Gjonaj kërkon shkarkimin e 10 gjyqtarëve, KLD nuk pranon

Dita

Debate të ashpra u zhvilluan në mbledhjen e djeshme të KLD midis Ministres së Drejtësisë dhe anëtarëve të KLD lidhur me shqyrtimin e propozimeve të Ministres së Drejtësisë për shkarkimin e 10 gjyqtarëve dhe marrjen e masave të tjera disiplinore për 3 gjyqtarë të tjerë.

Burime nga brenda mbledhjes pohojnë se Ministrja Gjonaj kërkoi shkarkimin e 10 gjyqtarëve për shkelje të rënda që cënojnë figurën e gjyqtarit, por ky propozim u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Në këtë mbledhje burimet thonë gjithashtu se Ministrja e Drejtësisë kërkoi nxjerrjen e përgjegjësve mes anëtarëve të KLD për mos shqyrtimin e shkarkimeve brenda afatit 6 mujor nga hyrja në fuqi e ligjit, kohë kur ky Këshill drejtohej nga ish-presidenti Bujar Nishani.

Share This Article
6 Comments
  • KLD-ja e Jar nishanit i ben kto puce kundra te mires. I meson udheheqesi shpirteror Sali Berisha qe te mbrojn gjyqtaret se ja ka friken reformes dhe biruces

  • Kta prokuroret dhe gjyqtaret me kurset 6 mujore dhe me barkun si derr duhet te zhduken njeher e mire nga sistemi i drejtesise se po na bejn gazi i botes.

  • Ja urdhero cfare ndodh ne shqiperi. Ministrja kerkon shkarkim, KLD qe duhet te jete e para pro reformes e bllokon. Normal interes leku para , pastaj vendi dhe reforma.

  • Pastrimi duhet te filloj nga KLD per mendimin tim. Nga kta njerez te pangopur qe behen tutoret e gjyqtareve te korruptuar

  • Ethet e reformes e kane kapur edhe KLD-ne qe realisht duhet te ishte nje nder institucionet e cila duhet te ishte katalizator i reformes ne drejtesi. Kshu ndodh kur i ke duart e perlyera deri ne brryl ke frike nga drejtesia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *