Pas takimeve të kufizuara me banorët e njësisë, dy javët e fundit, Gjonaj ka zhvilluar takime komunitare në mjedise të hapura me më shumë zgjedhës duke diskutuar me ta për çka është bërë dhe çka do të vijohet të bëhet për të përmirësuar jetën e zgjedhësve.
Mandati i tretë nuk është dëshirë për kolltuk pushteti, theksoi ajo, mandati i tretë është nevojë që punët të ecin përpara, që reformat të mos ndalen, që ndërthurja, lidhja me njerëzit të mos këputet nga ata që dje ishin në qeveri dhe kur dolën në opozitë ua braktisën votën, siç u tregua kur braktisën zgjedhjet dhe dolën nga Kuvendi.
“Kurrkush më mirë se ne nuk mundet të vazhdojë e të çojë përpara atë çka u nis, u ndërpre apo u pengua për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Pikërisht këto dy fatkeqësi të papritura na shtojnë ndërgjegjësimin për të kryer çfarë nisëm e çfarë na doli në mes të udhës tonë të përbashkët me qytetarët tanë. Zgjedhjet dhe vota për Partinë Socialiste janë mision, janë shprehje vullnetplotë e angazhimeve dhe përgjegjësive janë bindshmëri për të qenë krah për krah me çdo të metë dhe meritë që buron dhe rrjedh për dhe nga qytetarët. Fushata po ecën ritmikisht dhe ne socialistët kemi dëshmuar që nuk shkojmë askund pa një plan të qartë, pa program apo me ide të cunguara”, shtoi Gjonaj.
Ajo nënvizoi se “mesazhet që marrim nga zgjedhësit janë më shumë se thjesht mbështetës”.
“Padyshim që ajo që kemi bërë për drejtësinë nuk mund të harrohet, sepse edhe nëse e anashkaloj unë për një çast, janë qytetarët që e kujtojnë. Pikërisht përparësitë e PS-së, janë pra kjo reformë, lufta kundër korrupsionit, krimit, krimit të organizuar, moria e politikave shoqërore, që kemi nisur dhe dhe duam t’i vazhdojmë e t’i përfundojmë, rindërtimi dhe pandemia dhe padyshim lidhen ngushtësisht edhe me mua”, deklaroi ministrja.
“Misioni i madh i Partisë Socialiste është të reformojë Shqipërinë dhe të ndërtojmë një vend europian në standarde, pasi paraardhësit tanë e lanë vetëm gjeografikisht pjesë të saj. Oferta jonë politike është kryekëput e ndryshme nga ajo e kundërshtarëve tanë në zgjedhje”, theksoi Gjonaj.
“Reforma në Drejtësi dhe jetësimi i saj ka qenë gjatë këtyre 4 viteve një sfidë jetike për të ardhmen e drejtësisë, një luftë e përditshme, ku gjithmonë kanë qenë dy palë, si dy botë, ne në krah të kësaj reforme dhe që e kemi mbrojtur dhe mbështetur fort dhe pala tjetër që e ka penguar, e ka bllokuar, e ka goditur me çka kanë mundur dhe si kanë mundur. Dhe janë këta pala tjetër, që janë bashkuar të gjithë në një kontratë politike dhe interesash për zgjedhjet e ardhshme, por më shumë sesa 25 prilli, i bën bashkë frika ndaj Reformës në Drejtësi. Këto 4 vjet të vështirë për ndërtimin e sistemit të ri të drejtësisë na kanë mësuar dhe na kanë treguar se sa i kalbur dhe i kapur ishte sistemi i drejtësisë dhe se lufta për të bërë drejtësinë ia ka vlejtur”, deklaroi Gjonaj.
Ajo shtoi se “sot themi me plot bindjen se sistemi i ri i drejtësisë bazohet në një kuadër kushtetues dhe ligjor të plotë të miratuara 4 vite më parë, që shmang çdo ndikim politik në funksionimin e gjyqësorit. Ky kuadër ligjor u fuqizua dhe më shumë përmes ndryshimeve të sjella nga paketa ANTIKÇK, për të goditur edhe me thellë fenomenet korruptive që kanë ngërthyer jo pak herë gjyqësorin. Të gjitha këto, vetëm për të mbajtur të fortë, e për ta shpëtuar drejtësinë e gangrenizuar nga gjyqtarë e pushtetarë të korruptuar, të cilët e përdorën sistemin në funksion të të fortit dhe jo të drejtësisë”.
