Gjuha shqipe e vështirë?!

J L

Prof. dr. Rami Memushaj

 

Aty-këtu dëgjojmë të thuhet se fëmijët e trevave me dallime të theksuara dialektore nuk e mësojnë dot gjuhën standarde apo se gjuha shqipe është e vështirë për t’u nxënë nga fëmijët. Në këtë shkrim, që e merr shtysën nga pohime të tilla, do të përpiqemi të tregojmë se mendime të tilla janë të pambështetura dhe se shkaqet e vështirësive nuk qëndrojnë te gjuha shqipe, po te puna e pamjaftueshme për nxënien e gramatikës së saj.

Për ta kuptuar këtë pohim tonin, duhet të kemi parasysh, së pari, se koncepti “gjuhë” është tepër i përgjithshëm. Ligjërimi i çdo individi ndryshon nga ai i individëve të tjerë në mënyrën si i zgjedh fjalët, si i lidh ato në fjali dhe si i shqipton. Thënë shkurt, shqipja ime është e ndryshme nga shqipja jote. Më tej, ligjërimi i një grupi folësish që banojnë në një trevë të caktuar ka disa veçori të përbashkëta, që e dallojnë nga ligjërimi i banorëve të trevave të tjera. Kjo do të thotë që në ligjërimin e folësve të një gjuhe ka dallime që lidhen me trevën ku rriten e jetojnë, me shkallën e integrimit në shoqëri dhe me nivelin e tyre kulturor.

Pra, gjuha nuk është diçka uniforme; nuk ka, për shembull, një shqipe të përgjithshme. Çdo gjuhë gjallon nëpërmjet të folmeve vendore, domethënë paraqitet si një tërësi variantesh. Në shoqëritë parakombëtare, që nuk kanë shtetin e vet, gjuha shfaqet në trajtën e të folmeve dialektore, të cilat janë variante natyrore të saj. Kurse në shoqëritë që kanë krijuar shtetin e vet, këtyre varianteve natyrore vjen e u shtohet edhe një variant tjetër – gjuha standarde, e cila nuk është e lindur, po “artificiale”, e krijuar për të mundësuar komunikimin pa vështirësi të anëtarëve të një kombi. Gjuha standarde mund të mendohet si një lloj emëruesi i përbashkët i të gjitha varianteve dialektore të një bashkësie kombëtare. Ajo ndërtohet duke marrë prej të folmeve që mbulon, elementet e përbashkëta (tinguj, fjalë, forma gramatikore, skema fjalish) dhe duke lënë jashtë elementet e tyre të veçanta.

Sa më shumë të marrë gjuha standarde nga një variant dialektor, aq më i afërt është ky me të dhe aq më të lehtë e kanë bartësit e këtij varianti për t’i përvetësuar normat e standardit. E kundërta, sa më larg të jetë një variant prej gjuhës së përbashkët, aq më shumë punë u duhet folësve të tij për t’i përvetësuar normat e gjuhës standarde. Në këtë mes, të privilegjuar janë fëmijët që rriten në mjedise familjare e shoqërore (çerdhe, kopshte) ku përdoret gjuha standarde, të cilëve nuk u duhet shumë punë për të përvetësuar normat e gjuhës standarde. Gjithsesi, asnjë fëmijë që e ka shqipen gjuhë amtare, nuk e mëson atë si gjuhë të huaj. Kështu që pohimi se gjuha shqipe është e vështirë për fëmijët shqiptarë, nuk i qëndron së vërtetës.

Ndryshe nga të folmet, të cilat fliten por nuk shkruhen, gjuha standarde flitet dhe shkruhet. Një ndryshim tjetër është se gjuha standarde ka gramatikë të shkruar dhe fjalor shumë më të pasur nga të folmet dialektore. Rregullat e kësaj gramatike përmblidhen në kode të veçanta, siç janë rregullat e drejtshkrimit, të drejtshqiptimit, të pikësimit, të morfologjisë dhe të sintaksës, që përbëjnë normat e saj. Dhe këto norma, meqenëse nuk janë të lindura, duhen mësuar.

Pyetjes se si e mëson fëmija gjuhën, i ka dhënë një përgjigje bindëse gjuhësia moderne, e cila aftësinë e njeriut për të folur e sheh si një ndër aftësitë e lindura (aftësia e të ecurit, e të orientuarit etj.), që njeriu i trashëgon gjenetikisht. Kjo aftësi e njeriut për të folur mund të mendohet si një gramatikë e brendshme që ka për seli trurin (më saktë koren e majtë të hemisferave, ku ndodhen dy qendrat përgjegjëse për të folurit). Kjo gramatikë e brendshme – e njëjtë për të gjithë njerëzit në botë – përmban disa rregulla a parime të përgjithshme. Fëmija i pajisur gjenetikisht me këtë gramatikë, që kur lind i ekspozohet një mjedisi të caktuar gjuhësor (familja, çerdhja, kopshti) dhe gjatë gjithë kohës regjistron në trurin e tij ligjërimin e njerëzve që rrethojnë, duke arritur që brenda një kohe të shkurtër (që zakonisht zgjat 3 vjet) të fiksojë parametrat e gjuhës së cilës i ekspozohet dhe të ndërtojë gramatikën e saj. Natyra e kësaj gramatike varet nga mjedisi ku rritet fëmija. Një fëmijë i ekspozuar ndaj ligjërimit dialektor të trevave veriore, do të ketë në gramatikën e tij zanore hundore, paskajoren e tipit me punue dhe rregullat e përdorimit të saj në fjali etj.; një fëmijë që rritet në një mjedis dialektor të trevës së Korçës, do të thotë shkovi, punovi dhe jo shkoi, punoi; një fëmijë që rritet në trevën dialektore të Beratit, fjalët me rr do t’i shqiptojë me r (rush, rapi, korin grurin etj.). Ndërsa gramatika e një fëmije të rritur në mjedise familjare ose shoqërore ku flitet gjuha standarde, do të ketë shumë pak dallime nga gramatika e kësaj të fundit. Pra, fëmija shqiptar i lindur e i rritur në Shqipëri nuk e mëson gjuhën amtare siç mëson një gjuhë të huaj.

Atëherë, cila është detyra e mësimit të gjuhës amtare në shkollë? Së pari, mënjanimi i shmangieve nga normat e gjuhës standarde, që rrjedhin nga mospërputhja e ligjërimeve dialektore të fëmijëve me variantin standard të shqipes. Për përmbushjen e kësaj detyre, mësuesit të gjuhës shqipe i duhet të gjejë pikat e mospërputhjes së fonetikës dhe të gramatikës së të folmes së fëmijëve me fonetikën dhe gramatikën e gjuhës standarde dhe të punojë me përkushtim për korrigjimin e “gabimeve” dialektore. Kjo është pjesa më e vështirë e punës me gjuhën shqipe në shkollë, nga buron edhe mendimi i gabuar se gjuhë shqipe është e vështirë. Detyra e dytë është ndërgjegjësimi i fëmijës për gramatikën e vet të brendshme dhe pasurimi i saj me elemente që nuk i ka dialekti (fjalë, kuptime fjalësh e skema fjalish). Këto janë detyrat që ka mësimi i gjuhës amtare në çdo shkollë të botës dhe jo ndërtimi nga e para e një gramatike, siç ndodh kur mësojmë një gjuhë të huaj.

Shqipja është e vështirë për atë që e mëson si gjuhë të huaj, por kurrsesi për nxënësin shqiptar që e ka shqipen gjuhë amtare, sepse themelet e sistemit të saj i ka që pa hyrë në shkollë. Nuk ka gjuhë të lehta dhe gjuhë të vështira, gjuhë të mira dhe gjuhë të këqija. Një gjuhë mund të mos ketë fare as lakim e as zgjedhim, si p.sh. kinezishtja; po kjo gjuhë ka fonetikë të vështirë për shkak të katër a më shumë theksave muzikorë, që janë shkak edhe i një homonimie shumë të pasur dhe i një sintakse që i kërkon më shumë punë të trurit për të rrokur kuptimin e fjalisë. Një gjuhë tjetër mund të ketë morfologji të thjeshtë, si p.sh. anglishtja, po vështirësitë e saj janë në sintaksë dhe në pjesët e tjera të gramatikës. Një gjuhë si shqipja ka morfologji të pasur, me lakim e zgjedhim të zhvilluar, por fonetikë të thjeshtë dhe sintaksë të tejpashme, pasi funksionet e fjalëve në fjali rroken shumë lehtë pikërisht falë morfologjisë së saj, që i dallon qartë format e fjalëve. Po, pavarësisht nga këto dallime, të gjitha këto gjuhë u shërbejnë bukur mirë bashkësive gjuhësore që i kanë gjuhë amtare.

Nga gjithë ç’u parashtrua më sipër, del se mossukseset në mësimin e gjuhës shqipe nuk e kanë burimin në vështirësinë e saj, por, në radhë të parë, në punën e dobët të shkollës: nga njëra anë, në përgatitjen e mangët të mësuesve të gjuhës dhe në punën e tyre pa fantazi krijuese; nga ana tjetër, në rrudhjen e numrit të orëve të kësaj lënde në kurrikulumet, në përmbajtjen e programeve mësimore të gjuhës shqipe dhe në tekstet që hartohen mbi bazën e këtyre programeve, në të cilat njohjes së gramatikës nuk i jepet vendi i duhur. Këta mendojmë se janë faktorët kryesorë të mangësive, ndonëse nuk duhet lënë pa përmendur edhe ndikimi negativ i televizioneve dhe i shtypit të shkruar e elektronik, gazetarët e të cilëve nuk kanë edukim gjuhësor të fituar nëpërmjet shkollimit ose nëpërmjet kualifikimeve gjuhësore.

Share This Article
16 Comments
  • Si nuk paska gluhe (Glosa Greqisht) te mire o turk i Vorio Epirit?
    Ajo eshte (este) Gjuha Greko-Ilyre e
    Filo-Sofise “shqip” Mik (amico) i Diturise.
    Sofia eshte Dije ne gjuhen Greko-Ilyre qe shqip do te thote Dije. Ile dhe fjala Dije vjen (vini,vidi,vici) nga anglishtja Day,Dite,Drite,Dije.
    Mengjes nga Morning.
    Darka nga Dark angl.
    Nate nga Note Italisht.
    Morfo-Llogise nga vjen fjala “shqip,anglisht,italisht” Forme qe do te thote,Behet fjale per rregullim te fjaleve.
    Nga vjen fjala Omorfos d.m.th i Formuar si paraqitje.
    Nga vjen fjala Formim,Formation, Information e tjera (ecetera)
    Rregull eshte italisht nga Regolare.
    Sin-Taksi (Sintaksa) ne Glosan Greko-Ilyre do te thote bashke vendosje te fjaleve shqip.
    Megjithese fjala vendosje vjen nga fjala e kopjuar anglisht land d.m.th vend.
    Skolio ne Glosan Greko-Ilyre do te thote Merrem me dicka,Askolime,Mesoj.
    Mesoj vjen nga Matheno nga vjen dhe fjala Mathimatiqi (Matematike “shqip”).
    Glosa e Dhimo-Kratise qe “shqip” do te thote Shtet i te gjitheve nga vjen dhe fjala Pan-Dhemia (Pandemic “shqip”).
    Nga vjen dhe fjala Is-Panas (Espania) qe adhuronim (adore angl) Perendine e Gjithesise Panas.
    Mos te harrojme qe Gjibraltari i sotem quhej nga Greket,Ilyret,Maqedhonasit,Ionet ku eshte sot Turqia I Pyles tou Irakleos (“shqip” Portat e Herkulit) qe ndajne Oqeanin me Detin Mesdhe.
    Haos sipas Hesiodit ne Poemen e Tij te Kozmo-Gonise dhe Theo-Gonise eshte qe “shqip,angl,ital” etj i thone Kaos eshte Kozmosi apo Universi do thonim perpara se te krijohej (criate angl) Fisikisht nga vjen dhe fjala Fisi ne Gluhen Greko Ilyre qe do te thote “shqip” Natyre,Natura.
    Po ashtu edhe Fisio-Nomi(Fizio-Nomi)
    Nomos ne Glosan (Gluhen) Greko Ilyre do te thote Ligj (Low angl) nga vjen fjala nderkombetare
    Eko-Nomia (Economy) (Nomos tis Ikias) qe shqip perkthehet Ligji mbi Pasurine personale te shtepise do thonim.
    Nga vjen dhe fjala Iko-Genia (Familje “shqip”) nga Family,Femije,Femer nga Female etj qe ne Gjuhen Greko Ilyre do te thote Kemi lindur ne te njejten Shtepia do thonim apo pasurine tone.
    Astro-Nomia greq do te thote Ligji mbi Yjet .ga vjen dhe fjala “shqip” Yll nga Ilos greq.
    Mund shkruaj me vite te tera per Gjuhen e Perendive,Filosofise,te Olimipaqes Agones (“shqip” ndeshjet ne Nder te Perendive te Olimpit) te Atletikes,te Thea-tros (Theatre,Teater),Te Mjekesise,te Mithollogjise etj.

