“Pavarësisht situatës që po kalon Europa, Shqipëria e konsideron të patjetërsueshme rrugën e saj drejt BE-së”, deklaroi sot ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, gjatë një takimi me ambasadorin e ri britanik në Tiranë, Duncan Norman.
Ambasadori Norman vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria, veçanërisht reformën në drejtësi, si një prej më të rëndësishmeve, për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor.
Ministrja e Integrimit falenderoi ambasadorin për mbështetjen që Britania i ka dhënë Shqipërisë në sektorë si arsimi, drejtësia apo burgjet, ku një sërë projektesh janë financuar prej saj.
Ajo theksoi gjithashtu se qeveria shqiptare është e vendosur të vijojë në rrugën e reformave për t’u mundësuar qytetarëve të saj, standarde jetese europiane.

‘QENJEN’ HUMANE NGA KAFSHA E DALLON:
-Njeriu arrin te beje dallimin ku qendron e pozicionin qe ka ne raport me shoqerine OSE e njeh vetevehten!
Gjoshat ashtu si tere ErMajlindat e integrimit ne SHISHTUFINE pa asnje dite shkolle pune e pa lexuar asnje liber ne jeten e tyre -Nuk mund te quhen jo vetem ‘persona humane’ po as QENJE humane por thjesht fise primitive te Jales apo ‘gjirizit te Lalesit’!?