Gjatë raportimit të saj në Komisionin e Integrimit, ministrja Klajda Gjosha tha se rritja e buxhetit për vitin 2014 do të ndihmojë në përmbushjen e detyrimeve dhe realizmin e reformave për integrimin evropian.
Gjosha tha se rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm me 65% më shumë krahasuar me një vit më parë shërben për përmbushjen e reformave në kuadër të 5 prioriteteve. “Kemi rritje të buxheteve në disa instanca që shërben për të përmbushur detyrat . Buxheti 2014 është i fokusuar në 5 prioritete. Ministria e Integrimit do të vazhdojë reformat. Ne jemi të bindur për ta çuar përpara këtë progres”.
Nga opozita ka replikuar ish-ministrja Bregu, e cila tha se “me këtë paketë fiskale dhe buxhet, në qershor do shtoni vendet skeptike dhe do jetë më e vështirë marrja e statusit. Do të vihet në pikëpyetje stabiliteti ekonomik i Shqipërisë”.
Ndërsa deputeti socialist Taulant Balla tha se “Ajo që duhet të pranojmë është se Këshilli Europian mirëpret hapat e qeverisë së re në luftën kundër korrupsionit”.

OPO LERI KETO TI, POR THUAJ SE KE PAGUAR NE FUSHATE QE TE DHANE POSTIN E MINISTRES