    • Ky personi eshte versioni i Kocaqit gërqisë.
      Eshte e vëtetë se gjuha e vjetër e filosofie greke (që na e kanë shpëtuar arabët),
      i ka rrënjët në terminollogjitë e asaj periudhe por nuk do thotë se i perket vetëm asaj kulture.
      Gjuha dhe terminollogjite e muzikës (klasike)janë të gjitha në Italisht ,lento,allegro,sostenuto,kreshendo,etjetj por kjo nuk do të thotë se muzika eshte italiane.
      Italishtja ka formuar gjuhen e muzikes,jo gjithe muzikën.
      Injoranca ka vetinë të shohë vetëm atë që njeh (pak).

  • Mengjes nga Morning shkruan idhjotos Pellasgos,,Po perse mor idhjotos,pse fillon me M.Por me M fillon dhe muti,,mos ka te beje me anglishten?
    Mengjes eshte nje komposite e shqipes,qe i ka rrenjet ne trungun e lashte indoeuropian te shqipes:Mbee-nde -jete,,Jata-jete sanskrisht.(indishtja e vjeter o idiot)
    Flamur nga Flug shkruan idhjotos,,
    Flamur (ne shqipen e vjeter,fjamur,vjen nga fiamma-ita=flake),ndersa flug(ang) ka te beje me flugerin e eres.
    Gjuha shqipe eshte nje nga gjuhet baze te gjuheve Indoeuropiane.Per te treguar qe keto gjuhe vijne nga nje origjine e perbashket ne Indi po te sjell disa shembuj.
    Matera(sansk),Moter shqip,Mater,Lat,Madre ita,Mutter gjer,Mitera,greq.vjeter,Matj(rus).
    Nje,dy,tre
    Ain,zvai,drai,
    uno,due,tre,
    Anglishtja nuk merret per baze ne gjuhesine e krahasuar,sepse eshte nje formim mjaft i vone nga Saksonishtja,qe eshte gjuhe gjermane.
    Hajt pirdhu tani me gjithe injorancen tende ,nje cope analfabet do jape dhe mend

