“Gju më gju”, Thaçi ushqehet në gjelltore

Alqi Kociko

 

Ka “zbarkuar” në gjelltoren ku hante në rini, por bashkë me fotografin. Edhe pse Hashim Thaçi zakonisht drekon në restorantet më të shtrenjta të qytetit, këtë herë, presidenti i zgjedhur i Kosovës zgjodhi të hajë drekë në një vend ku ia arrin xhepi secilit qytetar. Presidenti ka vendosur ta hajë vaktin kryesor të ditës në gjellëtoren “Tip Top”. E me vete kishte edhe fotografin për tija realizuar fotot gjatë ngrënies, raporton Express. Në një formë ‘PR’ që tashmë është stërpërdorur, Thaçi u ul edhe në tavolinat e atyre që qëlluan në gjellëtore. “Sot, për drekë në gjellëtoren popullore “Tip Top”, aty, ku si shumë studentë të tjerë, jam ushqyer gjatë viteve të 90-a. Edhe sot takova studentë që ushqehen nga menyja tradicionale e bacës Ganë. HTH”, ka shkruar Thaçi.

th

tha

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *