Maalula në Siri është një prej vendbanimeve më të vjetra të krishtera të botës.
Aty vendasit druhen se aramaikja e lashtë, gjuha e Jezu Krishtit, mund të mos mbijetojë dot pasi ka nisur të zhduket ngadalë nga përdorimi i përditshëm.
Një nga personat e fundit në këtë fshat të specializuar në gjuhën e hershme është 62-vjeçari George Zaarour. Dikur aramaikja përdorej gjerësisht në Maalula, e kjo është edhe arsyeja që ekzistoi për 2000 vite, por sot janë të paktë ata që dinë ta flasin.
“Gjuha aramaike është vërtet në rrezik. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, ajo mund të zhduket brenda 5 apo 10 vitesh”, tha George Zaarour.
Zaarour mbledh libra dhe enciklopedi në gjuhën aramaike në dyqanin e tij të vogël, ku shet ikona, kryqe, e madje edhe produkte të bëra në shtëpi.
Ai i kalon ditët e tij duke studiuar dhe përkthyer këtë gjuhë të lashtë semite, e cila ka qenë mjaft e përhapur në Lindjen e Mesme në fillimin e epokës së krishterë, ndërsa origjina i daton që në shekullin e X përpara Krishtit.
Sot, 80 për qind e banorëve të Maalulës nuk e flasin më këtë gjuhë, ndërsa ata që bëjnë pjesë tek 20 përqindëshi i mbetur janë mbi 60 vjeç.
j.l./ dita

Ishte Kristoforidhi,gjeniu i parakohshem i gjuhes shqipe,qe e shkruante dhe e perktheu Biblen nga gjuha e krishtit ARAMAISHTJA.Por pooor Kisha e halese greke Janullatosit psallt biblat e perkthyera nga greqishtja.
Shoqerite Ungjillore protestante,perhapin falas bibla te perkthyer me Google Translate,..Pse i tremben Kristoforidhit?
I tremben se jane fallco,kurse Kristoforidhi eshte FLORI.
Kallpi s`mund te qendroje ne nje vend me floririn,se i del boja.
Aramaikja , eshte gjuhe fallco , e krijuar si halenishtja dhe laturishtja , ne kuader te zhdukjes se Gjuhes se Perendive !
Krishti as qe ka ekzistuar , por kopja e Dionisit tek kultet orfike qe e datojne 2000 vjete para krishtit .
Per Krishtin ska asnje artefakt , ndersa Dionisi ka nje pllake ari , i nderur ne kryq !
Cfar flisni more te marre ?! Nuk e paskeni mesuar akoma , qe Krishti dinte vetem nje gjuhe , … gjuhen greke dhe , te gjithe te tjerat i ka mallkuar , vecanerisht gjuhen shqipe !
Kete na e thote perdite @Pellazgaqisi , si zedhenes i autorizuar i monumentit kulturor te Mesjetes Bizantine , fortfatkeqesise se shqiptareve , hiresia e tij , Janullaqis !
Ishte Shoqeria Biblike Britanike per te huajt qe beri te mundur perkthimin dhe botimin e Dhjates se Re .Kjo Shoqeri dha 300 sterlina ne v.1819 per perkthimin e Dhjates se Re nga dr.Vangjel Meksi ,por dr.Meksi vdiq shpejt dhe puna redaktuese ju ngarkua Arqipeshkvit Grigor Gjirokastriti dhe me 1824 u botua Ungjilli I Mateut. Po kjo Shoqeri Biblike me 1864 punesoi Konstantin Kristoforidhin dhe me sterlinat e paguara nga Shoqeria ,Kristoforidhi perktheu gjithe Dhiaten e Re prej Greqishtes ne v.1866 dhe ky eshte perkthimi me I mire deri me sot .Pra ishte Shoqeria Biblike Britanike qe pagoi ,per interest e saj fetare , per botimet e mesiperme .Ashtu sic pagoi kjo Shoqeri qe Gjerasi Qiriazi te nbaronte studimet biblike ne Seminarin Amerikan ne samakova,Bullgari dhe e beri pergjegjes per shperndarjen e literatures ungjillore ne teritoret shqiptare dhe se bashku me motrat e tij themeluan ne Korce Shkollen e se Dieles ,Shkollen per vajza ,Kishen Ungjillore ,Shoqaten Ungjillore Letrare”Vellazeria Ungjillore” dhe gazeten “Letra e Vellazerimit” etj etj.