Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gjuha e poetit…
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Gjuha e poetit…
AnalizaJeta ne cift

Gjuha e poetit…

editor
Published January 7, 2013
Share
SHARE

Jashtë Radhës SHIFESHKRUJ

Pak më shumë se një vit përpara politikanë të djathtë shqiptarë u gjuajtën në distancë, ndërsa topi që hidhnin andej-këndej ishte shqipja e kthyer n’guralec  të lojcakëve që gjuheshin në kurriz të shqiptarëve të sotëm, si përherë, por veçanërisht në këtë rast disa shqiptarëve të djeshëm për të cilët shqipja ishte bota vetë, toka vetë, jeta vetë, dashurija vetë, andrra vetë… Ishte menjëherë pas asaj qiteprit që shkrova artikullin i cili u botua më 17 Tetor 2011 me titullin redaksional “Të thuash se flet gjuhën e Mjedës, Fishtës…” Këtë artikull që mori shumë reagime sapo u botua m’a kanë kërkuar në vazhdimësi e ditët e fundit me insistim t’jua nis shumë lexues. Duke marrë shkas nga kjo ndjeshmëri e lartë dhe e vazhdueshme që s’u rresht ndaj gjuhës, për t’i dhënë shkas një reflektimi mbi premisën kryesore të qënies tonë të përbashkë, ashtu si dhe, pse jo, për t’i rikujtuar politikës pushtetare se gjuha e saj s’ka lidhje me gjuhën që na jep shpirt ne, ramë dakort me redaksinë e Dita të ribotojmë me titullin origjinal artikullin mbi debatin e at’hershëm, përsa i përket gjuhës të vazhdueshëm e në lidhje me ligjërimin politik pushtetar që s’rresht së qëni vulgar përherë bashkohor mbi pasjen e gjuhës së poetit.

 

“Flet nga-dal e shpirti im,

Dhe në zi pikoj si fleta,

Pa më qit as pipëlim

Tërë fili, tërë jeta.”

Poradeci

 

Nëse çdokush që flet gegënisht do të kishte gjuhën e Mjedës, Mjeda do të ishte secili e jo Ai. Në çdokush në Shkodër do të kishte gjuhën e  Fishtës, Fishta do ishte kushdo e jo Ai.  Kështu me radhë, nga Migjeni tek Lasgush Poradeci apo Xhevahir Spahiu. Nëse secili do të kishte gjuhën e tyre, ato do të ishin secili nga ne e jo emrat e veçantë që  lexojmë, studiojmë e mbi të gjitha ndjejmë. Të thuash se flet gjuhën e Migjenit, Fishtës apo Mjedës është sikur çdokush nga Malaga të thoshte kam dorën e Picasso’s. Nëse të gjithë atje do të kishin dorën e tij, at’herë dhe Ai do të ishte secili dhe jo gjeniu që  na mahnit e shokon përherë e përsëri të gjithëve e secilin nga ne. Natyrshëm, gjuha e poetit dhe dora e piktorit janë shpërthime universale të qënësisë njerëzore më komplekse, e padyshim nuk duhen të kuptohen si thjesht gjuha apo dora.  Nga ky këndvështrim edhe më shumë, nuk ka se si të kesh gjuhën e Fishtës, apo thuaj dorën e Picasso’s, se kjo gjuhë e kjo dorë janë universe unike në të cilat politika është vetëm një ndër miliona pjesëza, një rrebesh ndër mijëra fortuna.

 

Të dëgjosh politikanë/e shqiptarë/e të barazojne gjuhën e tyre më këto universe është ndër gjërat më absurde që i kanë ndodhur planetit në kohët e fundit. Aq më tepër të rrëngjeth ky krahasim i dalë nga tastierat e parlamentit shqiptar, administra e vetme në Europë që çon në Bruksel fletërrufe për këdo që kritikon administrimin e drejtimin e tij. E ndërsa atje bëhen qesharakë duke vërtetuar se sa të pazotë janë të menaxhojnë e refleketojnë kritikën, në vend marrin përsipër të jenë Mjedë, Migjenë etj.  Të shkretët poetë. Në vargjet e tyre do të na linin botëra me hapësira të pafundme, universe me milliona ndjenja, nga më të thjeshtat tek më të thellat. Por sot, përdoren si shpata politike prej lecke të interesave materiale më meskine të administratorë/eve e politikanë/eve. Të marrësh përsipër gjuhën e disa poetëve ndërkohë që je jesh nga personat publikë që kanë ndrydhur në urrejtje dialektin e tyre, e kanë ngjyrosur veç me një ngjyrë qytetin e tyre është në më të mirin e rasteve hipokrizi siprore, e në më të keqin dhunim i universit njerëzor e letrar të secilit poet. Për më tepër të mburresh me gjuhën e njërit poet, pa treguar se kupton, galaksinë në të cilën botët e gjithë mjeshtrave të vargut shqip komunikojnë, është të fshish vlerat që kjo e tërë përçon.

 

E vështirë do të ishte t’a vuash Migjenin nëse thellë në vetvetë nuk ndjen mëndafshim me të cilin t’a rrok zemrën Lasgushi. Ato janë universe të ndërlidhura në kohë e hapsirë që vetëm bashkë na lënë trashigiminë e ndjenjave e artin e shkronjave që ngjyrosin pjesën e botës me të cilën identifikohemi sot. Kjo botë nuk do të marrë kurrë kuptim veç me njërin e veç me tjetrin, nëse nuk shohim se si puqen e shkrihen universet që shpërthejnë në gjuhët e tyre. Si mundësh të përmendësh e marrësh përsipër Mjedën, kur shqiptarët sot nuk shohin se mund të artikulosh duke e dashur çdo shkronjë e shqiptim të shqipes, çdo pranvere e dimër të këtij vendi. Kur nuk ke ditur të shprehësh këtë zemërgjerësi me vendosmëri publikisht, për të reflektuar të paktën një qelizë të detit të pafund të ëmbëlsisë e dashamirësisë që në vargje derdhte Mjeda.

 

Nuk është asnjëçik kënaqësi të merresh me fjalitë, në rastin më të mirë pa kuptim e në më të keqin përçarëse, që formulojnë disa nga administratorët e politikanët që janë në të njëjtën dallgë trunore e shpirtërore me kryepushtetarin e kryepatriarkun, i cili ka një kontribut të veçantë në shkëputjen e politikës shqiptare nga trashigimia tepër e pasur e botës shpirtërore të këtij vendi.  E jo pa qëllim nuk kam vënë emrat e këtyre e as atij në këtë shkrim ku janë emrat e poetëve. Për arësyen më të thjeshtë se botërat e tyre nuk i përkasin të njëjtit univers e as trashigimi shpirtërore. Megjithatë nuk heshta dot para banalizimit të gjuhës poetike nga politika, para prekjes së vargut sikur të ishte pjesë normale e deklaratave  pa asnjë përgjegjësi qytetare e pas asnjë peshë intellektuale të disa polikanë(e)ve e për të  reflektuar revoltën kur këto përfaqësues të politikës së sharjes, marrin përsipër përfaqësimin e shpirtit që shpërthente shqip me mijëra ngjyra e ndjenja në vargje.

“A çilë kafazi,

Bylbyl, flutro;

Ndër pyje e ograja,

Bylbyl, shpejto.”

Mjeda

 

************

Paris, 16.10.2011 / Rubrikën SHIFESHKRUJ të autores mund ta lexoni çdo fundjavë në DITA

 

editor January 7, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?