Gjosha: Krijimi i një administrate eficiente, prioritet i qeverisë

anazapta

Krijimi i një administrate publike eficiente është një prej 5 prioriteteve që i është lënë qeverisë shqiptare nga Komisioni Evropian. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, gjatë takimit që ka zhvilluar sot me drejtorin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike, Suad Music, është shprehur se ndërtimi i një administrate efikase është një nga sfidat e radhës për qeverinë.

“Krijimi i një administrate publike eficiente është një prej 5 prioriteteve që i është lënë qeverisë shqiptare nga Komisioni Evropian. Tashmë me marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipërisë do t’i duhet të punojë shumë për të pasur një Administratë Publike të kualifikuar dhe që funksionin mbi bazën e standardeve evropiane. Ndaj, ne e shohim me shumë vlerë, asistencën që kjo shkollë i ofron vendit tonë”, tha Gjosha.

Ndërsa drejtori i Shkollës Rajonale të Administratës Publike theksoi se qëllimi kryesore i institucionit që drejton është mbështetja e vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE për krijimin e një administrate publike sa më të kualifikuar.

“Për të qenë pjesë e trajnimeve që ofron shkolla, seleksionimi bëhet nga vetë institucionet e çdo shteti sipas nevojave që ata kanë në administratën publike. Prandaj ne jemi të hapur që të vendosim fokusin e punës, sipas prioriteteve që ju keni”, tha Music.
 

Share This Article
7 Comments
    • S’na vjen e keqja nga perdorimi i ketyre fjaleve te pakta te huaja rendom te perdorura te futura natyrshem ne te folur. E keqja vjen nga njerez te futur panatyrshem me mik ne administrate, dhe me gjojakonkurse.

    • C’eshte kjo fjale ?!
      Ajo eshte grua e martuar. Ka nje burre. Po te hamendesojme keshtu, atehere i bie qe paska te drejte Berisha qe merret me grate e pozitareve te sotem. Ne populli i thjeshte duhet te jemi te drejte dhe te mos shpifim apo hamendesojme ultas per gra ne detyre, se pastaj nuk kemi pse habitemi kur Berisha shpif dhe perbalt.

  • Shembulli më i mirë që Rama s’mund të krijojë një administratë publike të efektshme je ti dhe të gjithë kalamajtë si ty që kanë mbushur administratën në mënyrë të pamerituar, duke shpërdoruar kësisoj 1.000.000 votat, pjesa më e madhe e të cilave ishin kundër modelit shkatërrimtar Berisha, që, krahas të tjerave, e kishte mbushur administratën me tropojanë, kuksianë dhe dibranë të paaftë, pa harruar sahanlëpirësit e tjerë nga të gjitha zonat e Shqipërisë.
    E vetmja gjë që mund të bësh ti është të ndërtosh një administratë me të paaftët e Skraparit.

  • Zonje apo zonjushe Gjosha jeni antare e qeverise Rama ku ka kaluar edhe ligji per menyren e rekrutimit te punonjesve per administraten publike ku nuk ka asnje konkurs kompjuterik online apo te korigjuar me kompjuter nepermjet skanerit me provime standart ne anglisht multiple choise. Qeveria Berisha ka bere nje dem ne administraten publike me 131 milion dollare dhe ju vazhdoni te nxirrni punonjesit ne rruge sipas aktit normativ te klasifikuar nga gjykata kushtetuese si antikushtetues. Sa eshte demi i qeverise suaj ne administraten publike gjer tani dhe kur do i stopni aktivitetin”kriminal” te komisioneve te punsimit qe jane thjeshte dallkauke politike qe vetem nderrojne ngjyren. Keshtu sic e keni nisur e po vazhdoni nuk keni per ti arritur kurre standartet europiane ju thjesht po vazhdoni projektin e lene ne mes te rruges Nano-Berisha-Meta shtoni ne fund edhe Rama dhe jeni OK

  • s’ka nevoje te prisni ti nxjerre shkolla e administrates, i kane nxjerre universitet shteterore europiane e theksoj shteterore dhe procesi i bolonjes ju a lehteson se tepermi punen klasifikoni diplomat sipas universiteteve dhe ligjit europian mbi diplomat shteterore dhe private me nje superioritet absolut te universiteteve shteterore, plus klasifikimi sipas krediteve parashikuar nga bolonja e lehteson punen se tepermi kriteret sipas bolonjes diplomat plus MAS sipas krediteve dhe administrata eshte gati me intelektual perendimor, te tjerat jane profka sepse konkuruesit kane arsim me larte nga te ashtuquajturit anetaret e komisionit qe presupozohet ti marrin ne pyetje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *