Kur panë se gjuhës
S’i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.
I. Kadare
Xhevdet Shehu
1.
Qysh në ditët e para të bashkëpunimit tim me Zërin e Amerikës më ra në sy kujdesi që bëhej në Uashington për të transmetuar në një shqipe të pastër dhe sa më korrekte emisionet, duke respektuar me skrupulozitet normat e gjuhës letrare të njësuar.
– Duhet ta dish, – më pati thënë me humor Elez Biberaj, – se ne këtu “nuk i kuptojmë” disa fjalë që ju në Tiranë e Prishtinë i përdorni shpesh në shtyp apo biseda si lider, lidership, bilateral, konsensus, staf, bord, interpelancë, intervenim, uorkshop, association, maltretim, kredibilitet, etj. Por, të lutem, edhe ti “të mos i mësosh” e të mos i përdorësh…
Dhe ai ishte vërtet i kujdesshëm për të mos lejuar fjalët e huaja që prej pakujdesisë kishin hyrë në fjalorin e përditshëm të shqiptarëve dhe kishin fituar të drejtën e qytetarisë midis tyre. Sidomos gjatë viteve të fundit, te një sërë politikanësh, intelektualësh, shkrimtarësh e gazetarësh, është kthyer në mani futja e sa më shumë fjalëve të huaja si një tregues i “erudicionit dhe kulturës së gjerë e të gjithanshme” të tyre. Mirëpo, disa zhvleftësohen pikërisht për këtë arsye, pasi i përdorin këto fjalë vend e pa vend dhe, shpesh, gabimisht.
Kjo vëmendje që tregohej për gjuhën shqipe te Zëri i Amerikës, nuk vërehej te radiot simotra, as te Radio Tirana e, aq më pak, në TVSH.
Mirëpo, gjatë këtyre viteve në Shqipëri ndodhi edhe ajo që mund të besohej më pak se mund të ndodhte: u sulmua pikërisht ajo që dukej më e mbrojtur se çdo gjë tjetër – Fortesa e gjuhës. U vu pra, në dyshim gjuha letrare e njësuar shqipe, që shpesh, me të drejtë është quajtur një nga arritjet më të mëdha të historisë së kulturës sonë kombëtare. Disa gjuhëtarë e jo gjuhëtarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, gjetën rastin ta shpallnin Kongresin e vitit 1972 për drejtshkrimin e gjuhës shqipe si “një gabim të rëndë” dhe “të imponuar nga regjimi komunist dhe posaçërisht nga Enver Hoxha”, pavarësisht se ai ka qenë një Kongres mbarëkombëtar, me një pjesëmarrje të gjerë të shkencëtarëve tanë, edhe nga viset jashtë kufijve shtetërorë. Parimi themelor i atij Kongresi ishte ai që tashmë ishte shpallur më 1968 në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës: Një komb – një gjuhë.
Megjithëse dukej një përpjekje donkishoteske e atyre që kërkonin të kthenin kokëposhtë dhe të korrigjonin me themel Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës dhe, ndonëse dukej që ata ishin në pakicë, ishte një çështje që meritonte vëmendje. Duhej diskutuar, duhej mbajtur një qëndrim, duhej dhënë një përgjigje…
Në qershor të vitit 1995 në Tiranë u mbajt një tryezë e rrumbullakët me temë Profesionalizmi dhe integrimi informativ, organizuar nga radio Tirana dhe Fondacioni Soros, me pjesëmarrjen e radiove shqiptare dhe shqipfolëse. Ndër çështjet që u prekën dhe u diskutuan në atë tryezë ishin dhe problemet gjuhësore. Ra në sy trajtesa cilësore që i bënë kësaj çështjeje gjuhëtari nga Tirana, kryeredaktori i revistës Gjuha Jonë, Prof. Emil Lafe dhe gjuhëtari Qemal Murati nga Tetova.
Pak ditë pas përfundimit të asaj tryeze mora në intervistë Prof. Emil Lafen, të cilit midis të tjerash i drejtova dhe këtë pyetje:
– Gjuha letrare e njësuar është bërë tashmë një realitet, por herë pas here shprehen pikëpamje e teza që e vënë në diskutim. Ç’mendim keni për këtë çështje?
Profesori, tepër i vëmendshëm dhe skrupuloz, u përgjigj prerë:
– Mendoj se gjuha letrare e njësuar është një arritje e madhe kulturore, shkencore e kombëtare, është kurorëzim i një dëshire të shprehur që në fillimet e Rilindjes sonë. Me Kongresin e Drejtshkrimit shqiptarët bënë atë që popuj të tjerë e kishin arritur shekuj më parë. Të tilla ishin rrethanat tona. Duhet thënë se kjo arritje i ka qëndruar kohës. Gjuha letrare e njësuar është bërë një faktor i fuqishëm i integrimit kulturor dhe i njësisë shpirtërore të shqiptarëve. Dua të kujtoj se në Jugosllavinë e dikurshme janë bërë përpjekje djallëzore për të krijuar artificialisht një gjuhë të veçantë, njëfarë shiptarski jezik të ndryshme nga allbanski jezik, d.m.th. nga gjuha e shtetit shqiptar. Mbaj mend që Radio Prishtina fliste na shiptarskom jeziku, ndërsa Radio Beogradi, që transmetonte për Shqipërinë, fliste na allbanskom jeziku. Synimi është i qartë: duke krijuar dy gjuhë, të krijohen edhe dy popuj të ndryshëm. Por, fatmirësisht, vëllezërit tanë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi nuk ranë në këtë kurth. Pra, ato teza që përmendët ju, ose janë mendime diletantësh, ose kanë qëllime të mbrapshta. Ne shqiptarët jemi një popull, kemi një prejardhje, një histori, një kulturë, një gjuhë. Le të përpiqemi të gjithë së bashku ta pasurojmë, ta lëvrojmë, ta zhvillojmë këtë gjuhë, së cilës poetët tanë më të mëdhenj i kanë thurur aq vargje të bukura…
Intervista me profesor E. Lafen u transmetua në Zëri i Amerikës më 2 korrik, duke u çmuar si një nga intervistat më të mira, ndërsa Agimi e Shaqiri, dy kosovarët simpatikë dhe mjaft dashamirës, nuk ngurruan ta quanin të shkëlqyer.
Ata e ndienin ndoshta më tepër se të tjerët problemin që trajtohej në atë intervistë.
Mirëpo, nuk kaluan veçse disa ditë dhe, saktësisht më 9 korrik, u shfaq “papritmas” në Zërin e Amerikës Prof. Arshi Pipa, në një intervistë dhënë nga Tirana për të njëjtën çështje. Profesor Pipa paskësh qenë në Tiranë dhe, me sa dukej, nuk i paskësh pëlqyer intervista e Profesor Lafes. Dhe këmbënguli sërish në pikëpamjen e njohur të tij se njësimi i gjuhës letrare shqipe ka qenë krejtësisht i gabuar dhe se ai është bërë me imponim etj. Ai gjeti rastin te kjo intervistë që, nëpërmjet Zërit të Amerikës, t’i vinte “kryq” letërsisë shqipe të gjysmëshekullit të fundit. Saktësisht tha se letërsia e shkruar gjatë regjimit komunist është zero, ndërsa bëri përjashtim vetëm Kadarenë…
Kur e dëgjova atë intervistë jam befasuar si rrallë herë dhe më ka ardhur shumë keq. Ishte një kundërvënie e hapur, natyrisht në emër të pluralizmit të mendimeve dhe ideve, për një çështje që mua gjithmonë më ishte dukur se, të paktën në seksionin shqip të Zërit të Amerikës, nuk vihej në dyshim.
Këto teza janë ose mendime diletantësh, ose kanë qëllime të mbrapshta…, më feksi thënia e profesor Lafes.
A ishte diletant Arshi Pipa? Këtë duhej ta dinin drejtuesit e Zërit të Amerikës në Uashington.
2.
Për gjuhën letrare të njësuar, pavarësisht nga kontestimet, gjuhëtarët tanë më të mirë si dhe albanologë të ndryshëm bashkohen në mendimin se është bërë një punë e lavdërueshme që kurrsesi nuk duhet shkatërruar. Në mbrojtje të saj janë ngritur të gjithë shkrimtarët dhe gjuhëtarët tanë më të mirë. Shkrimtari më i njohur i letrave shqipe në botë, Ismail Kadare, është nga mbrojtësit më të zjarrtë të gjuhës shqipe dhe mbase më i ashpri në reagimet ndaj atyre që sulmojnë këtë monument madhështor të identitetit tonë kombëtar dhe që qëndron denjësisht ndërmjet shtatë-tetë gjuhëve themelore të Europës. Madje, më tepër atë e irritojnë sidomos disa intelektualë shqiptarë kundërvënës, të cilët, më shumë se një herë, i ka quajtur as më pak e as më shumë, por të shitur.
Natyrisht, kjo gjuhë e njësuar shqipe ka nevojë për përmirësime dhe pasurime, duke rishikuar disa probleme të marrëdhënieve të saj me dialektet dhe nëndialektet etj.
Prof. Rexhep Qosja në artikullin e tij Gjuha e njësuar letrare, më 1996, thekson faktin se gjuhësia, shkolla dhe letërsia shqipe, gjatë këtij çerek shekulli, e kanë bërë gjuhën e njësuar gjuhë letrare, vërtet kombëtare – gjuhë të kulturës së popullit shqiptar në tërësi.
Le të kujtojmë këtu gjithashtu faktin e pamohueshëm që njihet nga të gjithë dhe që e pohojnë të gjithë gjuhëtarët dhe albanologët, se, në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe më 1972, asnjë delegat nuk ka shprehur as më të voglin mospajtim me këtë vendim.
Mirëpo, disa vjet më vonë, më 1989, Arshi Pipa botoi në SHBA një libër me titull: The Politics of Language in Socialist Albania (Politika Gjuhësore në Shqipërinë Socialiste). Këtë libër, profesori im i stilistikës në degën e Gazetarisë, Xhevat Lloshi, në një artikull të gjatë të botuar në revistën SOT më 1991, nën titullin Kultura shqiptare përpara shqetësimesh të reja (artikull që, më 1997, është përfshirë në librin Mbështetje për gjuhën letrare, të të njëjtit autor) do ta quante librin me mendësitë më të prapambetura në gjithë gjuhësinë botërore për atë vit (1989)…
Në atë libër, A. Pipa ngrihej botërisht kundër Gjuhës Shqipe të Njësuar, ndërsa argumentonte se, e ashtuquajtura gjuhë letrare e njësuar as ka qenë e nevojshme dhe as e ka kërkuar populli shqiptar, meqë shqiptarët prej kohësh kanë qenë mësuar me bashkekzistencën e tyre paqësore dydialektëshe etj. Për të mbushur mendjen e lexuesit, ai sjell në libër një mori shembujsh, ku, në thelb, gjuhën letrare shqipe e quan një veprim hakmarrës të toskëve kundër gegëve…
E, “imperializmin e Jugut ndaj Veriut, kolonizimin e Veriut nga Jugu, shfrytëzimin e Veriut nga Jugu, pushtimin e Veriut nga Jugu, shtypjen e Veriut nga Jugu”, me një fjalë, gjithë këtë mllef dhe urrejtje që Arshi Pipa shpalos në librin e tij kundër gjuhës së njësuar, madje më tepër se kundër gjuhës, kundër Jugut, Prof. Xhevat Lloshi, e quan “arshishkencë”, ndërsa, duke iu referuar psikanalizës frojdiane, e shpjegon me kompleksin e babait, ose siç njihet ndryshe kompleksi i Edipit.
Në të vërtetë, Arshi Pipa në librin e tij, e më pas në intervistat që ka dhënë deri te Zëri i Amerikës, më shumë se më gjuhësi, merret me politikë. Nuk marr dot guximin t’i dal përpara asnjë gjuhëtari për të shpjeguar nivelin prej diletanti të A. Pipës në fushën e gjuhësisë, pasi këtë punë e ka bërë në mënyrë të shkëlqyer Prof. Xh. Lloshi që më 1991. Tashmë që kanë kaluar mbi dhjetë vjet nga botimi i librit të A. Pipës, duke parë dhe jehonën e atij libri, përkrahësit e atyre ideve, mendoj se Xh. Lloshi me kundërvënien e tij të ashpër ka patur plotësisht të drejtë, pasi goditi thelbin e një dukurie të rrezikshme që filloi të shfaqet në horizontin e kulturës gati në të njëjtën kohë me shndërrimet e vrullshme politike të fillimit të viteve ’90. Nuk është pra thjesht denoncimi dhe demaskimi i pikëpamjeve të mbrapshta të një individi, por denoncimi dhe demaskimi i një fenomeni, frymëzuesi kryesor, në mos i vetmi i të cilit u bë Arshi Pipa.
Duke bërë politikë, duke e politizuar edhe problemin gjuhësor, A. Pipa bëhet më i kapshëm, më i kuptueshëm në synimet e tij, pasi dihet se shqiptarët e pëlqejnë dhe merren në mënyrë të veçantë me politikë. Mjaftojnë disa pasazhe nga ky libër mbi qëndrimin tepër fyes të autorit ndaj popullit “mysliman” të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj shkencëtarëve e rinisë kosovare në veçanti, ndaj “toskëve” siç i quan ai shqiptarët e jugut të vendit, për të provuar një ndjenjë pështjellimi të pashembullt. Ose, ofensiva denigruese që ndërmerr ai mbi disa nga figurat më të spikatura kombëtare si Fan Noli, Faik Konica, Ismail Qemali, Ismail Kadare, etj.
Pse na e prishët rahatin me njat kongresin e 72-shit, me njat Fjalor të Gjuhës së Sotme Shqipe më 1980, me tan ato botime në gjuhën e toskëve? Ishim rahat, madje ishim fort të lumtun gegë e toskë, me dy dialektet si dy krenat e shqiponjës në bajrakun tonë, pra na allbanskom jeziku e na shiptarskom jeziku, duket sikur thotë pas çdo rreshti me një dhimbje të thellë Arshi Pipa. Ndërsa qëllimi i sulmeve kundër gjuhës shqipe të njësuar, kundër standardit të saj duket se është ky: të vihet në dyshim dhe të goditet parimi Një gjuhë – një komb.
Më 1997, këtë polemikë pamfletiste me mërgimtarin politik që pretendon të jetë edhe personalitet në gjuhësi, Xhevat Lloshi e ribotoi në një libër, së bashku me disa studime të tjera në fushë të shqipes së sotme dhe problemet me të cilat ndeshet ajo. Ky libër i imët në dukje, ka një peshë dhe vlerë të njëmendtë, duke qenë një nga librat e rëndësishëm të këtyre viteve, për nivelin e lartë shkencor të të shkruarit, por mbi të gjitha, për misionin që shpreh në titullin e tij të thjeshtë: Mbështetje për gjuhën letrare. Dhe si i tillë meriton të përshëndetet e të evidentohet në morinë e madhe të librave që janë botuar gjatë kësaj periudhe. Që lind nevoja e mbrojtjes së gjuhës letrare, edhe pas rreth tridhjetë vjetësh pasi është bërë njësimi i saj, kjo do të thotë se ajo është sulmuar padrejtësisht dhe paturpësisht ndërkohë. Këtë e kanë bërë, fatkeqësisht, edhe disa ndjekës të A. Pipës në Kosovë. Njëri prej tyre, fjala vjen, M. Kelmendi në librin Carere Patria (Çabej, 1998), e çon më tej mendimin, duke futur dyshimin se gjoja edhe gjuhëtari më i madh i të gjitha kohërave i Shqipërisë dhe një nga firmëtarët kryesorë të Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Prof. Eqrem Çabej, paskësh qenë kundër njësimit të gjuhës shqipe!… Gjepura! Aq i pavërtetë është ky trillim, saqë, përveç ndonjë buzagazi të hidhur, nuk është marrë fare në konsideratë nga gjuhëtarët dhe nuk ka merituar prej tyre as përpjekjen më të vogël për ta hedhur poshtë.
Në të vërtetë me këto sulme, duket se nuk kemi të bëjmë aspak me teza të diskutueshme për hir të pluralizmit të mendimeve dhe ideve, por me alternativa kundër, me një strategji shkatërruese të kësaj ngrehine të ngritur me aq mundim dhe sakrifica të dijetarëve, mendimtarëve e gjuhëtarëve tanë nga më të shquarit e të gjitha kohërave. Ndaj dhe me të drejtë këto sulme kundër gjuhës së njësuar letrare janë konsideruar më së shumti si dashakeqëse, armiqësore, madje me frymëzim shovinist.
Ky i fundit, pra frymëzimi shovinist, duket si problemi që i ka shqetësuar më tepër gjuhëtarët tanë më të mirë të ndërmarrin studime të tjera gjatë dekadës së fundit në mbrojtje të gjuhës, duke parë njëkohësisht edhe evoluimin e saj. Dhe është krejt e arsyeshme që në këto studime të mbizotërojë argumenti, arsyeja e shëndoshë.
Prof. Xh. Lloshi e quan A. Pipën shkatërrimtari më i zellshëm i shqipes letrare, ndërsa librin e tij Politika gjuhësore… si burim i të gjitha çështjeve për diskutim. Zbulohet pa dashje një vlerë e librit të Prof. Pipës, nëse mund të quhet vlerë hapja e një debati të gjërë për çështje themelore të gjuhës. Sidoqoftë, është fakt se gjuhëtarët tanë më pas e kanë pranuar një lloj diktati politik në njësimin e gjuhës, por ky diktat nuk mund të absolutizohet deri në atë masë, sa të bëjë të pavlefshëm krejtësisht Kongresin e vitit 1972 dhe gjithë atë punë kolosale që është bërë për të arritur deri këtu. Sepse për të ardhur deri tek ai Kongres është përshkuar një rrugë e gjatë, tepër e gjatë dhe e mundimshme, me disa ngjarje kulmore përgjatë shekullit XX, midis të cilave shquajnë Kongresi i Manastirit më 1908, Komisia Letrare e Shkodrës më 1916-1917 dhe Kongresi i Drejtshkrimit më 1972. Është me vend të përmendim këtu gjithashtu një moment të rëndësishëm dhe me peshë në këtë drejtim: Konsultën gjuhësore të Prishtinës më 1968, e cila miratoi gjuhën letrare në përdorim në Shqipëri, duke hequr dorë nga gegërishtja. Duke e njohur kronologjinë e përpjekjeve, të cilën e jep përmbledhtas dhe qartë Xh. Lloshi në artikullin Shqipja: ngritja e një gjuhe në nivelin e standardit kombëtar, bindesh se, shkencëtarët tanë kanë përshkuar një rrugë normale dhe një proces normal, ashtu sikurse është vepruar edhe për gjuhët e tjera perëndimore. Prof. Lloshi çmon në mënyrë të veçantë qëndrimin e shkencëtarëve nga Kosova, merita e të cilëve për mbajtjen e Kongresit të vitit 1972, bëhet dyfish më e madhe me qëndrimin që kanë mbajtur më pas ndaj sulmeve që i janë bërë gjuhës letrare të njësuar vitet e fundit. Pasi, realisht, shqiptarët më tepër se me ndonjë defekt të gjuhës së njësuar, kanë për momentin probleme mjaft më të rëndësishme me të cilat duhet të merren seriozisht, sikurse janë fjala vjen braktisja e shkollave nga mijëra fëmijë, ringjallja e analfabetizmit, huazimet që po përçudnojnë çdo ditë shqipen tonë të folur e të shkruar etj.
3.
Kam vënë re se disa nga mërgimtarët tanë, sidomos ata politikë, që nuk kishin shkelur për vite e dekada në atdheun e tyre, kanë shfaqur gjatë këtyre viteve një mendësi të prapambetur dhe të kapërcyer prej kohësh në Shqipëri, pavarësisht se ishin arsimuar e edukuar në Perëndimin plot shkëlqim dhe në universitete të dëgjuara të botës. Këta njerëz nuk ishin plotësisht në dijeni të zhvillimeve dhe evoluimeve të brendshme që kishin ndodhur ndërkohë në dheun amë në shumë fusha, pavarësisht se nën një regjim që atyre nuk u pëlqen t’i përmendin as emrin.
Mungesa e gjatë ka bërë punën e saj…
Thuhet se edhe Arshi Pipa është tronditur kur ka parë dhe ka ndier se në hapësirat shqiptare Gjuha Letrare e Njësuar ishte bërë një realitet i pamohueshëm…
***
Vizita e tij e parë në Shqipëri pas fitores së demokratëve, afro 40 vjet pas arratisjes, ngjalli sa kureshtje në fillim, aq edhe polemika dhe zemërim më pas për shkak të një deklarate të egër që Arshi Pipa bëri sapo vuri këmbën në Rinas. Atij iu bë një pritje mjaft e ngrohtë nga pushtetarët e rinj, ku, nga pamjet që u dhanë në TV, binte në sy prania e gazetarëve proqeveritarë, të cilët e cilësuan menjëherë si një ngjarje të rëndësishme kthimin në Atdhe të Profesor Pipës. Reporterët e TV dhe të radios shtetërore nxituan t’i merrnin përshtypjet e para. Dhe, Arshi Pipa, në kontrast të dukshëm me flokët e tij të bardhë, kërkoi… zi, hakmarrje! Komunistët duhet të dalin të gjithë në gjyq, ndryshe nuk bëhet Shqipëria Demokratike, tha pak a shumë ai në këtë prononcim të parë publik për bashkëkombasit e tij, me të cilët ishte ndarë prej katër dekadash. Deklaratë më e egër dhe më e zezë publikisht nuk ishte bërë ndonjëherë.
Ka qenë ndoshta ky prononcim që e zbehu dukshëm figurën e këtij mërgimtari, i cili në qarqet intelektuale të kohës ishte quajtur poet, shkrimtar, dijetar etj. Ai ka ardhur disa herë në Shqipëri vitet e fundit, por mediat shtetërore tregoheshin paskëtaj të kujdesshëm me të. Pushtetarëve profesor Pipa tashmë më shumë u prishte se u ndreqte punë, ndërsa opozita, përveç ndonjë kritike që i bënte kohë pas kohe, më së shumti nuk e përfillte.
Ky qëndrim, domethënë zhvlerësimi (politik) i Arshi Pipës ishte i kuptueshëm. Ai stononte ndieshëm ne mjedisin e ri shqiptar, ku së paku në dukje, verbalisht, tentohej drejt uljes së tensioneve, drejt mirëkuptimit. Asnjë forcë politike nuk kishte program ekstremist, hakmarrës, sepse këtë e ndalon ligji.
Mirëpo respektimi i ligjit në Shqipëri vazhdon të jetë në nivele të ulëta, duke u lënë terren edhe shfaqjes së prirjeve të skajshme. Ndaj vazhdon, ndoshta si askund tjetër, dueli i gjatë i kundërshtarëve të mëdhenj të këtij shekulli… Pohimi se, edhe pas gjysmëshekulli, Lufta e Dytë nuk ka mbaruar ende dhe se ballistët e komunistët mbeten kundërshtarë për vdekje me njëri-tjetrin, është një realitet sa absurd, aq edhe i vërtetë.
Komunistët ngaherë ua kanë vënë fajin kapitalistëve për gjithë të këqijat e kësaj bote. Kapitalistët kanë bërë të njëjtën gjë në kah të kundërt, thotë Glen Tinder te Mendimi politik, duke sqaruar se kjo linjë mendimi është e kobshme në vetvete. Sepse na del që për të shpëtuar botën nga e keqja, i duhet hyrë një masakre kolektive, një hakmarrjeje të pakufishme. Domethënë, në emër të një pale, duhet shuar pala tjetër.
Prandaj, nuk duhet nxituar për t’i quajtur gjithë njerëzit të këqinj, shprehet politologu amerikan.
Ndërsa Pipa predikoi të kundërtën e kësaj. Ndaj dhe nuk ia vunë fort veshin.
***
Në përgjithësi roli i diasporës shqiptare në zhvillimet dhe ndryshimet e mëdha politike të viteve të fundit ka qenë gati i pandjeshëm, në raste të veçanta edhe negativ. Kjo shpjegohet, përveçse me potencën e tyre të pamjaftueshme intelektuale dhe financiare, me mllefet politike dhe një dëshirë të ethshme për hakmarrje, duke patur këtu parasysh edhe emra konkretë të arratisurish nga Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të përndjekjes nga regjimi komunist.
Por, padyshim, ajo që ka ndikuar më tepër në këtë zbehje të rolit të diasporës, mendoj se ka qenë mungesa e një uniteti apo mendimi unik të të ikurve në raport me Shqipërinë, përkatësisht me regjimin e Tiranës. Në të vërtetë, regjimi komunist kishte investuar në mënyrë të veçantë për ta përçarë diasporën e vonë ballisto – zogiste, duke parë tek ajo një rrezik potencial për pushtetin edhe në kushtet e izolimit të thellë të vendit. Dhe, sikurse është pohuar qysh në atë kohë, pushteti komunist ia kishte arritur këtij qëllimi, sidomos me mërgimtarët shqiptarë në Europë. Për këtë shkrimtari Nasho Jorgaqi pati shkruar romanin e suksesshëm Mërgata e Qyqeve. Ndoshta për këtë arsye kam vënë re se Nasho Jorgaqi ishte një emër i papëlqyer (për të mos thënë më tepër) në një pjesë të konsiderueshme të kësaj diaspore.
Mllefi antikomunist te disa prej anëtarëve të diasporës nuk ishte fashitur pikërisht për këtë arsye. Dhe ishte ky mllef, kjo dëshirë për hakmarrje, që i pengonte ata të kuptonin thelbin e ndryshimeve që kishin ndodhur në atdheun e tyre, në mungesë të tyre dhe, natyrisht, pa rolin e tyre.
Ndaj dhe stononin shpesh gjatë kontakteve me bashkatdhetarët e tyre në Shqipërinë e viteve ’90.
Një pjesë e këtyre mërgimtarëve mezi e kishin pritur momentin e rikthimit në Atdhe me shpresë se, me kulturën dhe dukjen e tyre oksidentale, do ta mahnisnin këtë popull të vobekët dhe do të bënin emër. Por, pasi qëndronin një periudhë të shkurtër dhe e preknin këtë realitet, kuptonin se kishin dalë nga “loja”, se pesha e fjalës dhe e ndikimit të tyre në dheun amë ishte e papërfillshme. Kjo natyrisht i dëshpëronte, ndaj dhe largoheshin andej nga kishin ardhur, për t’u zhytur sërish në… anonimat.

Urrejtja e Arshi Pipes per regjimin terrorist te Hoxhes eshte e kuptueshme,.Ky regjim e filloi dhe mbaroi me vrasjen,burgosjen,torturimin,lincimin e INTELIGJENCES KOMBETARE,vecanerisht Inteligjenca e Veriut.
Bibliotekat e Fisnikeve Vloraj,Libohova,Kelcyra,Frasheri,Konventat e Manastireve dhe Kishave katolike u konfiskuan u dogjen,libra dhe dokumenta te rralle per Historine e popullit u zhduken,ose u derguan ne Beograd.
Arshi Pipa i jetoi ne lekure te vet te gjitha keto perndjekje mesjetare kunder kultures.
Harbuti toske kunder intelektualit gege.
Ka qene nje realitet dhe jo nje fantazi antikomuniste.
Ne 1972 harbutet dhe xhahilet e llumit te proletariatit,filluan te arsimohen.Ne vitet 50-60 u arsimuan ne Moske,,Metej ngriten edhe Universitetin e tyre me mesimdhenes borgjeze(si Cabej,Turdiu,)Ketyre te fundit u rrinte mbi koke shpata e Demokleut,Lufta e Klasave dhe u perdoren si sklleverit e kulturuar greke,qe mesonin femijte e Ushtarakeve Romake.
Prandaj kur thote se komunistat(terroristat kriminele,xhahile antikombetare dhe antikulture),duhet t`i kalojne gjyqit-Ketu Arshi Pipa ka te drejte.
ZHAHILET E TOSKERISE NUK MUND TE SHESIN KULTURE.
Ku nuk ka te drejte Arshi Pipa?
Arshi Pipa nuk eshte nje njohes i thelle i gjuhes shqipe.Nuk eshte nje Gjuhetar,,jo i nivelit te Cabeut,por as te Xhevat Lloshit,Emil Lafes,Duke mos qene usta i zanatit,Arshi Pipa nuk e di qe GJUHEN LETRARE KOMBETARE(gjuhen e njesuar shqipe)e kane levruar Buzuku,Budi,Bardhi,Bogdani,Haxhifilipi,,Te gjithe keta jane gege.Pretendohet se Buzuku ka shkruar ne te foluren e Krajes,,por qe ne fjalen e pare te Mesharit,,fjala GLUHE,na thote fjale qe sot ruhen ne skajin me jugor te Arberise,ne Cameri.
