Nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Rakaj, 39 vjeç, banues në Shënkollë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë në vendin e quajtur Gryka e Vainit, në Lezhë duke kryer gjueti peshkimi të paligjshme me eksploziv të përgatitur në mënyrë artizanale në banesen e tij.
Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua një shishe me lëndë eksplozive nitrat me kapsolle donatore dhe fitil zjarr përcjellës të pa shpërthyer.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Peshkimi i ndaluar” parashikuar nga nenet 282 dhe 204 të Kodit Penal.


Denoji ne menyre shembullore si ne Greqi,keto horra i cfarosen gjallesat .Mos i falni