Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gjosha: Mbështetje e drejtpërdrejt nga BE për integrimin europian
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Gjosha: Mbështetje e drejtpërdrejt nga BE për integrimin europian
Politike

Gjosha: Mbështetje e drejtpërdrejt nga BE për integrimin europian

redaktor
Published November 11, 2013
Share
SHARE

Intervista e Ministres së Integrimit Evropian dhënë për gazetarin Muhamet Veliu,  në televizionin Top-Channel

Zonja Ministre cilat janë pritshmëritë e palës  shqiptare nga vizita dy ditore e Komisonerit  Fyle në Tiranë?

Ne jemi shumë të kënaqur për vizita e Komisionerit Fyle në Tiranë sepse I përkon vizt me një tryezë tepër të rëndësishme “High Level Dialogue”, i cili ka të bëjë me takimin që do të bëhet nga zoti Fyle dhe zoti Rama me institucionet shqiptare, me pritshmëritë në të ardhmen, me punën dhe planet e veprimit  që Shqipëria ka për vazhdimësinë e procesit të integrimit dhe ka të bëjë pikërisht me diskutimin e 5 prioriteteve kryesore që janë pjesë e punës së vazhdueshme të Shqipërisë kundrejt procesit të Integrimit Evropian. Kjo tryezë është e një rëndësie të veçantë pasi ka të bëjë me mbështetjen e drejtpërdrejtë që Bashkimi Evropian dhe Komsioneri për Zgjerimin z.  Fyle I ka dhënë Shqipërisë gjithë këto vite, por për të siguruar gjithashtu dhe vazhdimësinë e këtij procesi,drejt një suksesi të mëtejshëm. Do të diskutohen 5 prioritetet , do të diskutohet dhe do të bëhet mediatik plani veprimit I cili sapo ka kaluar edhe në mbledhjen e qeverisë ku unë kam patur edhe një konferencë për shtyp. Është një plan afatshkurtër  që ka të bëjë me çështjet kryesore si antikorrupsioni dhe krimi I organizuar. Është një plan ku ministria e Integrimit Evropian ka koordinuar me  të gjithë ministritë e linjës, sidomos me Ministrinë e drejtësisë dhe atë të brendshme, dhe njëkohësisht ka koordinuar punën e saj me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucione këto kryesore në luftën ndaj këtyre fenomeneve.  Sot pasdite gjithashtu, do të kryhet një takim me studentët ekselent jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga rajoni, në kuadër të gjithëpërfshirës dhe sidomos të përfshirjes së rinisë në procesin e integrimit si pjesë kyçe  e këtij procesi.

Zonja Ministre, progres-raporti  i publikuar 1 muaj më parë i ka vendosur Shqipërisë si detyre, plotësimin e 5 prioriteteve, gjë për të cilën siç dhe ju thatë qeveria ka nisur punën,  por në këndvështrimin tuaj, cili prej këtyre 5 prioriteteve rezulton më i vështiri?

Të gjithë prioritetet janë të një rëndësie të veçantë, sepse në radhë të parë nuk i shërbejnë vetëm procesit të integrimit por i shërbejnë transformimit të vendit, demokratizimit, transparencës, dhe mirëqenies e një standardi më të mirë jetesë për të gjithë shqiptarët. Ndër ta janë dy prioritete të cilat janë të theksuara edhe progres raport që janë antikorrupsioni dhe krimi i organizuar.  Janë dy prioritete të cilat nuk janë vetëm të Shqipërisë, janë çështje që ekzistojnë kudo në botë, edhe në vende më të zhvilluara. Janë pikërisht këto prioritete të cilat kanë edhe një vështirësi më të lartë për tú realizuar, por ne jemi të bindur dhe do të përdorim të gjitha mundësitë tona në bashkëpunim të plotë edhe me ministritë e linjës dhe institucionet e pavarura për të luftuar këto fenomene.

 

Dhe pyetja e fundit zonja Ministre. Kanë mbetur edhe pak javë nga mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave të BE ku do të votohet  për propozimin e komisionit për tí dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Nga informacionet tuaja, a ka vende të Bashkimit Evropian të cilat në këtë mbledhje, mund të votojnë kundër?

 

Shqipëria në radhë të parë do të respektojë vendimin e të gjithë  vendeve anëtare dhe kjo është diçka me shumë rëndësi, sepse të gjitha këto vende e kanë ndjekur procesin e integrimit nga afër, dhe në këto momente ne jemi në një monitorim tepër të theksuar  nga të gjithë këto vende, sidomos nga vendet kryesore të Bashkimit Evropian. Patjetër që gjithmonë ka pasur vende skeptike, siç i quajmë ne  dhe kjo është diçka normale pavarësisht progres-raportit  tepër pozitive të gjitha vendet anëtare duan të shikojnë ecurinë e punëve dhe angazhimin tonë për të plotësuar 5 prioritetet e mbetura. Kështu që në këtë këndvështrim patjetër që ka vende skeptike, nuk do doja të  veçoja emra të përveçëm, por mund tju them se qeveria shqiptare po punon shumë për imazhin e Shqipërisë në BE, në takimet dypalëshe që ne kemi pasur javën që shkoi bashkë me Ministrin Bushati. Mund t’ju them  se këto takime do të vazhdojnë jo vetëm  për imazhin e Shqipërisë por edhe për të treguar vizionin, programin dhe vendosmërinë tonë për të  çuar përpara 5 prioritetet e mbetura.

redaktor November 11, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?