Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gjuetia ndaj Xhozef Konit, një farsë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Gjuetia ndaj Xhozef Konit, një farsë
Bote

Gjuetia ndaj Xhozef Konit, një farsë

anazapta
Published April 6, 2013
Share
SHARE

 

Autoritetet amerikane në bashkëpunim me ato të Ugandës u zotuan të kapnin Xhozef Konin, një prej kriminelëve më të rrezikshëm të njerëzimit, përgjegjës për grabitjen, përdhunimin dhe vrasjen e dhjetëra-mijëra fëmijëve. SHBA ka vendosur një shpërblim prej 5 milion dollarësh për kokën e tij ndoshta me bindjen se ai nuk do të gjendet ndonjëherë

Vitin e kaluar një video emocionuese tronditi Shtetet e Bashkuara që u lëshuan në ndjekje të gjurmëve të kriminelit Xhozef Koni, mbi të cilin rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Si drejtues i ushtrisë “Rezistenca e Zotit”, Koni ka zhvilluar kryengritje të dhunshme rrëmbime të dhjetëra-mijëra fëmijëve për më shumë se dy dekada në katër vende të Afrikës Qendrore.

Por tanimë është qartësuar se fushata e shoqatës “Invisible Children” e zhvilluar për kapjen e tij nuk ishte tjetër veçse një koperturë e ofruar nga një grup integralistësh kristianë ndaj pranisë së ushtarakëve amerikanë në zemër të Afrikës. Videoja e fushatës që qarkulloi në shumë vende të botës (edhe në Shqipëri) tërhoqi më pas një ortek kritikash sepse përveç emocionit që transmetonte, në realitet nuk e ceku fare faktin se krimet e Konit nuk përbënin as një të dhjetën e historisë së masakrave në rajon që kanë lënë pas dhjetëra milionë viktima. Ende sot Afrika Qendrore mbetet terreni i zaptuar nga ushtritë e diktatorëve dhe bandat e zotërve të luftës.

Një vit më pas asnjë gjurmë. Në fillim propaganda e shoqatës evangjelistike “Invisible Children” që mobilizioi mijëra të rinj amerikanë kundër të ligut, pastaj shpallja e angazhimit të vendeve të ndryshme afrikane (nën ndikimi e SHBA-së) për gjetjen e tij dhe më pas asgjë. Polemikat përfshinë shoqatën, e cila u akuzua se krijoi një pretekst për zbarkimin e trupave amerikane në qendër të kontinentit afrikan, ndërsa tani lajmi se gjuetia kundër Konit është ndërprerë. E kërkuan në katër shtete këtë zotëri të rrezikshëm, i cili, megjithatë nuk ka asgjë të ndryshme nga shumë udhëheqës të tjerë afrikanë, përgjegjës masakrash, por të legjitimuar në pushtet.

E nëse brenda një viti Konit nuk iu gjenden gjurmët, kjo do të thotë se ose nuk ka shumë ndjekës ose mund të ndodhet në ndonjë hotel luksi, larg vendeve ku e kërkojnë amerikanët dhe ushtarët ugandezë të Musevenit, i cili përsa i takon numrit dhe brutalitetit të krimeve ia kalon këtij. Tani gjuetia është pezulluar sepse në republikën afrikanoqendrore, autoritetet kanë gjëra më të mira për të bërë se sa të plotësojnë kërkesat e Shteteve të Bashkuara, që megjithatë vazhdojnë të stërvitin trupat e Musevenit.

Shfrytëzimi i burimeve në vendet afrikane nuk përmendet gjëkundi dhe është paradoksale që videoja drejtonte gishtin nga krimineli brutal, por injoronte situatën ku çdo vit në minierat në lindje të Kongos angazhohen si skllevër 200 mijë fëmijë. Jemi në 2013-n dhe ajo që mbetet nga “Kony2012” është era e mashtrimit për të lehtësuar ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së që sigurisht nuk ka në majën e syimeve të saj kapjen e Konit.

Njoftimi për ndalimin e kërkimeve nga ana  e 2000 ushtarëve të Ugandës, e shtyu SHBA-në që të ofronte një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e Konit dhe ndjekësve të tij, shenjë që tregon se edhe autoritetet amerikane janë të binduara se ai, i fshehur në pyjet e papërshkueshme ku lajmi i shpërblimit nuk mund të arrijë, nuk do të gjendet.

Përgatiti: Dorina Gjuzi

anazapta April 6, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?