Pra nje arberor i Camerise,nje Arberor i Korones ne More jane marre kaq mire vesh arbnisht midis tyre me nje Arberor ne Kraje dhe ne Nish te Dardanise,sa nuk merren vesh sot nje malok nga Kolesjani me nje malok nga Kuci. Udhetari romak Peutinger e quan Lumin e sotem te Shales,qe zbret nga Alpet(si e quanuin vendasit Ilire),,Clav Sala.Pra,lumi i Qafe Shales,,ashtu si do ta quante nje cam,(romaket nuk kishin sh ne alfabetin e tyre) Qafe Thanen,e quan Clav Danon,
Kjo tregon qe ndryshimet dialektore dhe nendialektore ne shqip jane te reja,jane me se shumti te periudhes turke.Ja t`u kendoj nje psalme nga Teodor Haxhifilipi 220 vjet me pare si flitej shqipja ne Elbasan.
Verte,(Vertete)themii juve se do qani e do vaji ju,ma dynjaja do gezoje e ju do helmohi,po helmi juje do kthehet ne gezim.A nuk eshte kjo e folur me afer standartit,se zhargonet e sotme te elbasanllijve,
Aaaa-eshte,Iiiin-nje etj.
Shkodranishtja letrare e Mjdes,Vases,Shirokes,eshte mjaft e kuptueshme.Por stilistika e Koliqit nuk eshte e folura e shkodraneve,eshte zhargon i malokeve qe jane vendosur ne Shkoder kohe pas kohe,prandaj eshte i pakuptueshem per banoret e shkodres vete.
Rrjedhimisht Standarti i vendosur ne 1972 nuk ka qene pune e komunisteve,se perndryshe nuk do rezistonte,por Eshte Karakter i juhes shqipe qe ka qene e njesuar qe ne krye te heres,gje qe flet per nje popull UNIK,me te njejten gjeneze,nga e njejta Familje,,Nga Nishi ne Preveze .Edhe Preveza vete eshte nje fjale shqipe.Berenica e quajti Pirro i Epirit qytetin per nder te Halles se tij,gruas se Mbretit te taulanteve ilire Glaukut,qe e rriti dhe rrezikoi mbreterine e te shoqit per te.
Gjuhen letrare kombetare nuk e solla une -do thoshte Skenderbeu,por e gjeta ketu ne mes jush.
o demir
për replikë me ty po i bie shkurt!!
na hëngç munë!!
titist delirant!!
Qysh ne fillim te shkrimit na permendni Elez Byberin, si I merakosur shume per hallet e gjuhes se njesuar letrare shqipe.
Ne rast se kemi mbetur per udebashin Byberi te perkujdeset per huazimet dhe normat e gjuhes shqipe, merrni dhe kumbarin e tij Sali dhe I rregullojme siç u rregulluan te gjitha ne keto 32 vite, nen drejtimin dhe udheheqjen e Serbise, Eladhas, zogisteve, ballisteve dhe dumbabisteve.
Po te heqesh fjalet e huaja zoti me Emer Mbiemer turk Xhevatet Shehija nuk egziston (egsist angl) Kombi i “pavarur” Osmane i vetequajture Skiptare.
Ilyret i thonin Polis jo Qitet Italisht nga Cita.
Albanopolis eshte permendur (mind angl) nga Historianet Greke te Ilyrise dhe Epirit.
Po ashtu edhe Natura nga Natura
Prift nga Priest angl
Flamur nga Fllug angl
Agim nga Avgi greq
Mengjes nga Morning angl
Dite nga Day angl,Drite,Dritare,Dije.
Darke nga Dark angl
Nate nga Note Italisht
Erresire nga Erevus greq.
Pidhi nga Pusy angl
Shkurt, Shkurter nga Short angl
Larg nga Large angl
Rruge nga Road angl
Shkruaj nga Scrive
At-dheu turqisht,Dheut i Atit,At-Aturk Ati i Turqve.apo.Babai i Turqve.
Shtepi nga Spiti greq, Hospital,
Shpelle nga Spileo greq.
Shpate nga Spathi greq.
Ender,enderoj nga Oniro greq.
Nder,Nderoj nga Honor angl.
Sigurte,Sigurim nga Sequrity.
Shikoj,Syri nga See You angl.
Spiun nga Spy
Tradhetare nga Traitor angl
Servil apo Sherbim,Serbetore nga Servis.
Bukur nga Buatiful.
Dhurate nga Dhoro greq,Kutia e Pan-Dhores te gjitha Dhuratat e Zotit Zefs.
Gjiton nga Gea Gitonas greq toke,ndajme apo kufizohemi nga Toka e banuar.
Skandal nga Scandal
Mesues,Mesoj nga Matheno greq,Mathimatiqi Matematike.
Geo-Grafi greq Shkruaj,apo pershkruaj Token.
Geostrategi greq nga Geo-Stratigia Strategy mbi Kufijte apo siperfaqen e nje Zone.
Zone nga Zone angl.
Mal nga Mount Epirotet i thone Vuno.Vuno eshte Emri i fshatit Greke ne Bregdet.
Mushkonje nga Moskito angl
Blej nga Buy angl
She’s nga Sell angl.
Tregeti nga Trade.
Liqen nga Lake.
Transformim nga Transferred.