“Në fillim, shumëkush mendonte se gjyqtarët dhe prokurorët ishin imunë, por ja që pastrimi i pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të lidhur apo që vepronin në favor të krimit, po realizohet dita ditës. 358 gjyqtarë dhe prokurorë janë vetuar deri tani dhe 201 prej tyre janë shkarkuar apo larguar nga organet e Vetingut, institucione tërësisht funksionale, tërësisht të pavarura të cilët e kryejnë këtë proces së bashku me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
Me krenari sot mund të themi se të gjitha institucionet e reja të sistemit të drejtësisë janë tërësisht të ngritura dhe funksionale dhe kanë dhënë prova me rezultate konkrete. Kjo është ajo që i them zgjedhësve, as më shumë e as më pak, ata do të kenë të njëjtin përkushtim dhe këmbëngulje siç kemi treguar me çdo reformë të nisur për të mirën e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Gjonaj.
m.m/ dita

Etilda Gjonaj:”Kurrkush më mirë se ne nuk mundet të vazhdojë e të çojë përpara atë çka u nis,u ndërpre apo u pengua për shkak të tërmetit dhe pandemisë”!
Rrugen e Arberit,Rrugen Qukes-Qafe Plloçe dhe Rrugen e florinjtë Miliot-Fier qe punohet prej 8 Vitesh por akoma nuk ka mbaruar;-Kush i pengoi,termeti apo pandemia?Po Portin e Karpënit qe premtuat ne 2016-ten;-Kush e pengoi,termeti apo pandemia?Po premtimin per rritjen e buxhetit per arsimin;-Kush urdheroi te bënit te kunderten Edvin D’Rama?Ju e keni nisur me mashtrime dhe po ashtu do e mbaroni,edhe sikur te qendroni perjetesisht ne pushttet.
Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”
Z.ministre,per cfare reformash e keni fjalen?
A nuk mjaftuan 30 vjet per te ndertuar shtetin ligjor dhe demokracine sipas pervojes boterore?
Mos valle e ju punoni sipas modelit komunist,se po shkelnni ne shtigje te pa shkelura?
Ne se vazhdoni t’i konsideroni si reforma korigjimet qe i beni cdo vit DESHTIMEVE tuaja,atehere ,ju lutemi mos na mashtroni kaq pafundesisht duke na trajtuar si DELE!
Ne cdo gje reforma,pas cdo deshtimi reforma etj!
Pse nuk keni deklaruar pas kaq vitesh se cfare ka rezultuar e ashtuquajtura “Bashkeqeverisje me qytetaret?”
A jane qytetaret realisht bashkeqeverises,kur ju u keni grabitur te drejten kushtetuese se “Sovraniteti ne RSH i perket popullit?”
Reforme quani ju,qe ndryshuat 2 here Kushtetuten e miratuar me Referendum popullor,vetem me votast e deputyeteve dhe pikerisht ne piken e saj nevralgjike,qe i hoqet popullit shqiptar te drejten e SOVRANITETIT?
Cfare reforme u duhej juve,kur akoma deputetet zgjidhen nga partite e jo nga populli dhe vetem brenda nje qarku?
A jane deputetet perfaqesues te te gjithe popullit shqiptar,per deri sa formulojne dhe miratojne ligje per te GJITHE POPULLIN e jo per votuesit e nje qarku te vetem,por qe nuk zgjidhen dhe votohen nga i gjithe populli shqiptar?
Ju mund te thoni se keshtu e ka gjithe bota,por gaboheni!
Bota ka shume gjera te mira ne funksionimin e shtetit ligjor dhe demokracise,por ju kurre nuk u ka shkuar ndermend t’i vini ne jete ketu!
Ndryshe nga bota,ju nuk keni guxuar te shpallni MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT,nga frika se ju rrezophet e gjithe piramida mashtruese e rrogave dhe pensioneve!
Mjaft me propagande,se ju nuk e keni dashuir kurre popullin shqiptar,aq me pak te varferit meqenese e quani veten parti e majte!
Kjo plehre e beri reformen me noteret? Coi ndonje ne burg sic premtoi apo u dhanet milionat? Nje putane eshte dhe asgje me shume. Ka kryer qindra shkelje si ministre. Do ti paguaj te gjitha shume shpejt.
Zj.ministre,pse vini neper lagje si hijene dhe nuk njoftoni popullin ,por mjaftoeni me ata te PS ,po ne qe jemi te pa vendosur pse nuk na kontaktoni te Japim shqetsimet. Tona?apo e Beni sa per sy e faqe se mendoni i keni votat,gaboeni!ne te pa vendosurit do zgjedhim se per ke do te votojme.Dita po afron,tangerllikut dhe arrogance’s po i Vjen fundi.