Gjith’ jetën e jetës luftova
T’i vija pikat mbi ë,
Por ja, më në fund e kuptova:
I ziu, nuk ditkam asgjë!…
Ose, e thënë më saktë,
Në shpirt të mos kem merak,
Vërtetë i kam shokët të paktë,
Por di pak, fare pak!…
Sa herë jam zhytur në universin e diturisë,
Jam ndjerë keq, kaq i vogël,
Ai zgjatej në labirintet e pafundësisë,
E unë, për t’u tallur, një gogël.
Një gogël, madje, do qe shumë,
Një thërrmijë rëre mund të jem tamam,
Si të jem syçelur, si të jem në gjumë,
E njëjta thërrmizë e pavlefshme jam…
Ndaj dendur me vete, me cinizëm qesh,
Kur thonë për dikë: “Qenka gjeni!…”,
Se dhe më i madhi prej nesh,
Në Univers është veçse një thërrmi.
Nuk mburrem se mbusha njëmijë fletore,
Me vargje magjistarë, me plot talent,
Po mijëra vjet të jetës tokësore,
Në gjithësi jan’ vetëm një fragment.
Jetoni, njerëz, paqe pa siklet,
Ndoshta mund të bëni pakëz bujë,
Po gjurmët që do lëmë te kjo jetë,
Do jenë thjesht… ca gjurmë përmbi ujë.
Dhe në u kujtofsha ndonjëherë,
Thërmizë qe, do të thonë, garant,
Po ndodh që dhe thërrmiza të ket’ vlerë,
Kur bëhet, dalëngadalë, një diamant.
19 janar 2009

Diamant je o Ben bukuria
kaluar diamantit, tu befte Aretia
Se vjershat e tua i thone pleqerise
rri tutje, mos iu qas Aretise.
Une plaka guxgune, me tabjate shume,
Te uroj shendet, gezimet rrjedhçin lume.
Të lexojmë me shum dëshirë. Pena jote nuk zhgënjen.
Diamant lind apo bëhesh dalëngadalë?
Thuhet se diamanti është miku më i mirë i një gruaje, kurse ti o Duka, je shoku më i mirë i partisë, më mirë të themi shërbëtori më i mirë i saj, e kështu partia të lë të ëndërrosh sikur fluturon mbi Himalaje, normalisht si “shqiponjë” emigrante se në malet tona të larta fluturon tjetër kush. Gratë mund ta adhurojnë diamantin, kurse ti Dukë, adhuron Ramën, të cilin e quan diell të vatrave shqiptare. Si ka mundësi? A je diamant ti? Apo që të shkëlqesh të duhet ndriçimi fasadë i Ramsesit? Rama me dritën s’ka lidhje fare, me errësirën po. Ja pra që nuk ndriçon dot ti o Arben, të paktën për sa kohë rri nën hijen dhe errësirën e Ramës. Po të shkëputesh nga Rama e të jesh i lirë, kam frikë se do të heqin rubrikën këtu te Dita dhe nuk do “fluturosh” dot më as në Himalaje!
Diamant lind apo bëhesh dalëngadalë?
Thuhet se diamanti është miku më i mirë i një gruaje, kurse ti o Duka, je shoku më i mirë i partisë, më mirë të themi shërbëtori më i mirë i saj, e kështu partia të lë të ëndërrosh sikur fluturon mbi Himalaje, normalisht si “shqiponjë” emigrante se në malet tona të larta fluturon tjetër kush. Gratë mund ta adhurojnë diamantin, kurse ti Dukë, adhuron Ramën, të cilin e quan diell të vatrave shqiptare. Si ka mundësi? A je diamant ti? Apo që të shkëlqesh të duhet ndriçimi fasadë i Ramsesit? Rama me dritën s’ka lidhje fare, me errësirën po. Ja pra që nuk ndriçon dot ti o Arben, të paktën për sa kohë rri nën hijen dhe errësirën e Ramës. Po të shkëputesh nga Rama e të jesh i lirë, kam frikë se do të heqin rubrikën këtu te Dita dhe nuk do “fluturosh” dot më as në Himalaje !
O molla e kalbur,te kane mbuluar krimbat
Nderime Arben Duka