Forme,i Formuar nga Omorfos greq,Jo kafshe.
Zoo-llogjike greq behet fjale per kafshet.
Llogjike nga Llogikos greq.
Mendje nga Mind angl
Shpirt nga Spirito.
Cika,Cika e Malesise nga Cikas Spanjisht vajze.
Semure,Semundja nga Sickness angl sick.
Fik nga Fig angl
Pjeshke nga Peach angl
Qershi nga Qerasi greq,Cherry.
Presh nga Praso greq.
Laker nga Llahano greq.
Pi,pi uje nga pino greq.Uje nga Uros.
Uro-logy doctor i sh-ures,prostatit.
Gluhe nga Glosa greq.
Diell nga Ilos greq.
Doktor nga Doctor
Divorce nga Divorce.
Martohen,Martuar nga Marital.
Vdes,Vdekje nga Deth angl.
Varr,Barros nga Barry angl.
Vras nga Varao greq,Var-Varos,barbare.
Varre nga Vari greq e rende.
Komentoj nga comment.
Republikes nga Republicans
Publik nga public, publicly,
Jo nga Jok turqisht.
Si i thonin Ilyret Jo-se o Xhevdet?
Per shembell.
Dikush pyet.Do vish?apo Je semure,apo ke uri?
Apo do flesh?
Si i thonin Ilyret se Osmanet nuk Kane as 500 vjet.
Kendoj nga Kantare ital.
Plage nga Pligi,Pligomeno greq.
Greqine nga Greko greq.
Odhise Gremo “Skiptare” nga Sopiku i Agi Sarandes.
Shen,I Shenjte nga Saint latinisht.
Ilyret dhe Epirotet i thonin Agios,Agia Sofia.
Shkalle nga Skala greq.
Skalo-pati,Shkallet e Thea-tros.
Skene nga Sqini greq ,Skena ku luheshin Tragjedite.
Tragjedi nga Tragodhia greq
Drama nga Drama greq
Kombesi,Komediane nga Komodhia.
Bashtun apo dobic nga Pashtun Afganistane.
Deshperuar nga Desperate.
Deshire nga Desire
Detyre nga Duty.
Etj,E te tjera,Ecetera.
pelle
mo ja fut kot!!
e di se fjala karabinjer italisht është shqip??
karabinjeri=kari bën njeri!!
ja kështu janë dhe fjalët e tua!!
mbylle halenë o të dhjefsh demirin!!
demo komunistat e para 90 e keta pas 90 ishin e jane vegla te serbit fatkeqesisht dhe shumica e popullit shqiptar megjithse i di te kujt jane i mbush kutite ew votimit perta une nuk kam gje me serbet bravo i qofte se jane patriote per kombin e tyre une e kam me shqipot edhe elez qeni i zerit te amerikes eshte vegel e udb qe hiqet anti komunist edhe shume antikomunista qe u aratisen nga jugosllavia u bene vegla te udb se e shef se sa poshte kemi qene e jemi te dyja palet komunista e anti komunista vegla te udb se medemek per te rezuar njeritjetrin ky mut mileti jemi ne serbet ardhe atje ku jane ne shekullin e 7 pas krishtit e ja kujane ne ishim mijra vjet para krishtit e ja si jemi akoma e sot i japim toka serbit si kosova i dha malit te zi ca mijra hektare hashimi i dha mitrovicen zogu shen naumin basha me ramen detin etj
Demo!Ne se ti komentin do ta kishe bere ne dialekt,natyrisht qe gazeta duhet ta perkthente edhe ne dialektet e tjere per ta kuptuar sa me shume shqiptar.
Nuk e dij mund te perkthehet me GOOGLE?!
Nese ka dicka madheshtore te atij sistemi (regjimi qe i thone SERBibeistet e Xhevdetit VOAS) ai ishte njehsimi i gjuhes shqipe me gjithe te ca te metave
Fakti qe Elez Biberaj antishqiptari me i madh i te gjitha kohrave qenka kaq korrekt
i bejme me dije Xhevos se Elezi e di me mire serbishten se shqipen se qe i vogel mesoi serbokroatisht
Fakti qe Izet Haxhia qe e nxjerr Elezin lakuriq
eshte ne burg i ridenuar eshte turp per Xhevon dhe Diten
Oooo idjot!Oooooo Pellasgos grekofyli.
Pondet jane greke ne gjak.Edhe Pondet jua solli Turqia ne 1923.Ju te tjeret jeni greker te vaftisur ne kishe.
Ju mesuan gjuhen greke te manastireve dhe ju bene greker.
Mos u merr me gjuhen shqipe,se gjuha jone eshte shume e lashte dhe shume e veshtire per kapacitetin tend.
Mal-male-dymale.Dymal-eshte zbuluar pllaka e qytetit ilir Dymal ne Uren Vajgurore,,
Aq sa meson te flase kafsha,aq meson ti nga gjuha.
Shi-kinezce perkthehet- Uje.
shtoje tek lista o Lipe.erdogan pellasgos.