Gjuha shqipe do të jetë teksti i parë që do të rishikohet nga ekspertët. Përveç rishikimit, në planet e Ministrisë së Arsimit është përfshirë edhe hartimi i teksteve të reja, të cilat pritet të përmirësojnë nivelin e botimit, por edhe të sjellin më shumë eficiencë në shkolla.
Ndërkohë, edhe ekspertët e gjuhës e shohin të nevojshme një ndërhyrje të tillë. Ata thonë se gjuha ka probleme me ngulitjen e saj, është një gjuhë me standardizim të vonshëm. Ka pësuar ndarje gjeopolitike të pazakontë për shkak të ndarjes së kombit dhe ka disa rryma mbi standardin, por edhe problemet mbi dialektet të ndërthurura me komunizmin.
Një tjetër debat i madh mes ekspertësh ka qenë edhe ai i ndarjes së gjuhës nga letërsia, një propozim i ish-kryeministrit Berisha një vit më parë. Gjuhëtarët thonë se një kërkesë e tillë është bërë prej tyre para 4 vjetësh.