Vendimi historik që mori sot Parlamenti i Maqedonisë për ligjin e gjuhës shqipe, është përshëndetur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla.
Në mesazhin e tij në Facebook, Balla thekson se kjo arritje për shqiptarët është një hap i madh për Maqedoninë. “Me 64 vota për (pro), u miratua në lexim të tretë dhe përfundimtar, Ligji i Gjuhës Shqipe në Maqedoni. Një arritje historike për shqiptarët, një hap i madh europian për Maqedoninë“, shkruan Balla.
Me 64 vota pro e asnjë kundër, shumica parlamentare në Maqedoni i hapi dritën jeshile ligjit të shumëdiskutuar të gjuhëve, i cili do të zgjidhë më në fund ngërçin e hershëm të përdorimit të shqipes në institucionet zyrtare.
l.h/ dita
