Tani është bërë Sala,
Si Pinok shëtitës,
Kombinat gënjeshtrash,
Kundër opozitës!
Shpik e shpif gjithë ditën,
Ditën edhe natën,
Gjuhë e tij e gjatë,
Sfidon dhe lopatën!
Sfidon dhe lopatën,
Për të hedhur baltë,
Për kopenë e tij,
Është i ëmbël mjaltë!
Gjuhën e qoftëlargut,
Jo kushdo e di,
Ndaj do ndalem pak,
Tek fjala Mavi!
Kuptimin e parë,
E di çdo njeri,
Gjënë jo krejt të zezë,
E quajmë mavi!
Kuptimin e dytë,
Të fjalës mavi,
E di mirë Saliu,
Se është bektashi!
Mavi dhe mavie,
E thonë për të ligën,
Pra nënkuptojnë,
Djallin ose shtrigën!
Kuptimi i tretë,
I fjalës MAVI,
Është i vërteti,
Që mendon Ai!
Është një organizatë,
Greke-terroriste,
Si e mendon Sala,
Partinë Socialiste!
Pandeh ky idiot,
Se ka fantazi,
Kur ne socialistëve,
Na quan Mavi!
Kjo që stërthotë Sala,
Dhe qentë rrotull tij,
Na ka bërë masakrën,
M’u në Peshkëpi!
Kur të gjithë ushtarët,
Vranë në pabesi,
Dhe kur president,
Qe ky Faqezi!
Ky që me ne hiqet,
si ujku në male,
i kaloi gjithë vrasjet,
me një notë verbale!
As që diskutohet,
Që Sala ka shkarë,
Kur përmend një emër,
Që ne na ka vrarë!
Ndaj na takon ne,
Të të themi Gore,
Ti ke me Mavinë,
Lidhje shpirtërore!
Ti dhe vetëm ti,
Asaj i ke ngjarë,
Se ti dhe Mavia,
Njëlloj kini vrarë!
Se ti dhe Mavia,
Njëlloj kini vrarë,
E shkroi historia,
Kini vrarë shqiptarë!
Ti ha në një pjatë,
Me gjithë terroristët,
S’ka lidhje Mavia,
Me ne socialistët!
Ti dhe vetëm ti,
Je anëtar i saj,
Ndaj të na rëshqasësh,
S’e ke fort kollaj!
Mati fjalët mirë,
Në çdo anë që breth,
Me qentë e pështirë,
Që të vijnë përreth!
Mati fjalët mirë,
O kryemavi,
Që s’vure pak mend,
As në pleqëri!
Që nuk vure mend,
As në pleqëri,
S’di për çfarë do japësh,
Më parë llogari!

Ate pune po bejne te gjithe mor koqe. Mos te rre mendja se te lexova
Te lumte pena zoteri i nderuar
Kto vargje te kujtojn qenin,qe nuk ka arsye te leh,shikon henen e fillon e leh kot se koti.Nejse detyra e qenit eshte te leh.
Po
Qenke shume k.r nga medja ti more djale. Lume si ti dhe ata qe te kane.
Ashtu mbijeton, duke u shtene e kunderta e asajt qe kryen…
Nuk ke as një gabim historik, kjo ka rëndësi . Nuk mund të shkruash as një rresht , po qe se nuk njef historinë . Jemi përpara një kryeministri , që nuk di të komunikoi me shtetasit e tij . Nuk di të bëjë as nje dekllaratë ose fjalim serioz . Kërkon të përdori metafora dhe ironira , por ironizon veten . Qeverrisja e këtij kryeministri do të mbahet mënd si parodi tragjike . Illo
sala po nuk shau xhith diten nuk e ze xhumi ne darke o Beno
shakaxhiu: Do ju kerkoja ne cfar gjuhe te botes eshte fjala [xhith] ju faleminderit/
E forte, por akoma nuk mjafton. Duhet nje poezi si uragan per kete monster, qe nuk di me cfare ta krahasoj.
Prape ky poeti i oborrit te PPSH ?
mua me ka premtuar rami qe te baj koferenca shtypi se per kete pun bej se te tjerat jam kot fare d m th te shaj te tjeret dhe te bur ramin e ps