Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje! Ka kohë që dashakeqësit e kombit po i vijnë vërdallë gjuhës shqipe. Nuk kuptoj pse kanë marrë përsipër një veprim të përçmuar. Gjuha është thesar i kombit. Ajo e mban të bashkuar kombin. Gjuhën nuk e ka lindur politika. Gjuha është pasaporta e një kombi për t’u njohur në botë. N.q.s kanë mllef më E. Hoxhën, le të mos ta lënë rehat dhe atje ku ka rënë. Standardin e gjuhës e bënë shkencëtarët e shquar shqiptarë, nuk e bëri politika. Politikanët vinë e ikin, po gjuha mbetet. Ajo është e kombit. Ajo na bashkon. Po e ndamë atë, do ndahemi si komb. Ku është fitimi këtu? Kujdes o pseudo gjuhëtarë me mllefe!
