Gjosha fton sërish opozitën në Këshillin Kombëtar të Integrimit

Dita

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka ftuar sërish opozitën që të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

“Nuk mendoj se është për t’u refuzuar ftesa, sepse në fund të fundit opozita jo vetëm është pjesë e Këshillit Kombëtar të Integrimit, por është edhe në krye të saj, bashkë me zonjën Dade që vjen nga mazhoranca dhe për mendimin tim kjo sjell një bashkëpunim më të thellë mes dy palëve dhe ndihmon dialogun politik sepse drejtohet një nga këshillat më të rëndësishme që do të ngrihet së shpejti”, tha Gjosha në një intervistë për Ora Neës.

Sipas saj, nuk ka rëndësi drejtimi i Këshillit, por mirëfunksionimi i tij dhe çuarja përpara e reformave që do të ndërmarrë vendi në muajt në vijim. /E.K

Share This Article
1 Comment
  • Perse i behen thirrje PD se te tjeret kelysh te saj jane si PR, Dash Gojeshtremburi, Nard Gafa, te cilet duhet te jene pjese e komisioneve, parlamenti nepermjet tyre funksionon, maxhoranca nuk ka per detyre te ferkoje tocat e PD se ngrihen shpejt nga ferkimi dhe nuk kuptojne detyren kryesore per te qene ne parlament me aq perfasuaes sa i kane votuar. Maxhoranca ka detyrime ndaj 1 milion votuesve per te kryer ato reforma qe kane premtuar ne fushate dhe jo te merren duke i bere tehmena Saliut dhe vajzes se tij te biresuar, Lulezimen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *