Sot është dita ndërkombëtare e gjuhës
Prof. Rami Memushaj
Shqetësimi për gjuhën shqipe është po aq i vjetër sa dhe historia e shkrimit të saj. Gjon Buzuku iu vu punës për hartimin e “Mesharit”, sepse “gluha jonë nukë kish gja të ndigluom n së Shkruomit shenjtë, n së dashunit së botësë sanë”, si një përpjekje për ta mbrojtur, ndërkohë që trysnia e gjuhës turke mbi të po vinte duke u shtuar. Gati një shekull më vonë, Frang Bardhi, duke parë rrezikun që i kanosej shqipes nga kjo trysni e gjuhës së pushtuesit, mori penën t’i hidhte në fjalor fjalët shqipes, siç thotë ai “me nimuem mbë nja anë giuhënë tanë, gji po bdaretë e po bastardhohetë sa më parë të ve” (që po humbet e po prishet me të kaluar të kohës). Me këtë shqetësim De Rada, Naimi dhe gjithë plejada e veprimtarëve të Rilindjes punuan me mish e me shpirt për ta lëvruar shqipen e për ta spastruar nga turqizmat e shumtë që kishin depërtuar në leksikun e saj.
Në ditët tona shqipja është ngritur në shkallën gjuhës standarde, që është shkalla më e lartë e zhvillimit të një gjuhe. Ajo sot është gjuhë zyrtare e tre shteteve, duke shërbyer në të gjitha funksionet e një gjuhe standarde: si gjuhë e administratës, e shkollës, e shtypit, e shkencës dhe e letërsisë. Megjithatë, edhe sot, në epokën e globalizmit, kur Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë vende të hapura dhe kontaktet e shqiptarëve me botën janë të shumëfishta e të përditshme, rreziku i “bastardimit” të shqipes për të cilin fliste Frang Bardhi para katërqind vjetësh është i madh. Bastardimin e shqipes e ndihmon jo vetëm ndikimi i gjuhëve të kulturave të mëdha, sidomos i anglishtes, mbi shqipen, po edhe mungesa e plotë e kujdesit të shtetit dhe e institucioneve shkencore që merren me studimin e gjuhës.
Ky ndikim shfaqet sidomos në fushën e fjalorit, ku, si rrjedhim i nevojave që ka sjellë zhvillimi i vrullshëm i disa degëve të shkencës dhe teknikës, po edhe i publicistikës etj., në shqipe kanë vërshuar qindra e qindra fjalë të huaja të reja. Ndër to ka fjalë që janë të nevojshme për shkak se i mungojnë gjuhës sonë, si termat e fushës së informatikës, por edhe ka edhe shumë fjalë të panevojshme, pasi për konceptet e dukuritë që emërtojnë këto huazime shqipja ka fjalët e veta. Të përdorur në të folur e të shkruar, këta barbarizma i humbin ligjërimit bukurinë dhe forcën shprehëse që i jep fjala shqipe, e bëjnë gjuhën “të drunjtë”.
Vërshimi i fjalëve të huaja sjell me vete pasoja jo vetëm për leksikun, po edhe për rrafshet e tjera të gjuhës. Fjalët e huaja që vijnë në shqipe nëpërmjet të folurit, bartin me vete edhe mënyrën e theksimit karakteristik për gjuhën nga merret fjala. Si rrjedhim, ka marrë të përhapur shqiptimi edhe i fjalëve të shqipes me theks në rrokjet e para, si në anglishte, dhe jo me theks në rrokjen e fundit, siç është në natyrën e gjuhës sonë. Kështu, dëgjojmë përditë të thuhet kóvid dhe jo kovíd, stamátin (një bar) dhe jo stamatín, féjsbuk në vend të fejsbúk, vódafon në vend të vodafón etj. Sa shumë ka depërtuar kjo mënyrë theksimi e fjalëve, duket sidomos në shqiptimin nga brezi i ri i të shkolluarve i emrave dhe i emërtimeve të përveçme. P.sh., dëgjojmë shpesh të shqiptohen me theks në rrokjen e parë edhe emra të përveçëm të traditës, si Ántoneta dhe jo Antonéta, Bójken dhe jo Bojkén, Hásan dhe jo Hasán, Rámi dhe jo Ramí, Téki dhe jo Teki etj.
Por fjala e huaj bart me vete jo vetëm theksin, po edhe morfologjinë dhe sintaksën e gjuhës nga është marrë. Kështu, shqiptimi i emrave në rrokjen e parë e bën të vështirë edhe lakimin e tyre, pasi shtohet numri i rrokjeve që vijnë pas theksit, ndërkohë që shqipja e ka të kufizuar këtë numër. Mirëpo përdorimi i emrave të huaj, të përveçëm e të përgjithshëm, pa format përkatëse rasore të shqipes prek sistemin e gjuhës sonë, e cila shekuj me radhë i ka bërë ballë trysnisë së gjuhëve të huaja me strukturë tjetër gramatikore. Dhe, nëse do t’i hapet rruga theksimit në rrokjen e parë dhe përdorimit të emrave pa mbaresa si në gjuhët që nuk e lakojnë emrin, ne do t’i sakrifikonim dy hallka të rëndësishme të sistemit gramatikor të shqipes”.
