e ndodhur mbi 100 vjet përpara në një qytet shqiptar. E nuk kish sesi të mungonin edhe krahasimet e saj me shumë vepra të dalluara të artit pamor botëror të shekujve të fundit. Po ashtu, shenjat e deritanishme tregojnë bindshëm se rrugëtimi i kësaj fotoje tonë do të jetë tepër i gjatë, i suksesshëm, por sidomos plotësisht i meritueshëm.
Fotoja “Gjon Pali dhe e bija” e Kolë Macës, mund të qëndrojë fare mirë në albume, libra studimore dhe historike (në ballina a brenda tyre), në muze fotografije, gazeta e revista, koleksione pasionantësh e studiuesish, madje ndoshta edhe në pulla poste, si edhe në fusha të tjera të imazhit publik. Veçse, më ngrohtë dhe më e ngurtësuar ajo do mbetet me siguri në kujtesën pamore të shikuesve të shumtë të saj” – përfundon ai.
E zbuluar pas më se 100 vjetësh, fotos“Gjon Pali dhe e bija”, si një foto historike dokumentare, por më tepër artistike, e shpjeguar dhe analizuar bukur nga studiuesi Qerim Vrioni, nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të vendoset atje ku e meriton, krahas veprave më madhore të artit fotografik shqiptar.
Kolë Maca, ndër reporterët e parë në historinë e fotografisë shqiptare
Kolë Maca (herë-herë në disa vula për fotografitë e artikuj edhe me mbiemër të shkruar në italisht, herë Niçolo Mazza, pra Maca, diku edhe Kol Maza, pra në shqip Maxa, jo korrekt) është lindur në Shkodër në një familje të vjetër qytetare në vitin 1882. Qysh djalë i vogël ai shërbeu si ndihmës (çirak) në dyqanin (studion ose atljen) e fotografit të njohur Kolë Idromeno (1860-1939).
Nga fillimi i shekullit të 20-të, Kolë Maca kreu një kurs për fotografinë në Vjenë, Austri, kështu ai është ndër të parët, në mos i pari mjeshër në historinë e fotografisë shqiptare i pajisur me një arsim profesional në fushën e dhomës së errët.
Pas kthimit në Atdhe, Maca hapi në Shkodër, më 1910, atejen e tij fotografike “Studio Maca”, ku, për veç fotove rutinë për komunitetin, ai realizoi kartolina, peziazhe dhe portrete njerëzish të veshur me kostume popullore. Më herët ai kishte botuar dy shkrime mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në shtypin italian të kohës, duke u shfaqur kështu, jo vetëm si fotograf i talentuar, por edhe si publicist aftë dhe atdhetar. Shkrimet janë publikuar në faqet e “Revista Mensile del Corriere della Sera”, i pari në 1 gusht 1907 dhe i dyti, në 1 maj 1908.
Në vitin 1915 ngre një studio fotografike ne Vlorë, duke qenë i pari fotograf në këtë qytet. Në qytetin e Vlorës Maca punoi deri në vitin 1921. Për një periudhë të shkurtër, gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar, Kolë Maca ka shërbyer edhe si fotograf zyrtar i Oborrit Mbretëror tëMbretit Zog. Ai mbahet si një ndër fotografët e parë të shtypit, duke bashkëpunuar me revistën më të dalluar të kohës, “Minerva” që drejtohej nga publicisti Nebil Cika.
Në fund të muajit nëntor 1937, ai ishte pjesë e grupit shtetëror të fotografëve të caktuar zyrtarisht për të përjetësuar në Tiranë festimet e 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërkohë që punonte edhe në studion e tij fotografike “Foto Maca” në kryeqytet.
Ai ishte më shumë se fotograf, një reporter dinamik që realizoi mjaft fotoreportazhe natyrore dhe qytetëse me vlera estetike dhe dokumentare. Kjo veprimtari i ka pronësuar atij edhe një vend të nderuar në Historinë e Fotografisë Shqiptare. Është ndarë nga jeta në Tiranë, në vitin 1945, por fatkeqësisht dhe padrejtësisht, i pa përmendur në shtypin dhe botimet shqiptare prej mëse 60 vjetësh. Për herë të parëështë përmendur shkarazi në vitin 2009 në botimin “150 vjet fotografi shqiptare”, ndërsa veprimtaria e tij del më në dritë në botimin e fundit që lexuesi ka në duar, “Pikëllim në një foto të vjetër” të studiuesit Qerim Vrioni.
