Është bërë i njohur profilizimi tashmë aspak i fshehtë i presidentit Nishani si gjuetar pronash, një “sevda” që përkoi me nisjen e detyrës së tij dhe zhvendosjen e selisë së Partisë Demokratike.
Në këtë rol të ri, rastet e këtij lloji nuk kanë sesi t’i shpëtojnë vëmendjes mediatike.
Dhe e para që ra në sy, ishte zhvendosja e befasishme e selisë historike të PD-së (për aq histori sa, fatkeqësisht, është konsumuar brenda atyre mureve) në fund të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 drejt Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë. Rezultoi se bashkëshortja e presidentit kishte interesa në pjesë të atyre trojeve përmes të atit, edhe pse ajo e mohoi mediatikisht.
Babai i “Zonjës së Parë”, është një nga pronarët trashëgimtarë të një pasurie që përfshin “Bar Restorant Sarajet” dhe 1500 metra truall deri në rrugën para oborrit të Partisë Demokratike.
Trashëgimtarët e ligjshëm të kësaj prone janë familjet Kazazi dhe Kosova, të cilat kanë degëzuar trashëgimtarët e tyre. Ali Kosova, babai i Odeta Nishanit, është pjesëtar i kësaj trashëgimie, që buron nga një pronë e regjistruar me nr. 878 më 4 nëntor 1943 në pronësi të Mustafa e Hamza Kosovës, të cilët janë djemtë e Osman Kazazit dhe Fehmi Kazazit.
Tani, katër vjet më pas, ajo sipërfaqe, pra ish selia dhe terrenet ngjitur, “po zhvillohen” dhe këtë e konstaton kushdo që kalon atypari.
Rasti tjetër mori udhët e medias pasi Gjykata e Lartë vendosi që trualli në të cilin ndodhet kisha katolike Shën Piu X në Elbasan, t’i kalojë familjes së bashkëshortes së Presidentit. Zonja Odeta Nishani ishte pjesë e palës paditëse ndaj truallit në të cilin është ndërtuar kisha.
E pafuqishme përballë vendimeve të Gjykatave, Kisha Katolike ka bërë thirrje dhe një kërkesë me shkrim për kryeministrin Rama, për të ndërhyrë në këtë çështje.
Kisha në fjalë është ndërtuar në vitin 1996 në dalje të Elbasanit. Familja Karaosmani, mbiemër nga ana e nënës së zonjës Nishani, pretendon se kisha është ndërtuar në pronën e saj, por ky objekt i cili është blerë nga Shteti Shqiptar, ka pasur një leje ndërtimi dhe disponon çertifikatën e pronësisë e cila daton në 4 mars 1996.
Por sipërfaqja dhe interesat monetare që ka Zonja e Parë në skemën aktuale të kthim-kompensimit të pronave, e rrjedhimisht edhe bashkëshorti i saj, i bëjnë rastet e mësipërme të duken qindarka.
Fakti që këto interesa, me veprimet e mosveprimet e tij po mbrohen nga një kryetar shteti dhe jo nga personi privat Bujar Nishani, e fusin atë direkt në konflikt interesi, edhe sikur kauza parimisht të jetë e drejtë.
Por ndërkaq e bëjnë edhe (për të disatën herë) qesharak, kur këtyre interesave u mvesh një retorikë antikomuniste.
Xhevdet Shehu – Dita
kETO PRONA TE BLERE NE TERRIN FASHIST NGA KETO ULTRA FASHISTE….tregon se pas 1992 eshte instaluar regjimi fashisto-demokratik i pinjolleve te xhaferr deves dhe osman KAZAZEVE & KARAOSMANEVE.
KUSH ESHTE OSMAN KAZAZI I KARAOSMANEVE DHE KARAFASHIZMIT ??
Në natën e 4 shkurtit të vitit 1944, kuislingët nën urdhrat e pushtuesve nazistë vranë 84 persona brenda një nate dhe arrestuan 300 të tjerë në Tiranë. Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Ministër i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandarmërisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrëmbyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandarmërisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandarmërisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 hebre
PRA JU LUTEM JUVE QE NA PRUTE NE 1992 KETE REGJIM FASHISTO-DEMONKRATIK
JEPUNI DHE PRONAT PASI JU DHATE PUSHTETIN
MOS BENI GAM-GAM NEPER GAZETA SE TALLET ME JU SHEIKU SHKERDHEN BERISHA QE HOLLIWWODI AMARIKES I BERI FILM SI I VRISTE SHQIPTARET SI OSMAN KAZAZET NE 1944
21 JANAR 2011 = 4 SHKURT 1944
LULZIM BASHA = XHAFERR DEVA
Zoti Xhevdet,po pse merresh me turpin e shqiptareve.Ai jo prona e pasuri te marre sic ka marre deri tani djeresen dhe gjakun e popullit,por perseri Jari mbetet Jar kujt i hyne ne pune ai njeri.bo sa turp sa turp..une e dija se kjo ishte nje nga arsyjet qe Jari nuk e dekretoi ligjin e pronave…i preken interesat e tij…genjeu qe tha mbrji interesat e qytetareve…hapi syte tani degjo ..o Jari ..i shkrete qe po te iken mendja ketej te terheq Berisha ketet Shqupi..s,di je ne hall..je ne hall gjykatesit dhe prekuroret e tu do te japin llogari Jari..leket mbaje nje pjese se do te vij dita qe do ti kerkojne…
Uroj qe reforma e drejtesise te vere shume gjera ne vend sepse ka kapterri me njerezit e gruas se ti9j ka bere namin edhe ne Durres. duke tjetersuar e vjedhur pronat e te tjereve…u be deti kos per keto kurvat sepse krimineli Berisha i la dore te lire te Benin si te donin me kushtin qe ti shebenin deri ne fund edhe ne ditet e keqija si ditet qe edhen pas zgjedhjeve te 2013…
JO ME PAK KA VLERE EDHE KOMENTI I MESIPERM, QE E VLEN TE FALENDEROHET PER TE VERTETAT E HIDHURA QE NA RIKUJTON .