Ashtu si të gjitha gjuhët e kombeve të vogla, gjuha jonë do të ketë nevojë edhe në të ardhmen të huazojë nga gjuhët e kulturave të mëdha. Ajo do të mbetet një gjuhë e hapur ndaj këtyre gjuhëve e kulturave, por kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga përpjekjet për të ruajtur identitetin e saj, për të ruajtur atë që e bën shqipen të veçantë në mesin e gjuhëve europiane.
Mbrojtja e gjuhës nga bastardimi është detyrë e shoqërisë shqiptare, e shtetit, e institucioneve që merren me gjuhën, i shkollës, por edhe i konsumatorëve të mëdhenj të gjuhë – televizionit dhe shtypit. Është e pafalshme që gjuha jonë vijon të mbetet ende e pambrojtur me ligj të posaçëm; që sot kanë humbur si profesion korrektorët (lektorë) e redaktorët letrarë dhe që vetë akademitë e shkencave botojnë libra të pakorrektuar e ta paredaktuar; që institutet e gjuhësisë dhe akademitë e shkencave nuk ndjekin zhvillimin e gjuhës dhe nuk botojnë periodikisht lista të fjalëve të reja që këshillohen të përdoren dhe të huazimeve të panevojshme që nuk këshillohen të përdoren; që shkolla (veçanërisht në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut) nuk është vendi ku duhet të kumbojë ligjërimi i folur standard.
Gjuha shqipe është tipari i vetëm që i lidh e i bashkon si komb shqiptarët dhe i dallon ata nga kombet e tjera; ajo është një trashëgimi e vyer që na kanë lënë të parët, e cila duhet mbrojtur e mbrothësuar.

Gjuha shqipe nje perle e bukur, te cilen sot e flasin gjithfare idiotesh dhe injorantesh, duke e deformuar dhe bastarduar ne mjaft drejtime!
Mos u merni me Gluhen (Glosan greq) you Arnautet qe u turqizuat.
Pyetja eshte.
Kur do clirohemi nga ju bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Dervisheve,Muhipeve,Hoxhallareve Arabe.
E them kete se ne Historine e “Albanise” vend (land angl) lindja e Kaurit te Derrit Jeorgios Kastriotis qe u convertua ne Katolike Gjergj per aresye “Strategjike” sipas “Historianit” te famshem (fimi greq) Xhufi ishte Emathia.
Thua se nuk ishte “Krenare” per Prejardhejen si Epirote!
You perse (perke ital) i thone Mat?
A ka ofendim me te Madh Historike?
Beselidhje e Lisus e ashtuquajtura Beselidhja Greke e Lisus perse i thone Lezhe?Edhe kjo beselidhje Greke Orthodhokse u convertua ne Katolike per aresye “strategjice”?
Agi Sarandes se Kastriotit you arnautet e Pabese perse i thoni Sarande?
Buthrotos ne Butrint?
Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos perse i thoni Stamboll?
Argjirokastro perse ne Gjirokaster?
Moskopolis ne Voskopoje?
Tripolis ne Tropoje?
Agios vasilis ne Latinisht Shenvasi?Ne jug Latinisht?
Sepse you nuk hiqni dore nga Osmanet.
Perse you qe u Tur-qizuat para dhe mbrapa po perpiqeni te na mbushni mendjen (mind angl) se e bete per aresye “Strtategjike”?
Skini faj you.
Kur kini gjetur nje popull (popola ital) te ofenduar,neperkembur,poshteruar bravo you qofte.
Gjuha shqipe është tipari i vetëm që i lidh e i bashkon si komb shqiptarët dhe i dallon ata nga kombet e tjera; ajo është një trashëgimi e vyer që na kanë lënë të parët, e cila duhet mbrojtur e mbrothësuar.Shume drejte e shkuran Prof.R.Memushaj.
nuk me hiqet nga mendja ate qe e vitet 50 ne Gjimnazin 28 Nendor te Shkodres profesoret e Shquar Atdhetare, prof Jup Kastrati,Kole Ashta na mesonin se ne GLUHEN Shqipe( Dialekti me i vjeter i Camerishtes qe vazhdon edhe sot) te cilen Naimi i Madh e quan me shume te drejte GLUHE PERENDIE se e tille ishte per Buzukun : ” gluha jonë nukë kish gja të ndigluom n së Shkruomit shenjtë, n së dashunit së botësë sanë”
Te krishteret ortodokes te Camerise Shqiptare nuk e dinin dhe as e flisnin greqishten (bile edhe sot flasin Shqip); keshtu Peshkopi i Paramithise detyrohet te Perktheje Dhjaten e Re ne gjuhen Shqipe me 1877! Nuk kam aspak ne mendje injorantet grekofile te me siper Por ne rast e dika greqishten i rekomandoj librin e nje mesuesi nga Suli i Camerise Spiro Muselimi “Istoriko Peripato ana tis Thesprotia”; botuar ne Janine me 1974 dhe ribotuar me 1994. Atje shkruhet me germa te medha se GJTHE THESPROTIA(ÇAMERIA) DERI ME 1912 FLISTE SHQIP dhe EMERTIMI I VENDEVE SI LEDHES, VRESHTEZA ,SHENDJELLA
e gjthe te tjerat ishin SHQIP( nje kopje orgjinale mund ta gjej ne Biblioteken Kombetare ne Tirane
Ketu ne NY jam njohur me nje interviste te J.Tenetit(ish shef i CIA) : “DIHET SE NE GREKET JEMI KOMPLOTISTA TE LINDUR”