Gjurma tradhtoi grabitësit e ETC

redaktor

Nuk ka zgjatur më shumë se tre ditë arratia e grupit që sulmoi me armë dhe maska Qendrën Tregtare ETC në Fier, duke grabitur 3 milionë lekë të xhiros ditore që po i dërgonte në bankë menaxheri i kompanisë. Policia vendore njoftoi dje se zhvilloi operacionin e koduar “Çelësi”, për shkak se gjurma e gjetur në çelësin e makinës çoi në zbulimin e autorëve të dyshuar. Në pranga ranë Amarildo Biqmeti, 26 vjeç, banues në  Fier dhe Ermal Shkambi, 30 vjeç, banues në Tiranë. Kurse në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tyre Çelnik Kapaj, 25 vjeç, banues në Fier dhe po punohet për kapjen e tij. Ndaj grupit të të rinjve janë ngritur akuzat “vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “sigurim i mjeteve për vjedhje”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 2 maj, rreth orës 20:00, kur tre persona që lëviznin me një makinë, sulmuan në ambientet e parkingut të Qendrës Tregtare ETC, të maskuar dhe me armë menaxherin, njëkohësisht shefi i sigurisë së kompanisë, A. P., duke i marrë 3 milionë lekë të xhiros…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *