Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shprehet se rekomandimin e KE-së për statusin nuk është meritë e njërës apo tjetrës forcë politike, por e të gjiths shqiptarëve dhe përpjekjeve të tyre që nga viti 1991.
”Progres raporti dhe rekomandimi për statusin, nuk është meritë e njërës apo tjetrës forcë politike, por është meritë e të gjithë shqiptarëve, e përpjekjeve të vazhdueshme që prej vitit 1991. Çdo qeveri ka dhënë kontributin e saj. Kontributet gjithashtu jepen jo vetëm në qeveri por edhe në opozitë. Fryma e bashkëpunimit, dialogu mes qeverisë dhe opozitës janë theksuar fort edhe në progres raport. Vetëm duke zgjeruar këtë frymë bashkëpunimi, ne mund të realizojmë reformat e kërkuara që i hapin rrugën integrimit në Bashkimin Europian”, shprehet Gjosha në një intervistë për gazetën “Mapo”.