Gjosha takon ambasadorin e Kosovës

redaktor

Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha priti sot në një vizitë kortezie Ambasadorin e Kosovës në Tiranë , Gani Veselaj.  Ministrja shtroi idenë e bashkëpunimit strategjik në përkthimin e legjislacionit dhe krijimin e një terminologjie të përbashkët që do të ndihmonte shumë të dy vendet për të lehtësuar këtë hallkë të procesit të integrimit.

Në lidhje me vizionin për rajonin, Ministrja Gjosha tha se Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv dhe stabilizues në rajon.

Nga ana e tij Ambasadori Veselaj e uroi Ministren për detyrën e re. Ministrja e Integrimit Evropian priti sot në një vizitë kortezie edhe Ambasadorin e Kroacisë në Tiranë z. Aleksander Stipetic – njofton zyra e saj e shtypit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *