Gjuriç: Mitrovica me rëndësi strategjike për Serbinë

Saimir Lleshi

“Shteti i Serbisë do të punojë për ekzistencën dhe përmirësimin e jetesës në gjithë territorin e Kosovës, e investime të posaçme do të ketë në Mitrovicën (e Kosovës). Nuk është rastësishme që ky qytet ka rëndësi strategjike, pasi ai është i vetmi mes urban i ruajtur nga lufta”. 

Kështu, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç, i cili dje në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Mitrovicës, ka dhënë çelësat për banesa të familjeve me nevoja sociale, e më pas në Suhodoll ka dorëzuar 3 mijë kg farë gruri e pleh artificial për mbjellje vjeshtore, transmeton gazeta e Beogradit “Politika”.

“Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë zhvillimit të këtij qyteti, sepse ai duhet të jetë qytet i bukur dhe i sigurt pa marrë para sysh kombin”, ka thënë Gjuriç.  Ai ka shtuar se vjet Serbia në territorin e Kosovës ka ndërtuar 100 banesa për çifte me fëmijë, shumica nga të cilët në Mitrovicën veriore.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *