Deputeti Ralf Gjoni e ka konsideruar vendimin e Byrosë së Kuvendit për ta përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare, një akt të shtyrë nga frika për të vërtetat që ai ka denoncuar.
Gjoni thotë se 7 deputete i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës.
Reagimi i Gjonit në facebook.
TË PALARAT DO DALIN NË SHESH. NUK MA MBYLLNI DOT GOJËN!
Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit! ???
7 gra deputete socialiste i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake.?♀️
Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi. ?
Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.
Pyetjet mu kërkuan të ngriheshin nga një grup organizatash të shoqërisë civile drejtuar nga Qendra ResPublica e cila mbetet kritike ndaj aktivitetit klientelist të Komisionerit (gjoja të pavarur).
Nuk mund të ketë etikë normale e as ulje koke përballë kësaj arrogance diabolike që po shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Vetëm denoncime dhe lolipop do kenë. ?
Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.
Ndaj unë do vazhdoj të ulëras pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut!
O.J/DITA

Nxori 2 lepirse,simboli i munikes dhe ilirfloririt qe ky u lepihet derisa zuri nje karrike ne pallavrament
Z Deputet ,prishja e Tatrit eshte me e thelle .Mos ndoshta duhesh cperqendrimi i vemendjes per reformat ne drejtesi dhe reformen zgjedhore ,qe keta ustallaret e katovices nuk e honepsin .E dime se Rama ska koker leku ,per te ndertuar nje teater te ri .Kemi hallet e termetit ,qe po tallen me hallexhinjte ,po ashtu edhe hallet ekonomike nga Korona virusi 19 .A e kupton cfare behet ,ku Rama ky “cub” frikacak e shembi ne oren 3 te menjgjezit ? e pse ,apo propogande per te thene e kenaqur serbet , se shqiptaret jane njerez me bisht ,nuk dine te drejtojne nje shtet ??
Dhe mos harojme se gjithe ata artiste plus , piktore ,me puntore skene e dreqi me te birin , rrogat e tyre do paguhen duke ndenjur kote , me taksat tona ,me gjithe se jane te pa fajshem artistet .Keta diktatoret e sotem i nderuar Ralf nuk i honepsin kundershtaret e tyre ,prandaj eshte shqiperia ne kete dite qahmeti te pa shembellt ekonomiko social.
…
Mos e mbyll goken por here tjeter lepij lepireset e listes.Jane falas me voten e kryetareve
Te paskan njohur mire se cfar zhuli je , ata qe te vune ne fund te listes per deputet , me besimin qe nuk do te beheshe kurre deputet , se nuk ke brume per aty . Idjot !