Qeveria shqiptare është e vendosur për të çuar deri në fund reformën në drejtësi. Deklarata është bërë nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, gjatë një takimi me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Austrisë.
Ministrja Gjosha e informoi delegacionin në lidhje me masat që janë marrë për plotësimin e 5 prioriteteve dhe pritshmëritë për progres – raportin që pritet të publikohet nga Komisioni Evropian pas pak ditësh.
Ministrja theksoi se qeveria shqiptare është e vendosur për të vazhduar reformat e nisura, veçanërisht reformën në drejtësi, e cila sipas saj, është thelbësore për të avancuar me axhendën evropiane.
“Qeveria shqiptare është e vendosur për të çuar deri ne fund reformën në drejtësi. Paketa ligjore do të kalojë shumë shpejt në parlament, megjithatë kjo nuk do të thotë se kjo reformë mbyllet me kaq, ajo do të vazhdojë me implementimin deri në vendosjen e plotë të shtetit ligjor”, tha ministrja Gjosha. /Dita/