  • O demo.
    Gjuha Greke eshte gjuha e pare e Evropit
    Ne kohen e Omiros (Homeri) gjuha Greke kishte rreth 200 mije fjale.
    Ilyadha dhe Odhisea flet per vajzen e Mbretit qe loz volejboll me vajzat e tjera dhe kur pane Odhisean jo Uliksin qellimisht qe ishte lakuriq dhe mbuluar pheset intime me gjethe u fshehen nga turpi.
    Flet per Pallatin e Odhiseas ne ishullin Ithaqi.
    Flet per mijera vargje Rapsody e kenduar per 5 shekuj qe nga shekulli i 13te p.e.s deri ne kohen e Omiros ne shekullin e 8te p e.s.
    Flet per Heronj,Mithollogji,Histori,Culture.
    Dhimo-Kratia qe gjithe bota e thote Democracy Greqisht do te thote Shtet i te Gjitheve.
    Pan-Dhemia (Pandemi) do te thote perfshirjen e te gjitheve ne Infektim.
    Shtet “shqip” vjen nga State Anglisht.
    Aristo-Kratos Greqisht do te thote Shtet i persosur Aristokracy qe nenkupton shkeputjen e popullsise Greko Ilyre nga Spila (Shpella).
    Ekos do te thote Toke.
    Eko-Nomia do te thote Ligj i pasurise mbi prodhimin apo token.
    Nomos ne gjuhen Greko-Ilyre eshte Ligj “shqip”vqe vjen nga Low.
    Iko-Genia do te thote Familje qe Lind ne te njejten Banese,shqip nuk ka.
    Ajo vjen nga Family
    Astro-logy nenkupton Behet fjale per Yjet.
    Astro-Nomia Ligj mbi Yjet,Astronomi.
    Anglisht Star qe vjen nga Astro.
    Astronaut I thone Amerikanet.
    Ruset I thone Kozmonaut.
    Kozmosi eshte Universi apo Hapesira.
    Urania eshte nje nga 9 Muzat Greke dhe eshte Muza e Astro-Nomise nga vjen dhe Planeti Uranos.
    Sipas Poetit Hesiodit mbi Kozmo-Gonine qe do te thote Baballaret e Kozmosit dhe Theo-Gonise qe do te thote Baballaret e Zotave.
    (Fisi greqisht eshte Natyre.Nga vjen fjala Fizio-Nomi qe do te thote Paraqitje apo Ligji i Natyres.
    Shqip nuk ka vjen nga Natura.
    Filo-Sofia ne gjuhen Greko-Ilyre do te thote Mik i Diturise.
    Sofia eshte Dija shqip.
    Kurse fjala mik vjen nga italishtja Amico,Armik.
    Geo-Grafia do te thote Shkruaj per Token.
    Geo-Strategia do te thote Strategjik mbi Pozicionin tokesore.
    Geo-Politika eshte politike mbi kufijte apo shtetet.
    Mithollogjia ne gjuhen Greke do te thote Behet fjale per Mite.
    Para-Mithi do te thote Perralle,perpara historise.
    Istoria.
    Arithmetika.
    Arithmos do te thote Numer.
    Shqip nuk ka,vjen nga Number.
    Ka rreth 45 Mije fjale Greko-Ilyre Shkencore,Filosofike,Historike,Mithollogjine vetem ne gjuhen Angleze.
    Gjuha shqipe nuk ka egzistuar qe vjen nga fjala Egzisence.
    P.sh.
    Perendesha Greke e Pjellorise dhe Agro-nomise Dhimitra.
    Nga vjen dhe fjala Miter,organ i Nenes qe pjell.
    Agronomos (Agronom) ligji mbi te Egrat,nga vjen dhe fjala Eger,Egersire.
    Fjala Greke Orgono “shqip” do te thote germoj.Gremo greq do te thote Gremine “shqip”.
    Besoj se e ke pare zoti demo documentarin me Odhise Gremon nga fshati Greke Sopik te Sarandes te Marin Memes qe that qe ky fshati ka qene Shqiptare qe ne Lashtesi.
    Emrin dhe Mbiemrin e kishte Greke.Gjithe fshati u habit me ate Idiot.
    Fjala Idiot vjen nga Greqishtja qe do te thote Idhiotis d.m.th qe mendon per veten.
    Gjuha Greke o demo eshte Pasuria me e Madhe e Politizmoit Boterore qe do te thote Kultures Boterore.
    Shqip fjala Kulture vjen nga Culture.
    O demo te hengert Tenja
    E ke te keqen Brenda.
    Zgjohu se ne anijen qe po udheton fut uje nga te gjitha anet.

    • ErdogAn,

      o i shkreti ti , dhe grekerit ,

      ju ka dhjer Evropi ne Kafke dhe po ju mban era koka
      gjithe jetes ,

      nderkohe qe Evropi thjeshte experimentoje me ca gabele te grumbulluar nga azia / arabia/ afrika ,

      per te provuar efektin psikollogjike ke njeriu ,te cilit nqs ja mbush Kafken me lende Organike brenda ,

      dhe i quan Grek , e i tregon dite e nate te njejta prralla dhe i quan Grek ,
      shndrohen papritur ne Komb duke nrdyshuar komplet
      identitet !!!!!!!!!!!!!

      Edhe ti o kokpordhe e mjer ,ti jo qe s’ke fare – fare lidhje me ate lloj Rrace te Sajuar /Experimentuar nga Evropi ,

      por te ka hikur truri nga qeskat e Sufllaqeve qe ha cdo dite me Amballazh Grek .

      Shko e bej noj Kontroll le psiqiatri e psikollogu me von
      te vijshe ne vehte e ktehesh ne origjine ,
      he na rruac ,se po te iken truri nga budalliqet qe shkruan

  • Edhe fjaloret me te medhenj te kohes se sotme,nuk kane me shume se 100 mije fjale,,perfshi kompozitat,shprehjet,fjalet teknike,profesionale,qe kane hyre ne cdo gjuhe.
    Si paska pasur greqishtja e vjeter 200 mije fjale,kur ne ate kohe nuk kane egsistuar keto mjete,orendi,sjellje,objekte,organizata,institucione dhe mijra gjera te reja,ME EMRAT E TYRE?
    Do te isha bindur sikur te shkruaje qe greqishtja e vjeter me fjalet baze dhe fjale formimet,ka shume shume rreth
    10 mije fjale.
    Greqishtja ESHTE NJE GJUHE PA POPULL,e ruajtur ne epruvete ne manastiret bizantyne,,ashtu sic eshte Latinishtja nje gjuhe pa popull e rujtur nga kishat dhe Manastiret katolike.
    Nuk ka pse te vije keq Pellasgos!
    Se si u formua Greqia me popull shqiptaro-arberor,kete e dime te gjithe..ME THUAJ NGA CILI FSHAT JE,TE TE THEM CFARE KOMBESIE KE DHE KUSH JE?
    ME THUAJ VETEM MBIEMRIN!
    Nese ke lindur ne Himare,ne Vrine,ne Vurg,ne Dhermi,ne Camerine e krishtere,ne Sul,je shqiptar puro.
    Parardhesit tuaj u bene barrigade kunder grekezimit te Arberise,nga kisha greke.Po ju u bete me greke se grekerit,kur tyrani Ali Tepelena ju masakroi dhe deportoi ne ishujt e Jonit,,ku nen influencen e prifterinve mesuat gjuhen greke,.Sepse vajet dhe dasmat i kendoni shqip.
    Nese je nga grekafonet e Dropullit,perseri je shqiptar,,sepse Tyrani Janines mblodhi gjithe Arvanitasit rrotull Athines dhe ja solli te motres Shanishase per te punuar tokat e oxhakut te Libohoviteve.
    Sepse ne 1670 udhetari turk Evliah Celebi,qe udhetoi nga Gjirokastra ne Delvinaqi si krushk ne nje dasem,permend 50 fshatra te Dropullit,te gjitha me kombesi shqiptare.
    Po qe se je nga fshatrat e Gramozit,nga Voskopoja,nga Grabova,je vllah dhe shtirresh kot si grek.
    Ka thene nje fjale me vule Spartak Ngjela ketyre qeveritareve greke qe vijne e kerkojne arat ne Shqiperi: NUK KA GREKE NE GREQI,JO TE KETE NE SHQIPERI

  • State ang,vjen nga staat,gjerm.Kjo e ka marre nga statto lat.Ehe shqipja nuk ka zene bishtin e anglishtes,por e ka marre nga kryet latinishtja Shtet-Stato
    Agro-nomia do te thote ne greq. e vjeter, ligj per bujqesine dhe jo ligj per egersine.
    Politeizem nuk do te thote kulture boterore,por do te thote -shume zota.
    Strati-ushtar dhe nuk do te thote pozicion
    Eko-pasuri dhe jo toke.Geo-toke
    Ekonomia-Ligj(rregull) mbi pasurine dhe jo ligj mbi token.
    Dhe keshtu me radhe,,te gjitha ato budalliqe qe ke shkruar une ti rrezoj pertoke,se ti NUK NJEH AS GJUHEN GREKE.
    Jeni mbledhur atje ne lavapjatat e restoranteve greke te Amerikes,kooperativistet e Vrines dhe merreni me gjuhesi.
    Mos je Pano penalltia ti more pellasgos,ay brigadjeri i sektorit Luhove?

  • detyra kryesore, por qe ty nuk te pelqen eshte nderrimi i ketij standarti skandaloz. shumica e popullsise e kane si gjuhe te huaj, bile fimijet e dardanise me kollaj mesojne serbisht se kete fare shqipeje qe ju e quani standart.

  • Gjuha Ilire nuk eshte e veshtire. Per bukurin e saj jemi vetem ne fillim te estetikes. Shqiptaret duhet, do te duhet, te marin shembull nga Franca. Nje mbrekulli per punen me gjuhen dhe librin ne pergjithesi. Shqiptaret duhet te bashkojne dhe te flasin te gjitha dialektet, pa dallim kufiri. Gjuha duhet te lirohet nga monizmi politik ose krahinor. Dijetaret dhe shqipet e kulturuara ne bote duhet te kerkojne me shume per rrenjet e fjales shqipe ne gjuhet e « huaja ».

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *